bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Psalms 89
Psalms 89
Albanian 2018
← Chapter 88
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 67
Chapter 68
Chapter 69
Chapter 70
Chapter 71
Chapter 72
Chapter 73
Chapter 74
Chapter 75
Chapter 76
Chapter 77
Chapter 78
Chapter 79
Chapter 80
Chapter 81
Chapter 82
Chapter 83
Chapter 84
Chapter 85
Chapter 86
Chapter 87
Chapter 88
Chapter 89
Chapter 90
Chapter 91
Chapter 92
Chapter 93
Chapter 94
Chapter 95
Chapter 96
Chapter 97
Chapter 98
Chapter 99
Chapter 100
Chapter 101
Chapter 102
Chapter 103
Chapter 104
Chapter 105
Chapter 106
Chapter 107
Chapter 108
Chapter 109
Chapter 110
Chapter 111
Chapter 112
Chapter 113
Chapter 114
Chapter 115
Chapter 116
Chapter 117
Chapter 118
Chapter 119
Chapter 120
Chapter 121
Chapter 122
Chapter 123
Chapter 124
Chapter 125
Chapter 126
Chapter 127
Chapter 128
Chapter 129
Chapter 130
Chapter 131
Chapter 132
Chapter 133
Chapter 134
Chapter 135
Chapter 136
Chapter 137
Chapter 138
Chapter 139
Chapter 140
Chapter 141
Chapter 142
Chapter 143
Chapter 144
Chapter 145
Chapter 146
Chapter 147
Chapter 148
Chapter 149
Chapter 150
Chapter 90 →
1
Himn i Etan Ezrahitit.
2
Mirësive të tua, o Zot, do t'u këndoj në amshim, besnikërinë tënde do ta shpall brez pas brezi me gojën time.
3
Se thashë: «Mirësia jote mbetet në amshim, në qiej i ka rrënjët besnikëria jote».
4
E ti the: «Kam bërë një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim.
5
Pasardhësit e tu do t'i ruaj në amshim, fronin tënd do ta forcoj brez pas brezi».
6
Qiejt rrëfejnë mrekullitë e tua, o Zot, kuvendi i të shenjtëve të tu, besnikërinë tënde.
7
Kush ndër re krahasohet me Zotin? Ndër bijtë e perëndive, kush është si Zoti?
8
I tmerrshëm është Perëndia në kuvendin e të shenjtëve, i madh e i frikshëm për ata që e rrethojnë.
9
Kush është si ti, o Zot, Perëndi i ushtrive? I fuqishëm je, o Zot, me besnikërinë tënde rrethuar.
10
Ti e sundon tërbimin e detit, rrëmbimin e dallgëve të tij, ti e fashit.
11
Ti e dërrmove Rahabën dhe e plandose, armiqtë i shpërndave me krahun tënd të fuqishëm.
12
Yti është qielli, jotja edhe toka, ti e themelove botën dhe gjithçka në të.
13
Veriun e jugun ti i krijove, Tabori dhe Hermoni brohorasin për emrin tënd.
14
Krahu yt është plot fuqi, e fortë është dora jote, e djathta jote lart është ngritur.
15
Drejtësia dhe e drejta janë themeli i fronit tënd, mirësia dhe besnikëria të rrinë kundruall.
16
Lum ai popull, që di të brohorasë për ty, në dritën e pranisë sate do të ecë, o Zot.
17
Në emrin tënd do të ngazëllojnë tërë ditën, në drejtësinë tënde do të lartësohen.
18
Se ti je krenaria e fuqisë së tyre, me hirin tënd bëhemi edhe më të fortë.
19
Mbrojtja jonë vjen prej Zotit, mbreti ynë prej të shenjtit të Izraelit.
20
Në vegim fole dikur me besnikët e tu: «I dhashë ndihmë një trimoshi», the, «Lartësova një të zgjedhur prej popullit.
21
Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, me vajin tim të shenjtë e vajosa.
22
Dora ime do të jetë përherë me të e krahu im do t'i japë forcë.
23
Armiku nuk do ta mposhtë, biri i paudhësisë nuk do t'i bëjë keq.
24
Para syve të tij do t'i thyej armiqtë e tij, ata që e urrejnë do t'i godas.
25
Besnikëria e mirësia ime do të jenë me të, në emrin tim do të bëhet gjithnjë e më i fortë.
26
Dorën e tij do ta shtrij mbi det, të djathtën e tij mbi lumenj.
