bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Numbers 17
Numbers 17
Albanian 2018
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 18 →
1
Zoti i tha Moisiut:
2
«Thuaji Eleazarit, birit të priftit Aron, t'i heqë temjanicat nga kufomat e shkrumbuara e ta shpërndajë andej-këtej zjarrin që është në to, sepse temjanicat janë shenjtëruar.
3
Temjanicat e këtyre mëkatarëve, që e pësuan me jetën e tyre, farkëtoji si pllaka për të veshur altarin, sepse ia paraqitën Zotit dhe u shenjtëruan. Ato të shërbejnë si shenjë qortuese për izraelitët».
4
Atëherë prifti Eleazar i mori temjanicat prej bronzi nga kufomat e shkrumbuara dhe i farkëtoi si pllaka për altarin,
5
për të shërbyer si përkujtimore për izraelitët që askush, përveç pasardhësve të Aronit, të mos afrohet për t'i kushtuar Zotit temjan, përndryshe do ta pësojë si Koreu e njerëzit e tij. Kështu Eleazari bëri siç i tha Zoti përmes Moisiut.
6
Të nesërmen, tërë bashkësia e izraelitëve murmuriti kundër Moisiut e Aronit: «E vratë popullin e Zotit!».
7
Por, kur u mblodh kundër Moisiut e Aronit, bashkësia u kthye drejt tendës së takimit dhe ja, reja e mbuloi tendën dhe u dëftua lavdia e Zotit.
8
Atëherë Moisiu e Aroni mbërritën para tendës së takimit.
9
Zoti i tha Moisiut:
10
«Largohuni nga kjo bashkësi që t'i përpij menjëherë». Ata ranë me fytyrë përdhe
11
dhe Moisiu i tha Aronit: «Merre temjanicën, mbushe me zjarr nga altari dhe me temjan. Nxito drejt bashkësisë e shlyej mëkatin e tyre, sepse ka shpërthyer zemërimi i Zotit dhe po pllakos gjëma!».
12
Aroni e mori siç i tha Moisiu dhe vrapoi në mes të bashkësisë. Tashmë mes tyre kishte filluar gjëma. Ai e mbushi me temjan dhe e shleu mëkatin e popullit.
13
Qëndroi ndërmjet të vdekurve e të gjallëve dhe gjëma u ndal.
14
Dyzet mijë e katërqind veta vdiqën nga kjo gjëmë pa përmendur ata që vdiqën për shkak të Koreut.
15
Kur u ndal gjëma, Aroni u kthye te Moisiu, në hyrje të tendës së takimit.
16
Zoti i tha Moisiut:
17
«Fol me izraelitët e merr nga një shkop për çdo fis, për çdo prijës të familjeve të etërve, gjithsej dymbëdhjetë shkopinj. Në secilin shkop shkruaj emrin e prijësit përkatës.
18
Emrin e Aronit shkruaje te shkopi i Levit, se duhet të ketë nga një shkop për çdo krye të familjeve të etërve.
19
Pastaj, vendosi në tendën e takimit para dëshmisë, atje ku takohem me ju.
20
Shkopi i atij që do të zgjedh, do të lulëzojë. Kështu do t'i heq qafe murmuritjet e izraelitëve që nuk reshtin kundër jush».
21
Moisiu foli me izraelitët e çdo prijës i familjeve të etërve i dha nga një shkop. Gjithsej ishin dymbëdhjetë shkopinj. Mes tyre ishte edhe shkopi i Aronit.
22
Moisiu i vendosi në tendën e dëshmisë në prani të Zotit.
23
Të nesërmen, Moisiu hyri në tendën e dëshmisë dhe, ja, shkopi i Aronit, nga fisi i Levit, kishte lulëzuar. Ai kishte nxjerrë sytha, kishte bulëzuar e kishte prodhuar bajame.
24
Atëherë Moisiu i nxori të gjithë shkopinjtë nga prania e Zotit para tërë popullit të Izraelit. Ata i panë dhe secili mori shkopin e vet.
25
Zoti i tha Moisiut: «Ktheje shkopin e Aronit te dëshmia, që të ruhet si shenjë për kryengritësit. Kështu, do t'i japësh fund murmuritjeve kundër meje, që ata të mos vdesin».
26
Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
27
Izraelitët i thanë Moisiut: «Ja, morëm fund! U zhbimë! Të gjithë ne mbaruam!
28
Kushdo që i afrohet tendës së Zotit, vdes. A thua kështu do të vdesim e do të marrim fund?!».
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 18 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36