bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Job 6
Job 6
Albanian 2018
← Chapter 5
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 7 →
1
Atëherë Jobi u përgjigj e tha:
2
«Po të peshohet krusma ime e të matet mjerimi im,
3
rëndojnë më shumë se rëra e detit, prandaj po ngutem e po flas.
4
I gjithëpushtetshmi m'i ka ngulur shigjetat, helmin ua thëthin shpirti im e tmerret e Perëndisë më janë kundërvënë.
5
A pall gomari kur ka bar? A pëllet lopa kur ka tagji?
6
A hahet gjella pa kripë e pa shije? A ka shije lëngu i bordullakut?
7
Gjërat që nuk i prekja dot janë bërë gjella ime e neveritshme.
8
U pranoftë kërkesa ime e Perëndia më dhëntë çfarë shpresoj!
9
Dashtë Perëndia e më shtyptë, zgjattë dorën e më zhbiftë!
10
Le të jetë ky ngushëllimi im dhe do të galdoj në dhimbjen time, se nuk i mohova fjalët e të Shenjtit.
11
Me çfarë force do të pres dhe pse duhet të duroj?
12
Vallë, si guri jam i fortë? Prej bronzi është mishi im?
13
As veten s'e ndihmoj dot dhe prej meje ka ikur e mbara.
14
Mikut nuk i mohohet besnikëria, edhe kur s'e ka më drojën e të gjithëpushtetshmit.
15
Shokët janë të pabesë si vau, si përrenjtë që vërshojnë në zall.
16
Shkrihen akujt e turbullohen, fryhen, kur shkrihet bora.
17
Kur është nxehtë, avullojnë, kur vjen vapa, thahet zalli.
18
Varganet ngatërrojnë udhën, marrin shkretëtirën e birren.
19
Varganet e Temait i kërkojnë, udhëtarët e Shebës shpresojnë t'i gjejnë.
20
Zhgënjehen, sepse shpresonin, mbërrijnë aty e pështjellohen.
21
Kështu jeni edhe ju për mua, e patë zezonën dhe u tmerruat.
22
A mos ju thashë të më jepnit gjë, të më shpërblenit me pasurinë tuaj?
23
Apo të më lironit nga dora e armikut, të më shpaguanit nga dora e të pashpirtit?
24
Mësomëni e do të hesht, tregomëni ku kam gabuar.
25
Sa të rënda janë fjalët e drejta! Por, qortimet tuaja, çfarë qortojnë?
26
A synoni t'i qortoni fjalët e mia? A i merr era fjalët e të pashpresit?
27
Edhe mbi jetimin do të hidhnit short e mikun do ta shisnit.
28
Prandaj, kthehuni kah unë, ju lutem, se nuk do t'ju gënjej sy më sy.
29
Pendohuni, që të mos bëhet padrejtësi! Pendohuni, se unë kam të drejtë.
30
A paska padrejtësi në gjuhën time? A s'e dalluaka ligësinë qiellza ime?».
← Chapter 5
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 7 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42