bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Luke 15
Luke 15
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 16 →
1
Edhe gjithë kumerqarët’ e fajtorëtë i afruanë, që t’e ndigjoninë.
2
Edhe Farisenjt’ e shkronjësitë murmurisinë, tuke thënë, se: “Kyj pret fajtorë, edhe ha bashkë me ata.”
3
Edhe ay u tha atyre këtë paravoli, tuke thënë:
4
“Cili njeri ësht’ ay prej jush që të ketë një qint dhën, edhe ndë humptë një prej atyreve, nukë lë të nëntë-dhiet’ e nëntatë ndë shkretëtirët, edhe vete të kërkonjë atë që ka humburë, gjersa t’e gjenjë?
5
Edhe si t’e gjenjë, e merr mbë krahët të ti tuke gëzuarë.
6
Edhe kur vien ndë shtëpit, thërret miqt’ edhe fëqinjtë, e u thotë atyre: Gëzohi bashkë me mua, se gjeta delenë time që pat humburë.
7
Po u them juve, se kështu do të jetë gëzim ndë qiell për një fajtuar që pendonetë, se për nëntë-dhiet’e nëntë të drejtë, të cilëtë s’kanë nevojë për pendim.
8
A cila grua ësht’ ajo që ka dhietë dhrahmi, ndë i humptë një dhrahmi, nukë ndes kandilenë, edhe fshin shtëpinë, edhe kërkon me kujdes, gjersa t’e gjenjë?
9
Edhe si ta gjenjë, thërret miqeshat’ e fëqinjatë, tuke thënë: Gëzohi bashkë me mua, se gjeta dhrahminë që humba.
10
Kështu, po u them juve, bënetë gëzim përpara ëngjëjet Perëndisë për një fajtuar që pendonetë.”
11
Përsëri tha:
12
“Një njeri kishte dy bij; edhe më i vogëli nga ata i tha t’et: Atë, epmë piesën’ e gjësë që më bie për të marrë. Edhe ay u ndau atyre gjënë.
13
Edhe pas pak diç më i vogëli bir mbëlodhi gjithë se ç’pat, edhe iku ndë dhe të huaj mbë një vënt të largë; edhe atie shpërndau gjën’ e ti tuke shkuarë jetë si plankprishës.
14
Edhe ay si prishi të gjitha, u bë një zi e madhe mb’ atë vënt, edhe ay zuri të mos kishte më.
15
Atëhere vate e u ngjit pas një qytetari t’ati vëndi; edhe ay e dërgoj nd’arë të ti të kullotte derratë.
16
Edhe dëshëronte të mbushte barkun’ e ti me harupe që haninë derratë; po asndonjë nuk’ i epte.
17
Edhe ay si erdhi ndë vetëhe të ti, tha: Sa punëtorëve të tim et u tepronjënë bukë, e unë po humbas nga uria!
18
Do të ngrihem e do të vete tek im atë, edhe do t’i them: O atë, fëjeva ndë qiell edhe përpara teje.
19
Edhe nukë jam më i vëjyerë të qjuhem biri yt; më bën posi një nga punëtorët’ e tu.
20
Edhe u ngrit e erdhi tek i ati. Edhe ay kur ishte edhe lark, i ati e pa, edhe i erdhi keq, edhe u sul e ra mbi qafët t’ati, edhe e puthi.
21
Edhe i biri i tha: O Atë, fëjeva ndë qiell edhe përpara teje, edhe nukë jam më i vëjyerë të qjuhem biri yt.
22
Po i ati u tha shërbëtorëvet të ti: Nxirni jashtë stolin’ e parë, edhe ia vishni, edhe i viri unazë ndë dorët, edhe këpucë ndë këmbët.
23
Edhe bini viçin’e ushqyerë, edhe thereni, edhe le të ham’ e të gëzonemi;
24
Sepse kyj im bir qed i vdekurë, e u ngjall përsëri, edhe qe i humburë, e u gjënt.
25
Edhe zunë të gëzoneshinë. Edhe i biri ati më i madhi ishte nd’arë; edhe kur erdhi e u afrua ndë shtëpi, ndigjoj kënk’ e valle.
26
Edhe thirri një nga shërbëtorëtë, edhe e pyeste ç’janë këto punë.
27
Edhe ay i tha, se: Ka ardhur’ yt vëlla; edhe yt atë theri viçin’ e ushqyerë, sepse e priti të shëndoshë.
28
Edhe ay u zëmërua, edhe nukë donte të hynte brënda. I ati pra dolli, e i lutej.
29
Edhe ay u përgjeq e i tha t’et: Na te po të shërbenj kaqë viet, edhe asnjë herë nukë dolla nga urdhëri yt; edhe kurrë nukë më dhe një kec, që të gëzonem bashkë me miqt’ e mi.
30
Po kur erdhi kyj yt bir që hëngri gjënë bashkë me kurvatë, i there viçin’ e ushqyerë.
31
Edhe ay i tha: O dialë, ti je përherë bashkë me mua, edhe gjithë të miatë janë të tuatë;
32
Edhe duhej të gëzoneshim’ e të ngazëlloneshim, sepse kyj yt vëlla qe i vdekurë, e u ngjall përsëri; edhe qe i humburë, e u gjënt.”
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 16 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24