bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Acts 16
Acts 16
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 15
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 17 →
1
Edhe harriu ndë Dhervë e ndë Lystrë; edhe ja tek ishte atie një nxënës që qjuhej Timothe, i biri një gruajë Judheone besëtare, edhe nga i ati grek;
2
Për të cilinë epninë martiri të mirë vëllezëritë që ishinë ndë Lystrë e ndë Ikomi.
3
Këtë deshi Pavli që të dalë bashkë me atë; edhe si e mori, e rrethpreu, për punë të Judhenjet që ishinë ndëpër ato vënde, sepse të gjithë e njihninë tanë e ati se ishte Grek.
4
Edhe tuke shkuarë ndëpër qytetet, u lininë porosi atyre të ruanjënë dhogmatë që ishin’ urdhëruarë nga apostojt’ e nga pleqtë që ishinë ndë Jerusalim.
5
Qishatë pra forconëshinë ndë besët, edhe përdita shtoneshinë nga numëri.
6
Edhe passi shkuanë ndëpër Frygji ndëpër vëndin e Gallatisë, sepse u ndalnë nga Frym’ e Shënjtëruarë të leçisninë fialënë ndë Asi, erthnë ndë Mysi.
7
Edhe kërkuanë të venë ndë Vithyni, po Fryma nuk’ i la.
8
Edhe si shkuanë ndëpër Mysit, sbritnë ndë Troadhë.
9
Edhe Pavlit iu duk nd’ ëndërrë natënë, se një njeri Maqedhonas rrinte përpara ati e i lutej, tuke thënë: “Shko ndë Maqedhoni, e ndihna.”
10
Edhe posa pa ëndërrënë, përnjëherë kërkuam të vemi ndë Maqedhoni, sepse e muarm me mënt se Zoti po na thërret t’u apëm’ atyre zën’ e mirë.
11
Si lundruam pra nga Troadha, muarm udhënë drejtë për Samothrakë, edhe mbë të nesërmet për ndë Neapolë,
12
Edhe s’andejmi ndë Filippë, që është qytet i parë i asaj anësë Maqedhonisë, e përngulurë Romanësh; edhe ndenjmë ca dit ndë këtë qytet.
13
Edhe ditën’ e shëtunë duallm jashtë qytetit afër lumit, aty ku e kishinë zakon të falenë, edhe ndenjëm, edhe flisim me gratë që ishinë mbëledhurë.
14
Edhe një grua që qjuhej Lydhi nga qyteti Thyatirësë, e cila shiste porfirëra, edhe druante Perëndinë, po dëgjonte; sepse Zoti i hapi zemrënë të mbanjë vesh se ç’fliste Pavli.
15
Edhe si u pagëzua ajo edhe shtëpi’ e asaj, na lutej, tuke thënë: “Ndë më paçi gjykuarë se jam besëtare te Zoti, hyni ndë shtëpit time, e rrini”; edhe na nguci.
16
Edhe neve kur po shkonimë për të falurë, poqi me ne një shërbëtore që kishte frymë Pythoni, e cila u epte shumë fitim të zotrëvet saj tuke rrëfyerë fatinë.
17
Ajo vate prapa Pavlit edhe neve, edhe bërtiste, tuke thënë: “Këta njerës janë shërbëtorët’ e Perëndisë lartë, që na dëftenjën’ udhën’ e shpëtimit.”
18
Edhe këtë e bënte për shumë dit. Edhe Pavli si u rëndua, u këthye e i tha frymësë: “Të urdhëronj mb’ emërit të Jisu Krishtit të dalç nga ajo.” Edhe dolli atë orë.
19
Edhe të zotërit’ e asaj kur panë se u dolli shpëresa e fitimit tyre, zunë Pavlin’ edhe Sillënë e i hoqnë ndë trekt te të parëtë.
20
Edhe si i prunë te të mëdhenjtë, thanë: “Këta njerës, tuke qënë Judhenj, përzienjënë qytetinë tënë.
21
Edhe mësonjënë zakone që s’ësht’ e udhësë t’i presëmë ne, as t’i bëjmë, sepse jemi Romanë.”
22
Edhe gjëndëja u sulnë mbi ata, edhe të mëdhenjt’ u grisnë rrobet’ atyre, e urdhëruanë t’i rrahënë me shkop.
23
Edhe si i bënë me shumë plagë, i vunë ndë burk, edhe porositnë ruajtësin’ e burgut t’i ruanjë me siguri;
24
I cili si mori të tillë porosi, i vuri ndë burkt të përbrëndëshim, e u shtrëngoj këmbëtë ndë drut.
25
Edhe ndë mesnatë Pavli edhe Silla faleshin’ e këndoninë lavdim Perëndisë; edhe të lidhurit’ u mbaninë vesh atyre.
26
Edhe papriturë u bë një tërmet i math, kaqë sa u tuntnë themelet’ e burgut, edhe përnjëherë u hapnë gjithë dyertë, edhe të gjithëve u sgjithnë hekuratë.
27
Edhe ruajtësi burgut kur u sgjua, edhe pa dyert’ e burgut hapurë, nxori thikënë, e donte të vriste vetëhen’ e ti, sepse kujtonte se iknë të lidhuritë.
28
Po Pavli thërriti me zë të math, tuke thënë: “Mos i bëj ndonjë të keqe vetëhesë sate; sepse të gjithë jemi këtu.”
29
Atëhere ay lypi dritë, e këceu brënda, edhe tuke dridhurë i ra ndër këmbë Pavlit edhe Sillësë.
30
Edhe si i nxori jashtë, e tha: “Zotërinj, ç’duhetë të bënj unë, që të shpëtonj?”
31
Edhe ata i thanë: “Besoi Zotit Jisu Krisht, edhe do të shpëtonjç ti edhe shtëpia jote.”
32
Edhe i folnë fialën’ e Zotit ati edhe gjith’ atyreve që ishinë ndë shtëpi t’ati.
33
Edhe ay i mori me vetëhe nd’ atë orë të natësë, e u lau atyre plagëtë; edhe përnjëherë u pagëzua ay edhe gjithë njerëzit’ e ti.
34
Edhe si i hipi sipër ndë shtëpi të ti, u vuri përpara truvezë, edhe u gëzua me gjithë shtëpinë, sepse i besoj Perëndisë.
35
Edhe si u gëdhi, të mëdhenjtë dërguan’ ushtëtorëtë, tuke thënë: “Lësho ata njerës.”
36
Edhe ruajtësi burgut i dha zë Pavlit për këto fialë, se: “Të mëdhenjtë kanë dërguarë që të lëshohi; tashi pra dilni, e shkoni ndë paqtim.”
37
Po Pavli u tha atyre: “Passi na rrahnë ndër sy të botësë pa gjykuarë, neve që jemi njerës Romanë, e na vunë ndë burk, edhe tashi na nxierrënë fshehurazi? Jo, po le të vinjënë vetë ata, e le të na nxierënë.”
38
Edhe ushtëtorët’ u dhanë zë të mëdhenjvet për këto fialë; edhe ata, kur dëgjuanë se janë Romanë u frikësuanë.
39
Edhe erthnë e u lutnë atyre, edhe si i nxuarnë, u luteshinë të dalënë nga qyteti.
40
Edhe ata si duallnë nga burgu, hynë ndë shtëpi të Lydhisë; edhe kur panë vëllezëritë, i ngushëlluan’ e iknë.
← Chapter 15
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 17 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28