bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Acts 16
Acts 16
Albanian 1872
← Chapter 15
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 17 →
1
Edhe e mbërrini ndë Derbë, e ndë Lystrë; edhe qe tek ishte atie nji dishepull, qi quhei Timothe, i bir’ i nji grueje Iudeonjë besëtare, edhe prei të atit Grek;
2
për këte epinë deshmi të mirë vëllazënitë qi ishinë ndë Lystre e ndë Ikoni.
3
Këte deshi Pauli me dalunë bashkë me ate; edhe si e muer, e rreth-preu, për punë të Iudevet qi ishinë ndëpër ato vende, sepse të gjithë ngjifinë të atin’ e ati se ishte Grek.
4
Edhe tue shkuem ndëpër qytetet, u lijinë porosi atyne me rueitunë dogmatë qi ishin’ urdhënuem prei apostujvet e prei pleqvet qi ishinë ndë Ierusalem.
5
Kishatë pra forcoheshinë ndë besët, edhe përditë shtoheshinë ndë numërë.
6
Edhe mbassi shkuenë ndëpër Frygjinë e ndëpër vendin’ e Galatisë, sepse u ndalnë prei Shpirtit Shenjt me predikuem fjalënë ndë Asi,
7
erthnë ndë Mysi, edhe vun’ ore me votunë ndë Bithyni, por Shpirti Shenjt nuk’ i la.
8
Edhe si shkuenë ndëpër Mysinë, sdrypnë ndë Troadë.
9
Edhe Paulit iu duk nd’andërrë natënë, se ishte përpara ati nji nieri Makedonas, e i lutei, tue thanë: Shko ndë Makedoni, e na ndimo.
10
Edhe porsa pa andërrënë, përnjiherë kërkuem me votunë ndë Makedoni; sepse e muerëm me mend se Zoti po na thërret me u dhan’ atyne zanin’ e mirë.
11
Si lundruem pra prei Troadësë, muerëm udhënë dreitë për Samothrakë, edhe ndë nesëret ndë Neapolë;
12
edhe prei andyj ndë Filippe, qi ashtë qytet i parë asai anësë Makedonisë, e përngulëme Romanësh; edhe ndejëm disa ditt ndë këte qytet.
13
Edhe ditën’ e shëtunë duelëm jashtë qytetit afër lumit, aty ku e kishinë zakon me u falunë, edhe ndejëm, e u flisimë gravet qi ishinë mbëledhunë.
14
Edhe nji grue qi quhei Lydi, prei qytetit Thjatirësë, qi shiste porfyra, e cilla kishte frikë Perëndinë, na ndëgjonte, sepse Zoti i çeli zemrënë për me mbaitunë vesh se qish fliste Pauli.
15
Edhe si u pagëzue ajo edhe shtëpia e asai, na lutei, tue thanë: Ndë më paçi gjukuem se jam besnike te Zoti, hyni ndë shtëpit t’eme, e mbetni; edhe na nguti.
16
Edhe na kur po shkojimë me u falunë, hasi me ne nji shërbëtore qi kishte frymë Pythoni, e cilla u epte shumë fitim të zotënavet vet tue kallëzuem fatinë;
17
ajo muer mbrapa Paulin’ edhe neve, edhe bërtiste tue thanë: Këta nierës janë shërbëtorët’ e Perëndisë naltë, qi na diftojn’ udhën’ e shpëtimit.
18
Edhe bante këte për shumë ditt. Edhe Pauli si u randue, u këthye, e i tha frymësë: Të urdhënoj mb’emënit të Iesu Krishtit me dalunë prei asai. Edhe duel ate orë.
19
Edhe të zotënit’ e asai kur panë se u duel shpëresa e fitimit vet, zunë Paulin’ edhe Silën’, e i tërhoqnë ndë treg te të parët;
20
edhe si i prunë te të mëdhejt, thanë: Këta nierës, tue qenunë Iude, përziejnë qytetinë t’ynë,
21
edhe mësojnë zakone qi s’asht’ e udhësë me i pritunë na, as me i bamë, sepse jemi Romanë.
22
Edhe gjindëja u turr mbi ata, edhe të mëdhejt’ u shqyen’ atyne petkatë, e urdhënuenë me i rrafunë me shkop.
23
Edhe si i banë me shumë varra, i shtinë ndë burk, edhe porositnë rueitësin’ e burgut me i rueitunë me siguri,
24
i cilli si muer t’atillë porosi, i shtiu ndë burk të përmbrendëshim, e u shtrëngoi kambëtë ndë drut.
25
Edhe ndë mies-natë Pauli edhe Sila faleshin’ e këndojinë hymn Perëndisë, edhe ata qi ishinë mbrenda ndë burk u mbajinë vesh.
26
Edhe befas u ba nji tërmet i math, kaqi sa u tundnë themelet’ e burgut; edhe përnjiherë u hapnë gjithë dyertë, edhe të gjithëve u sgjithnë hekuratë.
27
Edhe rueitësi i burgut kur u sque, edhe pa dyert’ e burgut hapëtë, nxuer thikënë, e donte me vramë vetëvetëhenë, sepse kujtonte se iknë të lidhunitë.
28
Por Pauli thërriti me za të madh, tue thanë: Mos i ban ndonji gja të keqe vetëvetëhesë, sepse të gjithë jemi këtu.
29
Atëherë ai lypi dritë, e hovi mbrenda, edhe tue u tremun’ i ra ndër kambë Paulit e Silësë
30
edhe i nxuer jashtë, e tha: Zotëni, qish duhetë me bam’ unë, qi të shpëtohem?
31
Edhe ata thanë: Besoi Zotit Iesu Krisht, edhe ke me u shpëtuem ti edhe shtëpia jote.
32
Edhe i folnë fjalën’ e Zotit ati edhe gjith’ atyneve qi ishinë ndë shtëpit t’ati.
33
Edhe ai i muer me vetëhe nd’ate orë të natësë, e u lau varratë; edhe përnjiherë u pagëzue ai edhe gjithë të atitë;
34
edhe si i hypi sipër ndë shtëpit të vet, u vuni përpara truvezë, edhe u gëzue me gjithë shtëpin’ e vet, sepse i besoi Perëndisë.
35
Edhe si u ba ditë, të mëdhejtë dërguenë shërbëtorëtë, tue thanë: Lisho ata nierës.
36
Edhe rueitësi i burgut i dha za Paulit për këto fjalë, se: Të mëdhejtë kanë dërguem, qi të lishohi, tashti pra delni, e shkoni ndë paqtim.
37
Por Pauli u tha atyne: Mbassi na rrafnë ndër sy të botësë pa u gjukuem, qi jemi nierës Romanë, e na shtinë ndë burk, edhe tashti na nxierrinë pshefas? Jo, por le të vinë vetë ata, e le të na nxierrinë.
38
Edhe shërbëtorët’ u dhanë za të mëdhejvet për këto fjalë; edhe ata kur ndëgjuenë se janë Romanë, u frikuenë:
39
edhe erthnë, e u lutnë atyne; edhe si i nxuernë, u luteshin’ atyne me dalunë prei qytetit.
40
Edhe ata si duelnë prei burgut, hynë ndë shtëpi të Lydisë, edhe kur panë vëllazënitë, i ngushulluenë, edhe iknë.
← Chapter 15
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 17 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28