bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Acts 1
Acts 1
Albanian 1872
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 2 →
1
Fjalën’ e parë e bana, o Theofil, për gjithë sa filloi Iesui me bam’ e me mësuem,
2
deri mb’ate ditë qi hypi nalt, mbassi u la porosi Apostujvet me anë të Shpirtit Shenjt, të cillët’ i pat sgjedhunë;
3
mb’ata diftoi edhe vetëvetëhenë të gjallë me shumë shenje mbassi pësoi, tue u dukunë ndër ata katër-dhetë ditt, e tue folunë për punët’ e mbëretënisë Perëndisë;
4
edhe kur mbëlidhei bashkë me ata, i porositi mos me u damë prei Ierusalemit, por me pritunë të zotuemit’ e Atit, qi ndëgjuetë prei mejet.
5
Sepse Gjionni pagëzoi me ujë; por ju keni me u pagëzuem me Shpirtinë Shenjt, mbas këtyne pak ditsh.
6
Ata pra kur u mbëlothnë bashkë mbë nji vend, e pyetshinë, tue thanë: Zot, vallë mbë këte kohë ke me i dhanë mbëretëninë Israelit?
7
Edhe ai u tha atyne: Nuk’ ashtë pun’ e juei me ngjofunë kohënat’ a motetë, të cillat’ i ka vum’ Ati ndë pushtet të vet.
8
Por keni me marrë fuqi, kur të vijë Shpirti Shenjt mbi ju; edhe keni me qenunë deshmitarë mbë mue edhe mbë Ierusalem, edhe mbë gjithë Iudenë e Samarinë, edhe deri mbë kant të dheut.
9
Edhe mbassi tha këto, kur ishinë tue shikuem ata, hypi nalt; edhe e muer nji re prei sysh atyneve.
10
Edhe ata kur ishinë tue vum’ ore ndë qiell, kur po shkonte ai nalt, qe dy burra me petka të bardha te ndejnë për-an’ atyneve;
11
të cillët’ edhe thanë: O burra Galileanë, përse rrini e veni ore ndë qiell? Kyi Iesui qi hypi nalt ndë qiell prei jush, kështu ka me ardhunë, sikurse e patë tue shkuem ndë qiell.
12
Atëherë u këthyenë ndë Ierusalem prei malit qi quhet’ i ullishtësë, i cilli ashtë ngjat Ierusalemit, edhe mba lark sa nji udhë të shëtune.
13
Edhe kur hynë ndë qytet, hynë ndë dhomë të siprëme, atie ku kishinë të ndenjunitë Pietri, edhe Iakobi, edhe Gjionni, edhe Andreu, Fillipi edhe Thomai, Bartholomeu edhe Mattheu, Iakobi i bir’ i Alfeut, edhe Simon Zeloti, edhe Iuda i vëllai i Iakobit.
14
Këta të gjith’ ishinë tue pritunë me nji zemërë mbë të falunit’ e mbë të lutunitë, bashkë me grat, edhe me Marinë t’amën’ e Iesuit, edhe bashkë me të vëllazënit e ati.
15
Edhe nd’ato ditt u ngrit Pietri ndë miedis të dishepujvet, e tha (edhe ishte mbëledhun’ aty gjindëje afër nji qind e njizet vetë):
16
O burra vëllazën, duhei me u mbushun’ ajo shkronjë, qi pat thanë përpara Shpirti Shenjt me anë të gojësë Davidit për Iudenë, qi u ba udhë-tërhekës mb’ata qi zunë Iesunë.
17
Sepse pat qenë ngjefunë bashkë me ne, edhe pat marrë piesën’ e kësai shërbese.
18
- Kyi pra fitoi nji arë prei pagësë paudhënisë, edhe ra përmbys, e plasi ndë miedis, edhe iu derthnë gjithë zorrëtë.
19
Edhe u ba e ditunë mbë gjith’ ata qi rrinë ndë Ierusalem, kaqi sa u queit ajo arë ndë gjuhë t’atyneve Akeldama, qi do me thanë Arë gjaku.-
20
Sepse ashtë shkruem ndë libër të psalmevet: “U baft i shkretë vend’ i ati, edhe mos qoftë kush me ndenjunë nd’ate”; edhe: “Episkopinë e ati e marrtë nji tietër”.
21
Duhetë pra prei atyne burravet qi erthnë bashkë me ne mbë çdo kohë, kur hyni e duel te na Zoti Iesu,
22
zanë fillë çë prei pagëzimit Gjionnit, deri mb’ate ditë qi hypi nalt prei nesh, nji prei këtyneve me u bamë deshmitar bashkë me ne për të ngjallëmen’ e ati.
23
Edhe vunë dy vetë, Iosefinë qi quhei Barsabë, i cilli u queit Iust, edhe Matthinë.
24
Edhe si u falnë, thanë: Ti, o Zot, zemër-ngjofës i të gjithëve, difto nji prei këtyne të dysh, ate qi të keshë sgjedhunë,
25
me marrë shortën’ e kësai shërbese edhe apostullie, qi Iuda ra prei asai, për me votunë ndë vend të vet.
26
Edhe u dhan’ atyne shorta; edhe shorta i ra Matthisë; edhe u ngjef bashkë me të nji-mbë-dhet’ apostujt.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28