bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Acts 7
Acts 7
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 6
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 8 →
1
Atëhere kryeprifti tha: “Vallë me të vërtetë janë këto punëra kështu?”
2
Edhe ay tha: “O burra vëllezër edhe atërë, pa dëgjoni: Perëndia i lavdisë iu duk atit tënë Avraamit, kur ishte ndë Mesopotami, para se të vinjë e të rrijë ndë Harran,
3
Edhe i tha: “Dil nga dheu yt, edhe nga fisi yt, edhe eja mb’ atë dhe që do të dëftenj tyj.”
4
Atëhere ay dolli nga dheu i Halldhevet, e vate e ndenji ndë Harran. Edhe që andej, pas vdekëjesë t’et, e pru ndë këtë dhe që rrini ju tashi.
5
Edhe nuk’ i dha trashëgim nd’ atë dhe as një çapë këmbe; po iu zotua se do t’ia apë ndën urdhër ati, edhe farës’ ati pas ati, ndonëse ay s’kishte bir.
6
Edhe Perëndia foli kështu, se: “Far’ e ati do të vejë të rrijë ndë dhe të huaj, edhe do ta skllavosën’ atë, edhe do ta marrënë me të keq katër qint viet.
7
Edhe atë komp, tek i cili do të jenë skllevër, do ta gjykonj unë”, tha Perëndia; “edhe pastaj do të dalënë edhe do të më lusnjënë ndë këtë vënt.”
8
Edhe i dha ati dhiatën’ e rrethpresëjesë; edhe kështu i lindi Isaaku, edhe e rrethpreu mbë të tettënë ditë; edhe Isaakut i lindi Jakovi, edhe Jakovit i lintnë të dy-mbë-dhietë kryeatëritë.
9
Edhe kryeatëritë, passi kishinë smir Josifnë, e shitnë nd’Egjypt; por Perëndia ishte bashkë me atë,
10
Edhe e shpëtoj nga gjithë shtrëngimet’ e ati, edhe i dha hir e dituri përpara Faraojt, mbëretit Egjyptit, i cili e vu atë të parë përmbi Egjyptinë, edhe përmbi gjithë shtëpin’ e ti.
11
Edhe u bë një zi mbë gjithë dhen’ e Egjyptit edhe Hanaanit, edhe një shtrëngim i math; edhe atëritë tanë nukë gjininë ç’të haninë.
12
Po Jakovi kur dëgjoj se kishte grur nd’Egjypt, dërgoj herën’ e parë atëritë tanë.
13
Edhe herën’ e dytë Josifi u njoh te të vëllezërit’ e ti, edhe fara e Josifit iu çfaq Faraojt.
14
Edhe Josifi dërgoj e thërriti tan’ e ti Jakovinë, edhe gjithë njerëzin’ e ti, që ishinë shtatëdhiet’ e pesë shpirtë.
15
Edhe Jakovi sbriti nd’Egjypt, edhe vdiq atie ay edhe atëritë tanë.
16
Edhe u prunë ndë Shyhem edhe u vunë nd’ atë varr që pat blerë Avraami me çëmim argjëndi prej të bijvet Emmorit t’et Shyhemit.
17
Po kur u afërua koha e të zotuarit që i pat bërë be Perëndia Avraamit, u shtua llauzi edhe u shumua nd’Egjypt;
18
Gjersa u ngrit një tiatër mbëret, i cili nukë njihte Josifnë.
19
Kyj ngrehu lak kundrë kombit tënë, edhe u dha kaqë shtrëngim atërvet tanë, sa i bëri të hedhënë teje foshnjet’ e atyreve, që të mos u ngjalletë fara.
20
Ndë këtë kohë lindi Mojsiu, edhe ishte i bukur’ i Perëndisë, i cili u ushqye tre muaj ndë shtëpit t’et.
21
Edhe kur u hoth teje, e bija e Faraojt e mori atë, edhe e ushqeu për bir të saj.
22
Edhe Mojsiu u mësua ndë gjithë diturit të Egjyptianëvet, edhe ishte i fortë ndë fialë e ndë punëra.
23
Edhe kur ishte tuke mbushurë dyzet viet, i erdhi ndë zëmërë t’ati të vejë të shohë vëllezërit’ e ti, të bijt’ e Israilit.
24
Edhe kur pa një që po i bënej keq, i dolli për zot, edhe vrau Egjyptianinë, e mori shpagim për atë që mundonej.
25
Sepse kujtonte se të vëllezërit’ e ti do të kupëtoninë se Perëndia u ep atyre shpëtim me anë të dorës’ ati; po ata nuk’ e kupëtuanë.
26
Edhe ndë ditët të nesërme u duk mb’ ata kur po ziheshinë, edhe i nguti ndë paqtim, tuke thënë: “O burra, ju jeni vëllezër; përse i bëni keq njëri tiatrit?”
27
Po ay që i bënte keq të afërmit e shtyti, edhe tha: “Cili të vuri të parë edhe gjyqtar mbi ne?
28
Mos do të më vraç ti sikundrë vrave die atë Egjyptianinë?”
29
Atëhere Mojsiu iku për këtë fialë, e ndenji si i huaj ndë dhe të Madhiamit, atie ku i lintnë dy bij.
30
Edhe passi u mbushnë dyzet viet, iu duk ndë shkretëtirët të malit Sina ënjgjëll’ i Zotit ndë flakët të ziarrit ferrësë.
31
Edhe Mojsiu kur pa, u çudit për këtë të parë; edhe ay kur po afronej që të vështronjë, erdhi zër’ i Zotit tek ay:
32
“Unë jam Perëndia i atërvet tu, Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit.”
