bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Micah 2
Micah 2
Albanian 2018
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 3 →
1
«Mjerë ata që kurdisin ligësi e vepra të mbrapshta në shtrojë. Sa zbardh mëngjesi i kryejnë, se e kanë në dorë t'i bëjnë.
2
Lakmojnë ara e i zaptojnë, lakmojnë shtëpi e i rrëmbejnë. Zhvasin burrin bashkë me shtëpinë e tij, zhvasin njeriun e trashëgimin e tij.
3
Ndaj, kështu thotë Zoti: “Ja, për këtë familje po kurdis një fatkeqësi që nuk do ta hiqni dot qafe. Kryelartë s'do të dilni prej saj, se koha e kobshme po ju pret.
4
Atë ditë do të bëheni përrallë e do të vajtohet: ‘U shkatërruam! U shkatërruam!’. Prona e popullit tim ndërruaka duar! Ah, si më ikën duarsh! Arat tona tradhtarëve u shkuan!”.
5
Ndaj askush s'do të hedhë short për ju në bashkësinë e Zotit.
6
“Mos kumtoni!”, kumtojnë ata, “Mos i kumtoni këto fjalë, se nuk do të turpërohemi”.
7
Pse, o shtëpi e Jakobit, a thuhet: “ Zoti s'paska më durim! Të tilla qenkan veprat e tij!”? A nuk i sjellin mirësi fjalët e mia, atij që ecën drejt?
8
Por, së fundi, populli im ngriti krye porsi armik. Ia rrëmbeni gunën atij që ecën udhës qetë e që s'ka ndër mend të ndeshet.
9
Gratë e popullit tim i dëboni nga shtëpitë e tyre të dashura. Lavdinë time ua rrëmbeni përherë fëmijëve të tyre.
10
Ngrihuni, ikni, në këtë vend nuk ka prehje, se u ndot, u rrënua, hidhur u shkatërrua.
11
Këdo që shkon nga fryn era e gënjen: “Do të kumtoj për verë e pije të forta!”, ky popull e quan profet.
12
Do të të mbledh tok, o Jakob, do t'i grumbulloj krejt tepricën e Izraelit. Do t'i bashkoj porsi dhentë në vathë, si kopetë nëpër kullota, dhe do të gumëzhijë njerëzia.
13
Ai që çan udhën do t'u prijë, do të çajnë e do të kapërcejnë, nëpër porta do të hyjnë. Mbreti do të hyjë para tyre dhe Zoti në krye».
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7