bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Acts 4
Acts 4
Albanian 1872
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 5 →
1
Edhe ata kur po i flisinë popullit, erthnë mbi ata priftënit’ edhe i pari i tempullit edhe Saddukeitë, tue u idhënuem,
2
sepse ata mësojinë popullinë, edhe epinë za për të ngjallëmenë prei së vdekunish me anë të Iesuit.
3
Edhe vunë duertë mbi ata, e i vunë mbë të rueitunë, deri mbë të nesërmet, sepse atëherë ishte mbramie.
4
Edhe shumë vetë prei atyneve qi ndëgjuenë fjalënë, besuenë; edhe u mbush numëri i nierëzëvet afër pesë mijë.
5
Edhe mbë të nesërmet u mbëlothnë ndë Ierusalem të parët’ e atyneve, edhe pleqtë, edhe shkruisitë,
6
edhe Anna krye-prifti, edhe Kaiafa, edhe Gjionni, edhe Aleksandri, edhe gjithë sa ishinë prei farësë krye-priftënisë.
7
Edhe si i vunë ndë miedis, i pyesinë: Me çfarë fuqie, a me të kuit emënë batë këte ju?
8
Atëherë Pietri, u mbush me Shpirtinë Shenjt, e u tha atyne: O të parët’ e popullit, edhe pleqt’ e Israelit,
9
ndë pyetemi na sot për të mirën’ e nji nieriu të sëmunë, prei çfarë fuqie u shëndosh kyi;
10
le të bahet’e ditunë mbë gjithë ju, edhe mbë gjithë popullin’ e Israelit, se mb’emënit të Iesu Krishtit Nazoreasit, të cillinë ju e kryqëzuetë, por Perëndia e ngjalli prei së vdekunish, me anë të këti rri kyi tashti përpara jush i shëndoshë.
11
Kyi asht’ ai guri qi u hoth poshtë prei jush qi ndërtoni, i cilli u vu ndë krye të sqepit.
12
Edhe nuk’ ashtë shpëtim prei as-ndonji tietëri, sepse as emënë tietër ndënë qiellt nuk’ ashtë dhanë mbë nierëzit, qi duhetë me u shpëtuem na prei ati.
13
Edhe kur vun’ ore kuximin’ e Pietrit edhe të Gjionnit, edhe muernë vesht se ishinë nierës të paditunë letëra edhe idiotë, mërekulloheshinë; edhe i ngjifinë se kishinë qenunë bashkë me Iesunë.
14
Edhe mbassi shifin’ atë nierinë qi ishte shëndoshunë tue ndenjunë bashkë me ata, s’kishinë se qish me thanë kundrë.
15
Por, mbassi i urdhënuenë me dalunë jashtë bashkë-ndejtiesë, muernë e dhanë njiani me tietrinë,
16
tue thanë: Qish t’u bajmë këtyne nierëzëvet? Sepse ç’mërekulli u ba e ditunë prei atyneve, ashtë për faqe gjith’ atyneve qi rrinë ndë Ierusalem; edhe nukë mundemi me e mohuem,
17
por qi të mos hapetë ma tepërë ndë popull, le t’u shtiemë frikënë shtrëngueshim, të mos i flasinë ma as ndonji nieriu mb’emënit të këti
18
Edhe si i thirrnë, i porositnë mos me lëgjiruem kreit, as mos me mësuem mb’emënit të Iesuit.
19
Por Pietri edhe Gjionni u përgjeqnë atyneve, e thanë: Ndë qoftë me udhë përpara Perëndisë, gjukoni.
20
Sepse na s’mundemi mos me folunë për sa pam e ndëgjuem.
21
Edhe ata mbassi u shtinë frikënë prap, i lishuenë; sepse nukë gjejinë se si me i munduem, prei popullit, sepse të gjithë lavdojinë Perëndinë për ate punë qi u ba.
22
Sepse ai nieri qi i koditi këjo mërekullia e të shëndoshunit, ishte ma tepërë se katërdhetë vieç.
23
Edhe si u lishuenë, erthnë te të vetët, edhe dhanë za për gjithë sa u thanë krye-priftënit’ edhe pleqtë.
24
Edhe ata kur ndëgjuenë, ngritnë zaninë te Perëndia me nji zemërë, edhe thanë: O Zotëni, ti je Perëndia qi bane qiellinë, edhe dhenë, edhe detinë, edhe gjithë sa janë nd’ato;
25
ti qi ke thanë me anë të gojësë Davidit shërbëtorit tand: “Përse shfryitnë kombetë, edhe popujtë shkuenë ndër mend punë të kota?
26
Mbëretënit’ e dheut ndejtnë, edhe të parët’ u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të lyemit ati”.
27
Sepse për të vërtetë u mbëlothnë kundrë shenjtit dialit tand Iesuit, të cillin’ e leve, edhe Herodi, edhe Pilat Pontiu bashkë me kombet, edhe me popujt e Israelit,
28
për me bamë sa urdhënoi çë ndë krye të kohësë dora jote edhe anda jote për me u bamë.
29
Edhe tashti, o Zot, ven ore frikatë qi shtien’ ata, edhe epu shërbëtorëvet tu me folunë fjalënë tande me gjithë kuxim,
30
tue shtrimë dorënë tande me shëndoshunë; edhe me u bamë shenje e mërekullia me anë të emënit shenjtit dialit t’yt Iesuit.
31
Edhe si u lutnë ata, u tund ai vend qi ishinë mbëledhunë, edhe u mbushnë të gjithë me Shpirtin Shenjt, edhe flisinë fjalën’ e Perëndisë me kuxim.
32
Edhe zemëra e shpirti i shumicësë qi kishinë besuem ishte nji; edhe askushi nukë thoshte për ndonji gja prei pasëjes’ atyneve se asht’ e veta, por të gjitha i kishinë rëndom.
33
Edhe apostujt’ epinë deshmin’ e së ngjallëmesë Zotit Iesu me fuqi të madhe; edhe ishte hir i math mbë gjith’ ata.
34
Sepse askushi nuk’ ishte i nevojëshim ndër ata, sepse gjithë sa ishinë të zotënit’ e aravet e shtëpiavet, i shisin, e bijinë të çimuemit’ e të shitunavet,
35
edhe i vejinë për-anë kambëvet apostujvet; edhe ua dajinë njiani tietrit mbas nevojësë qi kishte gjithë-kushi.
36
Edhe Ioseu, i cilli u queit përmbi emënë Barnabë prei apostujsh (qi këthyem, do me thanë, i Bir’ i ngushullimit), ishte Levit, Kyprianë prei kombit,
37
i cilli shiti arënë qi kishte, edhe pruni astrëtë, e i vuni për-anë kambëvet apostujvet.
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 5 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28