bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Luke 18
Luke 18
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 17
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 19 →
1
U thoshte atyre edhe një paravoli, se duhetë të falenë përherë, edhe të mos lodhenë, tuke thënë:
2
“Ishte një gjykatës ndë një qytet, që s’kishte frikë Perëndisë, edhe s’kishte turp nga njeri.
3
Ishte edhe një e ve nd’atë qytet; edhe vinte tek ay, tuke thënë: “Bëmë gjyqnë që kam me kundrëgjyqësinë.”
4
Edhe ay për shumë kohë nukë donte; po pastaj tha me vetëhe: “Po edhe ndë qoftë se s’i kam frikë Perëndisë, edhe s’kam turp nga njeri,
5
Pak së paku, sepse ajo gruaja e ve më rëndon, le t’ia bënj gjyqnë, që të mos vinjë përherë e të më çajë kryetë.”
6
Edhe Zoti tha: “Ndigjoni ç’thotë gjykatës’ i paudhë.
7
Po Perëndia a nukë do të bënjë gjyqn’ e të sgjedhurëvet ti, që thërresënë tek ay nat’ e ditë, ndonëse bën zëmërën e gjerë për ata?
8
Po u them juve, se do t’u bënjë gjyqnë atyre për së shpejti. Po kur të vinjë i biri njeriut, vallë do t’e gjenjë besënë mbi dhet?”
9
Edhe u tha këtë paravoli atyre që shpëreninë mbë vetëhen’ e tyre, se janë të drejtë, edhe nuk’ i zijnë për gjë të tierëtë,
10
“Dy njerës hipnë ndë hieroret, që të faleshinë, njëri ishte Farise edhe tiatri kumerqar.
11
Fariseu ndenji e falej ndër vetëhe të ti, tuke thënë këto fialë: O Perëndi, të falem ndersë, se nukë jam posi njerëzit’ e tierë, rrëmbenjës, të paudhë, kurvarë, a edhe posi kyj kumerqar.
12
Agjëronj dy herë ndë javët, ap të dhietënë nga gjithë sa kam.”
13
Edhe kumerqari kishte ndenjurë prej së largu e nukë donte as sytë të ngrij përpietë ndë qiell, po rrihte kraharorin’ e ti, tuke thënë: O Perëndi, ndëje mua fajtorinë.
14
Po u them juve, se kyj u këthye ndë shtëpit të ti më i drejtë se ay; sepse kushdo që ngre lart vetëhen’ e ti, do të përungjetë, edhe ay që përungj vetëhenë e ti, do të ngrihetë lart.”
15
Edhe i prunë edhe foshnjetë që t’i zinte me dorë; edhe nxënësitë kur panë, i qërtuanë.
16
Po Jisuj si i thërriti përanë, tha: “Liri çunat’e vegjëlë të vinjënë tek unë, edhe mos i ndalni, sepse të këtillëve është mbëretëri’ e Perëndisë.
17
Vërte po u them juve, se Ay që të mos presë mbëretërin’ e Perëndisë posi një çun të vogëlë, nuk do të hynjë nd’ atë.”
18
Edhe një i parë e pyeti, tuke thënë: “Mësonjës i mirë, ç’të bënj që të trashëgonj jetën’ e pasosurë?” Edhe Jisuj i tha:
19
“Ç’më thua i mirë? Asnjë nuk’ ësht’ i mirë, përveç një Perëndie.
20
I di porositë: “Mos kurvëronjç. Mos vraç. Mos viethç. Mos apç martiri të rreme. Ndero tët at’ e tët ëmë.”
21
Edhe ay tha: “Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të rit tim.”
22
Edhe Jisuj, kur ndigjoj këto, i tha: “Edhe një punë të mbetetë; shit gjithë ç’ke, edhe i ndaj ndëpër të vobegjit, edhe do të kesh thesar ndë qiell; edhe eja, e ngjitmu prapa.”
23
Po ay kur ndigjoj këto, u hidhërua, sepse ishte fort i pasurë.
24
Edhe Jisuj kur pa, se u hidhërua, tha: “Sa me të vështirë do të hynjënë ndë mbëretërit të Perëndisë ata që kanë gjë!
25
Sepse më kollaj është të hynjë kamilla ndëpër vrimët të gjylpërësë, se i pasuri të hynjë ndë mbëretërit të Perëndisë.”
26
Edhe ata që ndigjuanë thanë: “E kush munt të shpëtonjë?”
27
Edhe ay tha: “Ato punë që s’munt të bënenë prej njerëzish, munt të bënenë prej Perëndisë.”
28
Edhe Pietri tha: “Na neve te lam të gjitha, edhe të erthmë pas.”
29
Edhe ay u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se nuk’ është ndonjë që la shtëpi, a përint, a vëllezërë, a grua, a djem, për punë të mbëretërisë Perëndisë,
30
Që të mos trashëgonjë për një shumë ndë këtë kohë, edhe ndë jetët që vien jetën’ e pasosurë.”
31
Pastaj ay mori mbë-nj’-anë të dy-mbë-dhietëtë, e u tha atyre: “Na tek po hipëjmë ndë Jerusalim, edhe gjithë sa janë shkruarë me anë të profitëvet për të birin’ e njeriut do të mbaronenë;
32
Sepse do t’ epetë ndër duar të kombevet, e do të përqeshetë, e do të shahetë, e do të pshtyhetë ndër sy.
33
Edhe si ta frushkullonjënë do t’e vrasënë; edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.”
34
Po ata nukë muarnë vesh asnjë nga këto fialë; edhe këjo fialë ishte fshehurë nga ata, edhe nukë merrinë vesh ato që u thuheshin’ atyre.
35
Edhe ay kur u afrua ndë Jeriho, një i verburë po rrinte përanë udhësë tuke lypurë.
36
Edhe kur ndigjoj gjëndjenë tuke shkuarë, pyeste: “Ç’është këjo?”
37
Edhe i dëftyenë, se po shkon Jisu Nazoreasi.
38
Edhe ay thirri, tuke thënë: “Jisu, bir’ i Dhavidhit, përdëllemë.”
39
Edhe ata që shkoninë përpara e qërtoninë që të mos bënte zë; po ay shumë më teprë thërriste: “Bir’ i Dhavidhit, përdhëllëmë.”
40
Edhe Jisuj qëndroj, edhe urdhëroj t’e bijnë tek ay; edhe ay si u afrua, e pyeti, tuke thënë:
41
“Ç’do të të bënj?” Edhe ay i tha: “Zot, të hap syt’ e të shoh.”
42
Edhe Jisuj i tha: “Hap sytë e shih; besa jote të shpëtoj.”
43
Edhe sakaqëherash hapi syt’ e pa, edhe i vinte prapa tuke lavduruarë Perëndinë; edhe gjithë llauzi kur pa, i dha lavdi Perëndisë.
← Chapter 17
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 19 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24