bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Acts 5
Acts 5
Albanian 1872
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 6 →
1
Edhe nji burr qi e kishte emënin’ Anani, bashkë me Sapfirënë gruen’ e vet, shiti nji copë dhe,
2
edhe mpëshefi prei të çimuemit, tue ditun’ edhe grueja e vet, edhe pruni nji piesë prei astrëvet, edhe e vuni për-anë kambëvet apostujvet.
3
Edhe Pietri tha: O Anani, përse mbushi zemrënë tande Satanai me gënjyem Shpirtinë Shenjt, edhe me mpëshefunë prei të çimuemit arësë?
4
Ndë qoftë se e mbaje, a s’ishte joteja? Edhe si e shite, a s’ishte ndënë pushtet tand? Qish pate qi vune ndër mend këte punë? Nukë rreite nierëzitë, por Perëndinë.
5
Edhe Anania tue ndëgjuem këto fjalë, ra për dhe, edhe dha shpirtinë; edhe u hyni frikë e madhe gjith’ atyneve qi ndëgjuenë këto.
6
Edhe si u ngritnë të rijtë, e mpështuellnë, edhe e prunë jashtë, edhe e shtinë ndë dhet.
7
Edhe mbassi kishinë shkuem tri ora, hyni edhe grueja e ati, pa ditunë se qish ishte bamë.
8
Edhe Pietri iu përgjeq asai: Më thuei, ndë qoftë se e shitët arënë për kaqi? Edhe ajo tha: Po, për kaqi.
9
Atëherë Pietri i tha asai: Përse u batë me nji fjalë me ngamë Shpirtin’ e Zotit? Qe ku janë te dera kambët’ e atyneve qi shtinë ndë dhet burrinë tand, edhe kanë me të nxierrë jashtë edhe tyi.
10
Edhe ajo ra përnjiherë për-anë kambëvet ati, edhe dha shpirtinë; edhe mbassi hynë dialoshëtë, e gjetnë të vdekunë, edhe si e nxuernë jashtë, e shtinë ndë dhet ngjat burrit asai.
11
Edhe i hyni frikë e madhe gjithë kishësë, edhe gjith’ atyneve qi ndëgjuenë këto.
12
Edhe baheshinë shumë shenje e mërekullia ndë popull prei duersh apostujvet; (edhe ishinë të gjithë me nji zemërë ndë kamarë të Solomonit.
13
Edhe askushi prei të tierëvet nukë kuxonte me u ngjitunë tek ata; por populli i madhënonte.
14
Edhe shtoheshinë ma shumë tue i besuem Zotit, shumica burrash e grash.)
15
Kaqi sa nxirinë jashtë ndëpër rrugat të sëmunëtë, e i vejinë mbi shtresa e mbi shtratëna, për me zanë hieja e Pietrit pak së paku ndonji prei atyneve, kur të shkojë.
16
E mbëlidhei edhe shumica ndë Ierusalem qi ishinë prei qytetesh rreth, e bijinë të sëmunëtë, edhe ata qi ngjiteshinë prei frymash ndyta, të cillëtë shëndosheshinë të gjithë.
17
Atëherë u ngrit Krye-prifti edhe gjith’ ata qi ishinë bashkë me ate (të cillit’ ishin’ eresi e Saddukevet), edhe u mbushnë me zmir,
18
edhe vunë duert’ e veta mbi apostujt, edhe i vunë ndë burk të popullit.
19
Por engjull’ i Zotit çeli dyert’ e burgut natënë, edhe si i nxuer, u tha atyne:
20
Shkoni, edhe rrini e flitni ndë tempull te populli gjithë fjalët’ e kësai jete.
21
Edhe si ndëgjuenë, hynë ndë tempull mbë të sbardhëmen’ e dritësë, edhe mësojinë. Por kur erdhi Krye-prifti edhe ata qi ishinë bashkë me ate, thërritnë bashkë-ndejtien’ edhe gjithë pleqësinë e të bijvet Israelit, edhe dërguenë ndë burk për me prum’ ata.
