bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Job 20
Job 20
Albanian 2018
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 21 →
1
Cofar Namatiti u përgjigj e tha:
2
«Tani mendja më thotë të të përgjigjem, për shkak të ngacmimit që është në mua.
3
Dëgjova një ligjërim që më fyen e përgjigjen ma jep fryma e mençurisë.
4
A nuk e di se, ngaherë, qëkurse njeriu u vendos mbi dhe,
5
të paudhët galdojnë për pak kohë e të pafetë gëzojnë veç një grimë?
6
Edhe po të arrijë gjer në qiell madhështia e tij, e koka e tij të prekë retë,
7
do të bjerë përgjithmonë, si jashtëqitja e vet e ata që e patën parë do të thonë: “Ku iku?”.
8
Si ëndrra do të davaritet e nuk do të gjendet, do të zhduket si vegimi i natës.
9
Syri që e pa një herë, më nuk do ta shikojë e nuk do ta shohë as vendi i vet.
10
Skamnorët do t'i përkrahin bijtë e tij, me duart e veta do ta kthejnë pasurinë.
11
Eshtrat e tij dikur në lule të rinisë, bashkë me të në pluhur do të prehen.
12
Nëse i duket e ëmbël në gojë ligësia dhe e mban fshehur nën gjuhë,
13
e ruan, por nuk e gëlltit, e mban brenda në gojë,
14
në bark do t'i prishet ushqimi e në zorrë helm nepërke do t'i bëhet.
15
Pasurinë që gëlltiti do ta vjellë, Perëndia nga barku do t'ia nxjerrë.
16
Helmin e gjarprit do të thithë e gjuha e nepërkës do ta vrasë.
17
Nuk do të shohë më tek rrjedh lumi, përroi me mjaltë e me gjalpë.
18
Do ta kthejë çfarë fitoi e nuk do ta hajë, nuk do t'i gëzojë fitimet e tregtisë,
19
se i shtypi e i shpërfilli skamnorët, pushtoi shtëpitë që s'kishte ndërtuar,
20
se barku i tij kurrë nuk u ngop e nga babëzia asgjë nuk i shpëtoi.
21
Asgjë nuk i shpëtoi grykësisë së tij, prandaj nuk do të zgjasë mirëqenia e tij.
22
Në kulmin e begatisë do ta gjejë mjerimi, shuplaka e çdo lloj kobi do ta godasë.
23
Kur të jetë duke mbushur barkun, Perëndia do ta godasë me zjarrin e zemërimit, do t'ia lëshojë prushin si shi.
24
Do t'i shpëtojë ushtës së hekurt, por do ta shporojë harku i bronztë.
25
Do ta shkulë prej shpinës, por mëlçinë rrufeja do t'ia godasë e tmerri do ta pushtojë.
26
Terri i thellë i rri në pritë, flaka që askush s'e ndezi do ta djegë e do të shkretojë ç'ka i mbeti në tendë.
27
Qiejt do ta zbulojnë ligësinë e tij e toka kundër tij do të ngrihet.
28
Të mirat e shtëpisë së tij do të firojnë, në ditën e zemërimit të tij do të zhduken.
29
Këtë fat i caktoi Perëndia njeriut të paudhë, këtë trashëgimi i caktoi Perëndia».
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 21 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42