bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Micah 3
Micah 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 4 →
1
«Thashë: dëgjoni, o krerë të Jakobit, e ju, o prijës të shtëpisë së Izraelit. A nuk ju takon juve ta njihni drejtësinë?
2
Ju, urryesit e mirësisë e dashnorët e ligësisë, e rripni popullin të gjallë, mishin prej kockave ia shqyeni.
3
E hëngrët të gjallë popullin tim, lëkurën ia rropët, kockat ia thërrmuat, në tavë e therët, porsi mishin në vorbë.
4
Do ta thërrasin Zotin më vonë, por nuk do t'u përgjigjet. Do ta fshehë atëherë fytyrën prej tyre, për shkak të ligësive që kryen.
5
Kështu thotë Zoti, për profetët që mashtrojnë popullin tim, që shpallin paqe veç kur kanë çka bluajnë me dhëmbë e luftë kundër atij që s'u jep për të ngrënë.
6
Ndaj, do të bëhet natë e s'do të keni vegime, errësirë e s'do të keni shorti. Do t'u perëndojë dielli profetëve, dita do t'u bëhet terr.
7
Vegimtarët do të turpërohen, shortarët do të skuqen, të tërë do të mbulojnë fytyrën, se Perëndia s'do të përgjigjet.
8
Por, unë jam plot me fuqi e me shpirtin e Zotit, plot me drejtësi e guxim, për t'i treguar Jakobit shkeljen e tij, Izraelit mëkatin e tij.
9
Dëgjoni, o krerë të shtëpisë së Jakobit, e ju, o prijës të shtëpisë së Izraelit. Ju, urryesit e drejtësisë e shtrembëruesit e së drejtës.
10
Ju e ndërtoni Sionin me gjak e Jerusalemin me padrejtësi.
11
Krerët japin gjykim me mitë, priftërinjtë japin mësim me pagesë, profetët bëjnë shorti me para e prapë mbështeten në Zotin e thonë: a s'është Zoti mes nesh? Asnjë e keqe s'do të na gjejë!
12
Ndaj për fajin tuaj, Sioni do të lërohet si arë, Jerusalemi do të bëhet gërmadhë e mali i tempullit pyll i dendur!».
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7