bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Numbers 29
Numbers 29
Albanian 2018
← Chapter 28
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 30 →
1
Ditën e parë të muajit të shtatë mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë mos shërbeni. Atë ditë do t'u bini trumbetave.
2
Kushtojini Zotit si fli erëkëndshme shkrumbimi, një dem, një dash e shtatë qengja motakë të patëmetë.
3
Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për demin, dy kilogramë për dashin
4
dhe një kilogram për secilin qengj.
5
Kushtoni edhe një cjap si fli mëkati për shlyerjen e mëkatit tuaj.
6
Kjo fli erëkëndshme zjarri për Zotin i shtohet flisë mujore të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit, flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes që kushtohen sipas ritit.
7
Ditën e dhjetë të po këtij muaji të shtatë, mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë përuleni veten e mos bëni asnjë punë.
8
Paraqitini Zotit si fli erëkëndshme shkrumbimi, një dem, një dash e shtatë qengja motakë. Ata të jenë të patëmetë.
9
Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për demin, dy kilogramë për dashin
10
dhe një kilogram për secilin qengj.
11
Përveç flisë për shlyerjen e mëkatit, flisë së përhershme të shkrumbit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
12
Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë mos shërbeni. Kremtoni për shtatë ditë në nder të Zotit.
13
Paraqitini Zotit si fli shkrumbimi, si fli erëkëndshme zjarri, trembëdhjetë dema, dy desh e katërmbëdhjetë qengja. Ata të jenë të patëmetë.
14
Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për secilin dem, dy kilogramë për secilin dash
15
dhe një kilogram për secilin qengj.
16
Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
17
Ditën e dytë kushtoni dymbëdhjetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë,
18
bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur.
19
Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
20
Ditën e tretë kushtoni njëmbëdhjetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja të patëmetë,
21
bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur.
22
Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
23
Ditën e katërt kushtoni dhjetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë,
24
bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur.
25
Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
26
Ditën e pestë kushtoni nëntë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë,
27
bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur.
28
Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
29
Ditën e gjashtë kushtoni tetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë,
30
bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur.
31
Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
32
Ditën e shtatë kushtoni shtatë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë,
33
bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur.
34
Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
35
Ditën e tetë mbani një mbledhje festive. Atë ditë mos shërbeni.
36
Paraqitini Zotit si fli shkrumbimi, si fli erëkëndshme zjarri, një dem, një dash e shtatë qengja motakë të patëmetë
37
bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit dhe numrit të duhur.
38
Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
39
Këto do t'i kushtoni Zotit në të kremtet tuaja, përveç flive të shkrumbimit, të drithit, të stërpikjes e të paqtimit, që i kushtoni si fli kushti e si fli vullnetare».
← Chapter 28
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 30 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36