bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Acts 14
Acts 14
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 15 →
1
Edhe ndë Ikoni, kur hynë bashkë ndë sinagogjit të Judhenjet, folnë kështu, sa besuanë shumë shumicë prej Judhenjet e prej Grekëvet.
2
Po ata Judhenjtë që nukë bindeshinë, shtyninë mbë të keq shpirtërat’ e kombevet kundrë vëllezëret.
3
Mjaft kohë pra ndenjnë atie, tuke folurë me sy hapurë për Zotinë, që martiriste për fialën’ e hirit ti, edhe epte të bënenë shenje e çudira me anë të duarvet atyre.
4
Edhe shumica e qytetit u nda mbë dy; e ca ishinë me Judhenjtë, e ca me apostojtë.
5
Edhe kur u sulnë kombet' e Judhenjtë bashkë me të parët' e tyre, që t'i shanjën’ e t’i vrasënë me gurë,
6
E muarnë vesh, edhe iknë ndëpër qytetet të Lykaonisë, ndë Lystrë e ndë Dervë, e rreth atyre fshatëravet,
7
Edhe atie leçisninë ungjillinë.
8
Edhe ndë Lystrë rrinte një njeri që s’munte nga këmbëtë, sepse ishte i çalë që nga barku s’ëmësë, i cili s’kishte ecurë kurrë.
9
Kyj dëgjonte Pavlinë tuke folurë; i cili, si shtyri sytë mb’ atë, edhe pa se kishte besë për të shpëtuarë,
10
Tha me zë të math: “Ngreu mbë këmbë drejtë. Edhe ay këcente edhe ecënte.
11
Edhe gjëndëja kur panë se ç’bëri Pavli, ngritnë zën’e tyre, tuke thënë Lykaonisht, se: “Perënditë u shëmbëllyenë mbë njerës e sbritnë te ne.”
12
Edhe qjuaninë Varnavënë Enjëte, edhe Pavlinë Mërkur; sepse ay ishte i pari që fliste.
13
Atëhere prifti i Enjëtesë, që ishte përpara qytetit atyreve, pruri dema e kurora përpara dyervet, e donte të bënjë kurban bashkë me gjëndëjenë.
14
Edhe apostojtë Varnava edhe Pavli kur dëgjuanë, çuarnë rrobet’ e tyre, e u hothnë ndë mes të gjëndëjesë, tuke thërriturë,
15
E tuke thënë: “Përse bëni këto, o burra? Edhe neve jemi njerës që pësojmë si edhe ju, edhe u leçisëmë juve të këtheneni nga këto të kota mbë Perëndinë e gjallë, që bëri qiellin’ e dhen’ e detin’ edhe gjithë ç’ janë nd’ ato;
16
I cili ndë brezat që shkuanë la gjithë kombetë të ecënjënë nd’ udhët të tyre;
17
Ndonëse nuk’ e la vetëhen’ e ti pa martirisurë, tuke bërë mirë, e tuke dhënë neve nga qielli shira e kohëra plot me pemë, e tuke mbushurë zëmratë tona me ushqim e me gëzim.”
18
— Edhe tuke thënë këto, mezi ndaluanë gjëndëjenë që të mos u bënjën’ atyre kurban.
19
Edhe erthnë ca Judhenj nga Antiohia e nga Ikonia, edhe u mbushnë mëndëjenë gjëndëjesë, e rrahnë me gurë Pavlinë, edhe e hoqnë svarë jashtë qytetit, sepse kujtuanë se vdiq.
20
Po nxënësitë si e qarkësuanë, u ngrit e hyri ndë qytet, edhe mbë të nesërmet dolli bashkë me Varnavënë ndë Dhervë.
21
Edhe passi leçitnë ungjillinë nd’atë qytet, edhe bënë shumë nxënës, u këthyenë ndë Lystrë e nd ’ Ikoni, e ndë Antiohi,
22
Tuke forcuarë shpirtërat’ e nxënëset, e tuke shtytur’ ata të qëndronjënë ndë besët, edhe tuke thënë atyre se me shumë shtrëngime duhetë të hynjënë ndë mbëretërit të Perëndisë.
23
Edhe si u urdhëruan atyre pleq mbë çdo qishë, edhe u falnë me agjërime, i lanë te Zoti që i kishinë besuarë.
24
Edhe si shkuanë ndëpër Pisidhi, erthnë ndë Pamfyli;
25
Edhe si folnë fialënë ndë Pergë, sbritnë nd’Attali;
26
Edhe së andejmi lundruanë për Antiohi, atie ku ishinë dhënë ndë hir të Perëndisë për punënë që mbaruanë.
27
Edhe si erthnë, mbëlothnë qishënë, edhe u dëftyen’ atyre gjithë sa bëri Perëndia me anë t’ atyre, edhe se hapi derën’ e besësë ndër kombet.
28
Edhe ndenjnë atie shumë kohë bashkë me nxënësitë.
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 15 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28