bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Joshua 3
Joshua 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 4 →
1
Të nesërmen, Jozuehu u ngrit herët në mëngjes. Ai dhe të gjithë izraelitët lanë Shitimin e mbërritën në Jordan, ku fushuan derisa të kalonin lumin.
2
Pas tri ditësh, eprorët kaluan përmes fushimit
3
e i dhanë urdhër popullit: «Kur të shihni priftërinjtë e levitët të mbartin arkën e besëlidhjes së Zotit, Perëndisë suaj, ngrihuni e shkoni pas saj.
4
Rrini një kilometër larg arkës. Mos u afroni më shumë. Udhën nga duhet të shkoni do ta kuptoni prej arkës, pasi asaj udhe nuk keni kaluar më parë».
5
Jozuehu i tha popullit: «Shenjtërohuni, sepse nesër Zoti do të bëjë mrekulli mes jush».
6
Priftërinjve Jozuehu u tha: «Ngrijeni arkën e besëlidhjes dhe kaloni para popullit». Ata e ngritën arkën e besëlidhjes dhe ecën përpara popullit.
7
Zoti i tha Jozuehut: «Sot po filloj të të lartoj para syve të mbarë Izraelit, që ta dinë se unë jam me ty, ashtu siç isha edhe me Moisiun.
8
Urdhëroi priftërinjtë, që mbartin arkën e besëlidhjes, që, kur të mbërrijnë tek ujërat e Jordanit, të hyjnë e të qëndrojnë brenda në lumë».
9
Jozuehu u tha izraelitëve: «Afrohuni këtu e dëgjoni fjalët e Zotit, Perëndisë suaj».
10
Dhe u tha: «Ja si do ta dini se Perëndia i gjallë është mes jush dhe se do të dëbojë para syve tuaj kananitët, hititët, hivitët, perizitët, girgashitët, amoritët dhe jebusitët:
11
arka e besëlidhjes së Zotit të mbarë tokës do t'ju prijë përmes Jordanit.
12
Zgjidhni, pra, dymbëdhjetë burra nga fiset e Izraelit, nga një për fis.
13
Kur këmbët e priftërinjve, që mbartin arkën e Zotit, Zotit të mbarë tokës, të prekin ujërat e Jordanit, uji i lumit do të ndalet dhe rrjedha e ujit që zbret do të ngrihet lart si mur».
14
Populli e la fushimin për të kaluar Jordanin. Përpara i prinin priftërinjtë që mbartnin arkën e besëlidhjes.
15
Ishte koha e të korrave dhe Jordani ishte plot e përplot. Kur u afruan bartësit e arkës dhe priftërinjtë që mbartnin arkën hynë në breg të lumit,
16
ujërat u ndalën dhe rrjedha e sipërme e ujit u ngrit si mur, që prej qytetit të Adamit, pranë Cartanit, ndërsa rrjedha e poshtme u derdh në detin e Kripur. Kështu, populli e kaloi Jordanin përballë Jerikosë.
17
Priftërinjtë, që mbartnin arkën e besëlidhjes së Zotit, qëndruan në tokë të thatë në mes të Jordanit, derisa i gjithë populli i Izraelit kaloi në bregun tjetër të lumit, nëpër shtratin e thatë.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24