bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Numbers 2
Numbers 2
Albanian 2018
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 3 →
1
Zoti i tha Moisiut e Aronit:
2
«Izraelitët të fushojnë sipas njësive, secili nën emblemën e familjes së etërve. Të fushojnë me kah nga tenda e takimit dhe përreth saj.
3
Në krahun lindor, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Judës. Prijësi i pasardhësve të Judës është Nahshoni, biri i Aminadabit.
4
Ushtria e tij numëron shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind veta.
5
Përkrah tij të jetë fisi i Isaharit e i Zabulonit.
6
Prijësi i pasardhësve të Isaharit është Netaneli, biri i Cuarit.
7
Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e katër mijë e katërqind veta. Prijësi i pasardhësve të Zabulonit është Eliabi, biri i Helonit.
8
Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind veta.
9
Kështu, tërë fushimi i Judës, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind veta. Ata të nisen të parët.
10
Në krahun jugor, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Rubenit. Prijësi i pasardhësve të Rubenit është Elicuri, biri i Shedeurit.
11
Ushtria e tij numëron dyzet e gjashtë mijë e pesëqind veta.
12
Përkrah tij të jetë fisi i Simeonit e i Gadit. Prijësi i pasardhësve të Simeonit është Shelumieli, biri i Curishadait.
13
Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind veta. Prijësi i pasardhësve të Gadit është Eliasafi, biri i Reuelit.
15
Ushtria e tij numëron dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë veta.
16
Kështu, tërë fushimi i Rubenit, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë veta. Ata të nisen të dytët.
17
Pastaj të niset, në mes të fushimeve, tenda e takimit dhe fushimi i levitëve. Secili të jetë në vendin e tij, në njësinë përkatëse, si në udhëtim ashtu, edhe në fushim.
18
Në krahun perëndimor, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Efraimit. Prijësi i pasardhësve të Efraimit është Elishamai, biri i Amihudit.
19
Ushtria e tij numëron dyzet mijë e pesëqind veta.
20
Përkrah tij të jetë fisi i Manaseut e i Benjaminit.
21
Prijësi i pasardhësve të Manaseut është Gamalieli, biri i Pedahcurit. Ushtria e tij numëron tridhjetë e dy mijë e dyqind veta.
22
Prijësi i pasardhësve të Benjaminit është Abidani, biri i Gideonit.
23
Ushtria e tij numëron tridhjetë e pesë mijë e katërqind veta.
24
Kështu, tërë fushimi i Efraimit, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e tetë mijë e njëqind veta. Ata të nisen të tretët.
25
Në krahun verior, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Danit. Prijësi i pasardhësve të Danit është Ahiezeri, biri i Amishadait.
26
Ushtria e tij numëron gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind veta.
27
Përkrah tij, të jetë fisi i Asherit e i Neftaliut.
28
Prijësi i pasardhësve të Asherit është Pagieli, biri i Okranit.
29
Ushtria e tij numëron dyzet e një mijë e pesëqind veta. Prijësi i pasardhësve të Neftaliut është Ahirai, biri i Enanit.
30
Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e tre mijë e katërqind veta.
31
Kështu, tërë fushimi i Danit, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind veta. Ata të nisen të fundit».
32
Ky është regjistri i izraelitëve sipas familjeve të etërve. Tërë fushimi i izraelitëve, sipas njësive ushtarake numëroi gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.
33
Levitët nuk u përfshinë në numërimin e izraelitëve ashtu siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.
34
Kështu, izraelitët bënë gjithçka që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut. Secili fushoi e udhëtoi sipas njësive përkatëse e sipas klaneve të familjeve të etërve.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36