bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Joshua 17
Joshua 17
Albanian 2018
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 18 →
1
Manaseu, i parëlinduri i Jozefit, mori me short tokat që i përkisnin atij. Makiri ishte i parëlinduri i Manaseut e ati i Gileadit. Ai ishte luftëtar i shquar dhe mori për pronë Gileadin e Bashanin.
2
Edhe pasardhësit e tjerë të Manaseut morën tokat e tyre, sipas klaneve, pasardhësit e Abiezerit, të Helekut, të Asrielit, të Shekemit, të Heferit e të Shemidait. Këta ishin pasardhësit meshkuj të Manaseut, birit të Jozefit.
3
Celofehadi, biri i Heferit, të birit të Gileadit, të birit të Makirit, të birit të Manaseut, nuk kishte bij, por vetëm bija. Ato quheshin Mahla, Noa, Hogla, Milka e Tirca.
4
Ato u paraqitën te prifti Eleazar, te Jozuehu, biri i Nunit, e te prijësit e popullit e u thanë: «Zoti i ka urdhëruar Moisiut që të na jepet edhe neve trashëgimi ndër vëllezërit tanë». Jozuehu u dha edhe atyre pjesë ndër vëllezërit e atit të tyre, siç kishte thënë Zoti.
5
Kështu, Manaseut i takoi të marrë edhe dhjetë pjesë toke, përveç tokës së Gileadit e Bashanit, që mori përtej Jordanit.
6
Bijat e Manaseut, morën edhe ato trashëgimi mes bijve të tij. Toka e Gileadit u bë pronë e pasardhësve të tjerë të Manaseut.
7
Kufiri i Manaseut fillonte nga Asheri në Mikmetat, kundruall Shekemit e kthente djathtas drejt banorëve të En Tapuahut.
8
Krahina e Tapuahut i përkiste Manaseut, ndërsa vetë Tapuahu, që ndodhej në kufi të tokës së Manaseut, u përkiste pasardhësve të Efraimit.
9
Pastaj kufiri zbriste për në përroin e Kanës. Megjithatë qytetet në jug të përroit i përkisnin Efraimit edhe pse ndodheshin mes qyteteve të Manaseut. Prej andej kufiri kalonte në veri të përroit e dilte në det.
10
Tokat që shtriheshin në jug i përkisnin Efraimit, ndërsa tokat që shtriheshin në veri i përkisnin Manaseut. Kufiri mes tyre ishte deti. Në veri kufizohej me Asherin, ndërsa në lindje me Isaharin.
11
Në tokat e Isaharit e të Asherit, Manaseu zotëronte edhe Bet Sheanin me fshatrat përreth, Ibleamin me fshatrat përreth, Dorin me fshatra e banorë, Endorin me fshatra e banorë, Tanakun me fshatra e banorë, e Megidonë me fshatra e banorë, gjithsej tri krahina kodrinore.
12
Pasardhësit e Manaseut nuk arritën t'i pushtonin të gjitha këto qytete, sepse kananitët u treguan të vendosur për të banuar në atë vend.
13
Kur izraelitët u bënë më të fortë, i kthyen kananitët në robër pune, por nuk i dëbuan plotësisht.
14
Pasardhësit e Jozefit folën me Jozuehun e i thanë: «Përse na ke dhënë për pronë vetëm një pjesë toke? Zoti na ka bekuar e jemi bërë popull i madh».
15
Jozuehu u tha: «Meqenëse jeni bërë popull i madh e jeni ngushtë në krahinën malore të Efraimit, shkoni në pyll e hapni tokë të re për veten tuaj në tokat e perizitëve e refaitëve».
16
Pasardhësit e Jozefit i thanë: «Krahina malore nuk na mjafton dhe të gjithë kananitët që banojnë nëpër lugina kanë qerre hekuri, si ata që banojnë në Bet Shean e në fshatrat përreth, edhe ata të luginës së Izrelit».
17
Atëherë Jozuehu i tha pasardhësve të Jozefit, pra, fisit të Efraimit e Manaseut: «Ju jeni një popull i madh e shumë i fortë, prandaj dhe nuk keni për të pasur vetëm një pjesë toke.
18
Krahina malore e mbuluar me pyje do të jetë e juaja. Do ta shpyllëzoni e do ta pushtoni të gjithën. Kananitët do t'i dëboni, pavarësisht se kanë qerre hekuri e janë të fortë».
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 18 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24