bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Luke 17
Luke 17
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 18 →
1
Edhe u tha nxënëset: “S’ka se si të mos vinjënë skandhalitë; po mier ay që vinjënë prej ati!
2
Më mirë është për atë t’i varetë një gur mulliri ndë qafë të ti, edhe të hidhetë ndë det, se të skandhalisnjë një nga këta të vegjëlitë.
3
Kini kujdes vetëhesë tuaj. Edhe ndë të bëftë faj yt vëlla, qërtoje; edhe ndë u pendoftë, falia.
4
Edhe ndë të bëftë faj shtatë herë ndë ditët, edhe të këthenetë shtatë herë ndë ditët, e të thotë: Pendonem, t’ia falç.”
5
Edhe apostojt’ i thanë Zotit: “Shto-na besënë.”
6
Edhe Zoti tha: “Të kishitë besë sa një koqe sinapi, do t’i thoshitë këti drurit manit: Shkulu së-këtejmi, edhe mbillu ndë det, edhe do t’u ndigjonte juve.
7
Edhe cili prej jush, të ketë një shërbëtuar që lëron, a ruan dhëntë, do t’i thotë: përnjëherë, kur këthenetë nga ara: Shko e rri të hash.
8
Apo nukë do t’i thotë: Bën gati ç’të ha për darkë, edhe përvishu e shërbemë, gjersa të ha e të pi, edhe pastaj do të hash e do të pish ti?
9
Mos ia di për nder ati shërbëtori, sepse bëri ato që e pat urdhëruarë?
10
Nukë më duketë. Kështu edhe ju, kur të bëni gjith’ ato që u kanë urdhëruarë juve, thoni, se: Jemi shërbëtorë të pavëjyerë; sepse bëm atë që duhej të bënim.”
11
Edhe ay kur po vinte ndë Jerusalim, shkonte përmes Samarisë e Galilesë.
12
Edhe ay kur po hynte ndë një fshat, përpoqnë me atë dhietë burra të krromosurë, të cilëtë qëndruanë për së largu;
13
Edhe ata ngritnë zënë, tuke thënë: “Jisu, mieshtrë, përdëllena.”
14
Edhe ay kur pa, u tha atyre: “Shkoni e dëfteni vetëhenë tuaj te priftritë.” Edhe ata tuke vaturë u qëruanë.
15
Edhe një nga ata, kur pa se u shërua, u këthye tuke lavduruarë Perëndinë me zë të math;
16
Edhe ra përmbys ndër këmbët t’ati, e iu fal ndersë; edhe ay ishte Samarit.
17
Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “A nuk’ u qëruanë të dhietëtë? Po të nëntëtë ku janë?
18
Nuk’ u gjëntnë të tierë të këthenenë t’i apënë lavdi Perëndisë, veç kyj komb i huaj?”
19
Edhe i tha: “Ngreu e shko; besa jote të shpëtoj.”
20
Edhe kur u pyet nga Farisenjtë, kur vien mbëretëri’ e Perëndisë, u përgjeq atyre e tha: “Mbëretëri’ e Perëndisë nukë vien me të vënë re; as s’kanë për të thënë:
21
Na ku është këtu, a: Na ku është atie; sepse na mbëretëri’ e Perëndisë tek është ndë mest tuaj.”
22
Edhe ay u tha nxënëset: “Do të vinjënë dit, që do të dëshëroni të shihni një nga ato dit’ e të birit të njeriut; edhe nukë do t’e shihni.
23
Edhe do t’u thonë juve: Na ku është këtu, a: Na ku ësht’ atie; mos ecëni, as mos vini pas.
24
Sepse posi vetëtima që vetëtin prej një anësë qiellit mbë tiatrën’ anë të qiellit, kështu do të jetë edhe bir’ i njeriut ndë ditët të ti.
25
Po përpara ay duhetë të pësonjë shumë, edhe të mos pëlqenetë prej këti brezi.
26
Edhe sikundrë u bë ndë dit të Noesë, kështu do të jet’ edhe ndë dit të birit njeriut;
27
Hanin’ e pinin’ e martonin’ e martoneshinë, gjer mb’atë ditë që hyri Noeja nd’arkët; dhe erdhi përmbytëja, edhe prishi të gjithë.
28
Kështu sikundrë u bë edhe ndë dit të Llotit; hanin’ e pinin’ e blinin’ e shisnin’ e mbillnin’ e ndërtoninë shtëpi.
29
Edhe që mb’atë ditë që dolli Lloti nga Sodhoma, ra shi ziarri e squfuri nga qielli, edhe prishi të gjithë.
30
Posi këto do të jet’ atë ditë, kur do të shfaqet’ i bir’ i njeriut.
31
Nd’atë ditë kush të gjëndetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati brënda ndë shtëpit, le të mos sbresë t’i ngrerë; kështu edhe ay që të jetë nd’arë, le të mos këthenetë prapa.
32
Bini ndër mënt gruan’ e Llotit.
33
Ay që do të shpëtonjë jetën’e ti, do t’e humpnjë; edhe ay që r’e humpnjë, do t’e ruanjë.
34
Po u them juve: Nd’atë natë do të jenë dy vetë mbë një shtrat, njëri do të merretë, e tiatri do të lihetë.
35
Dy vetë do të jenë tuke bluarë bashkë; njëra do të merretë, e tiatra do të lihetë.
36
Dy vetë do të jenë nd’arë; njeri do të merretë, e tiatri do të lihetë.”
37
Edhe ata u përgjeqnë e i thonë: “Ku o Zot?” Edhe ay u tha atyre: “Ku është trupi, atie do të mblidhenë shqiponjatë.”
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 18 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24