33
Edhe Mojsiu u trëmp, e s’kuxonte të vështronjë. Atëhere Zoti i tha: “Sgjith shollëzat’ e këmbëvet tua, sepse ay vënt, që ke ndenjurë, është dheu i shënjtëruarë.”
34
“Vura re e pashë të hequritë keq të llauzit që është ndë Egjypt, edhe dëgjova psherëtimën’ e atyre, edhe sbrita t’i shpëtonj; edhe ndashti eja, se do të dërgonj tyj nd’ Egjypt.”
35
Këtë Mojsinë që mohuanë, tuke thënë: “Cili të vuri të parë edhe gjyqtar?”, këtë Perëndia e dërgoj të parë edhe shpërblimtar me anë të dorës’ ëngjëllit që iu duk ndë ferrët.
36
Kyj i nxori ata, passi bëri çudira e shenje ndë dhe të Egjyptit, edhe ndë Det të Kuq, edhe ndë shkretëtirët dyzet viet.
37
Kyj ësht’ a y Mojsiu që u tha të bijvet Israilit, se: “Zoti Perëndia juaj do t’u ngrerë juve një Profit prej vëllezëret tuaj posi mua; ati t’i dëgjoni”.
38
Kyj ësht’ ay që qe ndë përmbëledhëjet ndë shkretërirët bashkë me ëngjëllinë që fliste me atë ndë mal të Sinait, edhe me atëritë tanë, i cili priti fialë të gjalla, për të dhënë neve.
39
Atëritë tanë nukë deshnë t’i dëgjonjënë, po e hothnë poshtë, edhe u këthyenë me zëmërat’ e tyre nd’Egjypt,
40
Edhe i thanë Aaronit: “Bëna perëndira, që të ecënjënë përpara nesh; sepse kyj Mojsiu, që na nxori nga dheu i Egjyptit, nukë dimë se ç’i gjau”.
41
Edhe bënë një viç nd’ ato dit, edhe i prunë kurban idhullit, edhe gëzoneshinë për punët’ e duarvet tyre.
42
Përandaj Perëndia u këthye edhe i la t’i lutenë ushtërisë qiellit, sikundrë është shkruarë ndë vivli të profitërvet: “Mos më keni prurë të therura edhe kurbane dyzet viet ndë shkretërirët, o shëpi’ e Israilit?
43
Po muartë lart tendën’ e Mollohut, edhe yllin’ e perëndisë tuaj Remfan, figurevet që bëtë pët t’u lutur atyreve; përandaj do t’u ngre e do t’u heth juve përtej Vavillonësë”.
44
Tend’ e martirisë ishte ndër atërit tanë ndë shkretëtirët, sikundrë porositi ay që fliste me Mojsinë ta bënjë pas figuresë që kishte parë.
45
Edhe atëritë tanë e muarnë me vetëhe, edhe e prunë bashkë me Jisunë ndë dhet që pushtuanë nga kombetë, të cilëtë Perëndia i nxori jashtë prej faqes’ atërëvet tënë, gjer ndë dit të Dhavidhit;
46
I cili gjeti hir përpara Perëndisë, edhe lypi të gjenjë të ndenjurë për Perëndin’ e Jakovit.
47
Edhe Sollomoni i ndërtoj një shtëpi.
48
Po i Larti nukë rri ndër tempuj që bënenë me dorë, sikundrë thotë profiti:
49
“Qielli është froni im, edhe dheu është ndënëkëmbëje e këmbëvet mia; çfarë shtëpie do të ndërtoni për mua?” thotë Zoti, “A cili është ay vëndi i të prëjturit tim?
50
A nuk’ i ka bërë dora ime të gjitha këto?”
51
“O krerë të pakëthyerë edhe të parrethprerë ndë zëmërë e ndë veshë, ju përherë i rrini kundrë Frymësë Shënjtëruarë; sikundrë atëritë tuaj, kështu edhe ju.
52
Cilinë nga profitëritë nukë ndoqnë atëritë tuaj? Po edhe vranë ata që dhanë zë që përpara për t’ardhurit’ e të Drejtit, të cilit ju ndashti u bëtë trathtorë edhe gjaktorë;
53
Që muartë nomnë prej porosiash ëngjëjsh, edhe nuk’ e ruajttë.”
54
Edhe ata kur dëgjoninë këto, u priste ndëpër zëmërat të tyre, edhe kërcëllininë dhëmbëtë kundrë ati.
55
Po ay, që ishte plot me Frymë të Shënjtëruarë, shtyri sytë ndë qiell, e pa lavdin’ e Perëndisë, edhe Jisunë ndenjurë prej së diathtësë Perëndisë.
56
Edhe tha: “Ja te po shoh qiejetë hapurë, edhe të birr’ e njeriut ndenjurë prej së diathtësë Perëndisë.”
57
Atëhere ata bërtitnë me zë të math, e zunë veshët’ e tyre, edhe u sulnë të gjithë bashkë mbi atë.
58
Edhe e nxuarnë jashtë qytetit, edhe i shtininë me gurë. Edhe martirëtë lanë rrobet’ e tyre përanë këmbëvet një dialoshi që qjuhej Savllë.
59
Edhe i shtininë me gurë Stefanit, që lutej e thoshte: “O Zoti Jisu, prit shpirtinë tim.”
60
Edhe u unjq mbë gjunj e thërriti me zë të math: “O Zot, mos ua zërë këtë atyre për faj”; edhe posa tha këtë fjeti.
← Chapter 6
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 8 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28