27
Ai do të më thërrasë: “Ati im je ti, Perëndia im, shkëmbi i shpëtimit tim”,
28
e unë do ta bëj të parëlindurin tim, më të madhin ndër mbretërit e tokës.
29
Mirësia ime do të jetë me të përgjithmonë, besëlidhja me të do të mbetet e pathyeshme.
30
Pasardhësit e tij do t'i ruaj në amshim, fronin e tij për sa kohë të jenë qiejt.
31
Nëse bijtë e tij e lënë ligjin tim e sipas vendimeve të mia nuk ecin,
32
nëse i shkelin rregullat e mia e urdhërimet e mia nuk i mbajnë,
33
me thupër do t'i ndëshkoj shkeljet e tyre, paudhësinë e tyre me fshikullima,
34
por nuk do të heq dorë nga mirësia për të e besnikërinë time për të nuk do ta shkel.
35
Besëlidhjen time nuk do ta thyej, premtimin që bëra nuk do ta ndryshoj.
36
Jam betuar një herë për shenjtërinë time, se Davidin kurrë nuk do ta zhgënjej.
37
Pasardhësit e tij do të mbeten në amshim, sa dielli do të zgjatë froni i tij para meje.
38
Do të qëndrojë në amshim si hëna, një dëshmi e besueshme ndër re».
39
Por ti na hodhe tej e na përçmove, me të vajosurin tënd u zemërove.
40
Besëlidhjen me shërbëtorin tënd e prishe, kurorën e tij në baltë e përdhose.
41
Të gjitha muret ia rrënove, fortesat në gërmadha ia ktheve.
42
E plaçkitin gjithë sa kalojnë asaj udhe, është bërë gazi i fqinjëve të vet.
43
Lartësove të djathtën e kundërshtarëve të tij, të gjithë armiqtë e tij i bëre të gëzojnë.
44
Tehun e shpatës së tij e çmprehe, në betejë nuk e përkrahe.
45
I dhe fund madhështisë së tij, fronin e tij përtokë e hodhe.
46
Ditët e rinisë ia shkurtove, me turp e mbulove.
47
Deri kur, o Zot? A do të fshihesh përgjithmonë? A do të djegë si flaka zemërimi yt?
48
Kujtohu sa e shkurtër është jeta ime! A thua më kot i krijove gjithë bijtë e njerëzve?
49
Kush do të jetojë pa e parë vdekjen? Kush do t'ia shpëtojë shpirtin prej skëterrës?
50
Ku janë mirësitë e tua të dikurshme, o Zot, që ia premtove Davidit në besnikërinë tënde?
51
Kujto, o Zot, poshtërimin e shërbëtorëve të tu, fyerjen e shumë popujve, që më rëndon në gji,
52
poshtërimin që bëjnë armiqtë e tu, o Zot, çnderimin që i bëjnë hapave të të vajosurit tënd.
53
Bekuar qoftë Zoti në amshim! Amen! Amen!
← Chapter 88
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 67
Chapter 68
Chapter 69
Chapter 70
Chapter 71
Chapter 72
Chapter 73
Chapter 74
Chapter 75
Chapter 76
Chapter 77
Chapter 78
Chapter 79
Chapter 80
Chapter 81
Chapter 82
Chapter 83
Chapter 84
Chapter 85
Chapter 86
Chapter 87
Chapter 88
Chapter 89
Chapter 90
Chapter 91
Chapter 92
Chapter 93
Chapter 94
Chapter 95
Chapter 96
Chapter 97
Chapter 98
Chapter 99
Chapter 100
Chapter 101
Chapter 102
Chapter 103
Chapter 104
Chapter 105
Chapter 106
Chapter 107
Chapter 108
Chapter 109
Chapter 110
Chapter 111
Chapter 112
Chapter 113
Chapter 114
Chapter 115
Chapter 116
Chapter 117
Chapter 118
Chapter 119
Chapter 120
Chapter 121
Chapter 122
Chapter 123
Chapter 124
Chapter 125
Chapter 126
Chapter 127
Chapter 128
Chapter 129
Chapter 130
Chapter 131
Chapter 132
Chapter 133
Chapter 134
Chapter 135
Chapter 136
Chapter 137
Chapter 138
Chapter 139
Chapter 140
Chapter 141
Chapter 142
Chapter 143
Chapter 144
Chapter 145
Chapter 146
Chapter 147
Chapter 148
Chapter 149
Chapter 150
Chapter 90 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150