bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Joshua 5
Joshua 5
Albanian 2018
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 6 →
1
Kur dëgjuan mbarë mbretërit e amoritëve, që jetonin në bregun perëndimor të Jordanit, bashkë me mbarë mbretërit e kananitëve, që jetonin pranë detit, se Zoti i kishte tharë ujërat e Jordanit, derisa kishin kaluar izraelitët, i lëshoi zemra e mbetën pa frymë nga frika e izraelitëve.
2
Në atë kohë Zoti i tha Jozuehut: «Bëj thika prej gurit të strallit e fillo të rrethpresësh përsëri bijtë e Izraelit».
3
Jozuehu bëri thika prej gurit të strallit e i rrethpreu bijtë e Izraelit në kodrinën e Haralotit.
4
I rrethpreu, sepse të gjithë meshkujt e popullit që doli nga Egjipti, të gjithë luftëtarët, kishin vdekur gjatë udhëtimit nëpër shkretëtirë, pas daljes nga Egjipti.
5
Ata kishin qenë të gjithë të rrethprerë, ndërsa djemtë, që kishin lindur gjatë udhëtimit në shkretëtirë pas daljes nga Egjipti, nuk ishin rrethprerë.
6
Izraelitët kishin udhëtuar dyzet vjet nëpër shkretëtirë, derisa kishin vdekur të gjithë luftëtarët që kishin dalë nga Egjipti, për shkak se nuk i ishin bindur urdhrit të Zotit. Prandaj edhe Zoti u qe betuar se nuk kishin për ta parë tokën që u kishte premtuar etërve të tyre për ne, tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë.
7
Në vendin e tyre ai vuri bijtë e tyre. Këta i rrethpreu Jozuehu, se ishin të parrethprerë, ngaqë nuk ishin rrethprerë gjatë udhës.
8
Pasi u rrethpre i gjithë populli, izraelitët qëndruan në fushim derisa u shëruan.
9
Atëherë Zoti i tha Jozuehut: «Sot jua hoqa çnderimin e Egjiptit». Ai vend quhet Gilgal deri në ditën e sotme.
10
Izraelitët fushuan në Gilgal dhe atje, në fushat e Jerikosë, kremtuan Pashkën në ditën e katërmbëdhjetë të muajit, në mbrëmje.
11
Të nesërmen e Pashkës hëngrën nga prodhimet e vendit, bukë të ndorme e grurë të pjekur atë ditë.
12
Po atë ditë, pasi hëngrën nga prodhimet e vendit, pushoi së rëni edhe mana. Izraelitët nuk e përdorën më manën për ushqim. Atë vit hëngrën nga prodhimet e tokës së Kanaanit.
13
Një ditë, kur Jozuehu ndodhej pranë Jerikosë, ngriti sytë e pa para tij një njeri me shpatë në dorë. Jozuehu iu afrua dhe e pyeti: «Je me ne apo me armiqtë tanë?».
14
Ai iu përgjigj: «Jo, unë jam prijësi i ushtrisë së Zotit dhe sapo mbërrita». Jozuehu ra përmbys para tij me nderim e i tha: «Cili është urdhri i timzoti për shërbëtorin e tij?».
15
Prijësi i ushtrisë së Zotit i tha Jozuehut: «Zbathi sandalet, se vendi ku po qëndron është i shenjtë». Jozuehu bëri si i tha ai.
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 6 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24