22
Edhe shërbëtorëtë kur votnë, nuk’ i gjetnë ndë burk, edhe u këthyenë, e u dhanë za atyne,
23
tue thanë, se: Burgun’ e gjetëm ndryem me shumë siguri, edhe rueitësitë tue ndenjunë jashtë përpara dyervet, por kur çelëm, nukë gjetëm mbrenda askend.
24
Edhe kur ndëgjuenë këto fjalë prifti edhe i pari i tempullit edhe Krye-priftënitë, vrisinë mendienë për ata, se si ka me u bamë këjo punë.
25
Atëherë erdhi nji nieri, e u dha za atyne, tue thanë, se: Qe ata nierëzitë qi patët vumë ndë burk, te janë tue ndenjunë ndë tempull, e po mësojnë popullinë.
26
Atëherë vote kapitani bashkë me shërbëtorët, e i prun’ ata, jo me përdhunë, sepse drojinë popullinë, mos i rrafinë me gurë.
27
Edhe si i prunë, i nxuernë përpara bashkë-ndejtiesë; edhe Krye-prifti i pyeti,
28
tue thanë: Nuk’ u porositëm juve shtrëngutë mos me mësuem mb’emënit të këti? Edhe ju qe te mbushtë Ierusaleminë me mësiminë tuei, edhe doni me prumë mbi ne gjakun’ e këti nieriu.
29
Atëherë Pietri edhe apostujt’ e tierë u përgjeqnë e thanë: Duhetë me i ndëgjuem Perëndisë ma tepërë se nierëzëvet.
30
Perëndia i atënavet t’anë ngjalli Iesunë, të cillinë ju e vratë edhe e vartë mbi drut.
31
Këte Perëndia e naltoi me anë të diathtësë vet, edhe e bani të parë edhe shëlbues, për me i dhanë pendesë Israelit, edhe ndëjesë fajesh.
32
Edhe na jemi deshmitarët’ e ati për këto fjalë, edhe Shpirti Shenjt, qi u dha Perëndia atyne qi i ndëgjojn’ ati.
33
Edhe ata kur ndëgjuenë, ngërcëllojinë dhambëtë, edhe bajinë këshille me i vramë.
34
Atëherë u ngrit ndë bashkë-ndejtiet nji Farise, qi quhei Gamaliel, mieshtër i ligjësë, edhe i nderëshim ndër gjithë popullinë, edhe urdhënoi me nxierrë jashtë apostujtë nji grimë herë;
35
edhe u tha atyne: O burra Israelitë, shikoni qish keni me u bamë këtyne nierëzëve.
36
Sepse para këtyne ditve u ngrit Theuda, tue thanë për vetëvetëhenë se di qish ashtë; edhe i votnë mbrapa afër katër qind vetë; ai u vra; edhe gjith’ ata qi i ndëgjojin’ ati u shpërkoqnë, edhe u banë për asgja.
37
Mbas këti u ngrit Iudë Galileasi nd’ato ditt qi shkruheshin’ emënatë, edhe tërhoq mbas vetiut miaft popull; edhe ai hupi, edhe gjith’ata qi i ndëgjojin’ ati u shpërdanë.
38
Edhe tashti po u thom juve: Mërgohi prei këtyne nierëzëve, edhe i lini, sepse ndë qoftë prei nierëzish këjo këshille a këjo punë, ka me u vdierrë,
39
por ndë qoftë prei Perëndiet, nukë mundeni me e vdierrë; edhe veni ore mos ndothni me bamë luftë edhe me Perëndinë.
40
Edhe ata i ndëgjuenë; edhe mbassi thërritnë apostujt’ e i rrafnë, i porositnë mos me folunë mb’emënit të Iesuit, edhe i lishuenë.
41
Ata pra iknë prei faqesë bashkë-ndejtiesë tue u gëzuem, se u banë të zotënitë me u shpërnderuem për emënin’ e ati.
42
Edhe përditë ndë tempull e ndëpër shtëpia nukë pushojinë tue mësuem e tue dhanë zanin’ e mirë për Iesu-Krishtinë.
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 6 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28