bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Acts 3
Acts 3
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 4 →
1
Edhe Pietri e Joanni po hipninë bashkë ndë hieroret, mbë të nëntën’ orën’ e të falurit.
2
Edhe një njeri që ishte i çalë që nga barku i s’ëmësë, mbahej mbë krah, të cilin’ e vininë përdita ndë derët të hieroresë që thuhet’ e Bukurë, të lypënjë elejmosinë nga ata që hyninë ndë hieroret.
3
Ay kur pa Pietrin’ edhe Joanninë se do të hyninë ndë hieroret, lypte të marrë elejmosinë nga ata.
4
Edhe Pietri shtyri sytë mb’ atë bashkë me Joanninë, e tha: “Vështrona.”
5
Edhe ay vështronte ata me kujdes, tuke shpëryerë të marrë ndonjë gjë sent nga ata.
6
Atëhere Pietri tha: “Argjënt edhe ar nukë kam; po atë që kam, këtë të ap tyj: Mb’emërit të Jisu Krishtit Nazoreasit, ngreu edhe ecë.”
7
Edhe si e kapi prej dorësë diathtë e ngriti; edhe përnjëherë iu forcuanë shojet’ e këmbëvet edhe nyejet.
8
Edhe si këceu përpjetë, qëndroj mbë këmbë edhe ecënte; edhe hyri bashkë me ata ndë hieroret, tuke ecur’ e tuke këcyer’ e tuke lavduarë Perëndinë.
9
Edhe gjithë llauzi e pa atë tuke ecur’ e tuke lavduarë Perëndinë.
10
Sepse e njihnin’ atë, se kyj ishte ay që rrinte mbë derët të Bukurë të hieroresë për elejmosinë; edhe u çuditnë për këtë punë që i gjau ati.
11
Edhe ay [i çali që u shërua] kur po mbante Pietrin’ edhe Joanninë, gjithë llauzi rruthnë pas atyreve ndë kamaret që qjuhet’ e Sollomonit, tuke habiturë.
12
Edhe Pietri kur pa, i u përgjeq llauzit: “O burra Israilitë, përse çuditeni për këtë punë? Apo përse shtini sytë mbë ne, sikurse e kemi bërë ne këtë të ecënjë prej fuqisë tonë, a prej besësë tonë?
13
Perëndia i Avraamit edhe i Isaakut edhe i Jakovit, Perëndia i atërëvet tënë, lavdoj dialin’ e ti Jisunë, të cilinë ju e dhatë ndër duar, edhe e mohuatë faqe Pillatit, kur ay e pa t’ udhësë ta lëshonjë.
14
Po ju mohuatë shënjtinë edhe të drejtinë, edhe lyptë ndë vënt t’ati t’u falë juve një njeri gjakëtuar.
15
Edhe vratë kryet’ e jetësë, të cilinë Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, për të cilinë ne jemi martirë.
16
Edhe me anë të besësë mb’ emërit t’ati, këtë që shihni edhe e njihni, emëri i ati e forcoj; edhe ajo besë nga an’ e ati i dha ati këtë shëndet përpara gjithë jush.
17
Edhe ndashti, o vëllezër, e di se e punuatë këtë nga e paditura, sikundrë edhe të parëtë tuaj.
18
Po Perëndia sa tha që përpara me anë të gojësë gjithë profitërëvet ti, se Krishti kishte për të pësuarë, kështu i mbushi.
19
Pendohi pra edhe këthehi, që t’u shuhenë fajetë tuaja, kur të vinjënë kohërat’ e të prëjturit nga faqeja e Zotit,
20
Edhe ay do të dërgonjë Jisu Krishtinë, që është leçiturë që përpara te ju;
21
Të cilinë duhet ta presë qielli gjer mb’ ato kohëra që të vinjënë mbë vënt gjith’ ato që foli Perëndia që jetën e parë me anë të gojësë gjithë shënjtorëvet ti profitërëvet.
22
[Sepse] Mojsiu u tha atërvet tanë, se: “Zoti Perëndia juaj do t’u ngrerë juve një profit nga vëllezëritë tuaj, posi mua; ati i dëgjoni mbë të gjitha sa që t’u flasë juve.
23
Edhe çdo shpirt që të mos i dëgjonjë ati profiti, do të shuhetë nga llauzi”.
24
– Edhe gjithë profitëritë që nga Samuili e paskëtaj sa folnë, dhanë zë (që përpara) edhe për këto dit.
25
Ju jeni bijt’ e profitërëvet, edhe të dhiatësë që vuri Perëndia ndërmest atërëvet tënë, tuke thënë Avraamit: “Edhe ndë farët tënde do të bekonenë gjithë kombet’ e dheut”.
26
Te ju përpara Perëndia, si ngjalli dialin’ e ti [Jisunë], e dërgoj që t’u bekonjë juve, kur të këthehetë gjithë-secili prej jush nga ligësiratë tuaja.”
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28