bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Micah 1
Micah 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 2 →
1
Fjala e Zotit drejtuar Mikesë nga Morashtiu në ditët e Jotamit, Ahazit dhe Ezekisë, mbretërve të Judës; vegimi që pati për Samarinë e Jerusalemin.
2
«Dëgjoni, o mbarë popuj, mba vesh, o tokë, e tërë ju që jeni mbi të, se Zoti, Zoti im, do të dëshmojë kundër jush, Zoti im, prej tempullit të tij të shenjtë!
3
Ja, po del Zoti nga vendi i tij, do të zbresë e do të shkelë mbi kreshtat e tokës.
4
Malet do të shkrihen nën të, luginat do të ndahen më dysh, porsi dylli para zjarrit, porsi uji që derdhet rrëpirës,
5
krejt për faj të shkeljeve të Jakobit e mëkateve të shtëpisë së Jerusalemit. A nuk është Samaria shkelja e Jakobit? A nuk janë vendet e larta të Judës Jerusalemi?
6
Gërmadhë do ta bëj Samarinë, vend ku mbillen vreshta. Do t'ia rrokullis gurët nëpër lugina, themelet do t'ia nxjerr!
7
Do t'i rrënohen tërë shëmbëlltyrat që ka, shpërblimi do t'i digjet në zjarr. Do t'ia shkatërroj të gjitha idhujt, se prej pagës së lavires i mblodhi e për pagë lavireje do të shkojnë.
8
Për këtë do të vajtoj e do të vë kujë, do të eci këmbëzbathur e lakuriq, do të ulërij porsi çakalli, do të klith porsi struci,
9
se plaga e saj është e pashërueshme, mbërriti deri në Judë, i kaploi portat e popullit tim, deri në Jerusalem.
10
Mos tregoni gjë në Gat, as mos vajtoni, në Betleafrah zvarrituni në pluhur.
11
O banorë të Safirit, ikni të turpëruar e lakuriq. Banorët e Cananit nuk dolën. Vajton Betezeli, nuk do ta keni më për ndihmë.
12
Banorët e Marotit presin me ngashërim, se mbi portat e Jerusalemit Zoti dërgoi fatkeqësi.
13
Mbrehini kuajt në karroca, o banorë të Lakishit! Shkak mëkati ishe për bijën e Sionit, te ti u gjend shkelja e Izraelit.
14
Ndaj dërgoji Moreshgatit dhuratë lamtumire. Do të zhgënjehen mbretërit e Izraelit me shtëpitë e Akzibit.
15
Do të sjell sërish një pushtues te ju, o banorë të Mareshahut. Në Adulam do të shkojë nderi i Jerusalemit.
16
Qethe e rruaje kokën për fëmijët e tu të dashur. Bëje kokën shogë porsi shqiponja, se në mërgim do të të ikin».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7