bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Luke 8
Luke 8
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 7
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 9 →
1
Edhe pastaj ay vij qytet mbë qytet e fshat mbë fshat, tuke leçitur’ e tuke dhënë zën’ e mirë për mbëretërin’ e Perëndisë; edhe të dy-mbë-dhietët’ ishinë bashkë me atë.
2
Edhe ca gra që ishinë shëruarë nga fryma të këqia e nga sëmundëje, Maria që qjuhej Magdhalini, prej të cilësë patnë dalë shtatë diaj,
3
Edhe Joanna, e shoqeja e Huzajt, kujdestarit Irodhit, edhe Susanna, edhe shumë të tiera, të cilat’ i shërbeninë me pasëjen’ e tyre.
4
Edhe si u mbëloth shumë gjëndëje, edhe vininë tek ay prej çdo qyteti, foli me paravoli:
5
“Dolli mbiellësi të mbillte farën’e ti; edhe ay tek mbillte, ca ra përanë udhësë, edhe u shkel, edhe shpesët’ e qiellit e hëngrrë.
6
Edhe tiatrë ra mbë gur, edhe posa biu u tha, sepse nukë kishte vllak.
7
Edhe tiatrë ndë mest të drizavet, edhe si binë drizatë bashkë me atë, e mbytnë.
8
Edhe tiatërë ra mbë dhe të mirë, edhe si biu, dha pemë për një një qint.” Tuke thënë këto, thërriste: “Kush ka veshë të ndigjonjë, le të ndigjonjë.”
9
Edhe nxënësit’ e ti e pyetinë, tuke thënë: “Ç’do të jetë këjo paravoli?”
10
Edhe ay tha: “Juve është dhënë të njihni të fshehëtat’ e mbëretërisë Perëndisë; po të tierëvet me paravoli, që tuke parë të mos shohënë, edhe tuke ndigjuarë të mos kupëtonjënë.
11
Edhe paravolia është këjo:
12
Fara është fial’ e Perëndisë; të mbiellatë përan’ udhësë jan’ ata që ndigjonjënë; pastaj vien dialli, edhe ngre fialënë prej zemërës’ atyreve, që mos besonjënë e shpëtonjënë.
13
Edhe ato mbi gur jan’ ata, që kur ndigjonjënë, presënë fialënë me gëzim; po këta s’kanë rrënjë; sepse ata besonjënë për ca kohë, po ndë kohë të gucimit largonenë.
14
Edhe ajo që ra ndër drizat, këta janë sa ndigjuanë, po nga punët’ e nga gjëja e nga pëlqimet’ e kësaj jete shkonjën’ e mbytenë, e nukë bënjënë pemë.
15
Edhe ajo që ra ndë dhe të mirë, këta jan’ ata që ndigjuanë fialënë, edhe e mbanë ndë zemërë të bukur’ e të mirë, edhe bënjënë pemë me durim.
16
Edhe asndonjë kur ndes kandil, nuk’ e mbulon me enë, a e vë rëposh shtratit; po e vë mbi kandilert, që të shohënë dritënë ata që hynjënë.
17
Sepse nuk’ është ndonjë e mbuluarë, që nukë do të sbulonetë; asndonji gjë e fshehëtë, që nukë do të mirretë vesh, e të dalë për faqe.
18
Vështroni pra qysh ndigjoni; sepse ati që të ketë, do t’i epetë; edhe ati që të mos ketë, edhe ajo që i duketë se ka, do të merretë prej ati.
19
Edhe erdhë tek ay e ëma edhe të vëllezërit’ e ati, edhe nukë mundinë t’i afëroneshinë nga gjëndëja.
20
Edhe i dhanë zë, tuke thënë: “Jot ëmë edhe tët vëllezërë kanë ndenjurë jashtë, edhe duanë të të shohënë.”
21
Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Mëma ime edhe vëllezërit’ e mi janë këta që ndigjonjënë fialën’ e Perëndisë, edhe e bënjënë.”
22
Edhe një ditë ay hyri ndë lundrët bashkë me nxënësit’ e ti, edhe u tha atyre: “Le të shkojmë përtej lëqerit.”
23
Edhe lëshuanë. Edhe ata tuke lundruarë, e zuri gjumi. Edhe sbriti një thëllim ere ndë lëqert; edhe lundra po mbushej me ujë, edhe ishinë ndë rrëzik.
24
Edhe ata erdhë përanë ati, edhe e sgjuanë, tuke thënë: “Mieshtrë, mieshtrë, po humbasëmë.” Edhe ay u ngrit e qërtoj erënë, edhe valët’ e ujit; edhe pushuanë, e u bë bunacë.
25
Edhe u tha atyre: “Ku është besa juaj?” Edhe ata u frikësuan’ e u çuditnë, tuke thënë njëri tietrit: “Vallë cili është kyj që urdhëron erërat’ e ujëtë, edhe i ndigjonjënë?”
26
Edhe u hothnë ndë vënt të Gadharinëvet, që është përtej Galilesë.
27
Edhe kur dolli mbë tokët, i dolli përpara një njeri prej qytetit, i cili kishte diaj që shumë motesh,, edhe nukë vishte rrobe, edhe nukë rrinte ndë shtëpi, po ndëpër varret.
28
Edhe kur pa Jisunë, bërtiti e i ra ndë këmbë, edhe tha me zë të math: “Ç’ke me mua edhe ti, Jisu, i bir’ i Perëndisë lartë? Të lutem, mos më mundo.”
29
Sepse ay urdhëroj frymën’ e ndyrë të dalë nga njeriu; sepse shumë kohë e kishte rrëmbyerë, edhe lidhej me vargje, edhe ruhej me hekura këmbësh; po ay këputte të lidhuratë, edhe sillej nga dialli ndëpër shkretëtirat.
30
Edhe Jisuj e pyeti, tuke thënë: “Ç’ta thon’ emërinë?” Edhe ay i tha: “Legjeon:; sepse kishinë hyrë tek ay shumë diaj.
31
Edhe i luteshinë të mos i urdhëronte të shkoninë nd’ avysë.
32
Edhe atie ishte një tuf’ e madhe derrash tuke kulloturë ndë malt; edhe i luteshinë t’i lij të hyninë ndër ata; edhe ay i la.
33
Edhe diajtë si duallë prej njeriut, hynë ndë derrat; edhe tuf’ e derravet u turr nga shkëmbit ndë lëqert, edhe u mbyt.
34
Edhe kullotësitë, kur panë se ç’u bë, iknë; edhe van’ e dhanë zë ndë qytet e ndëpër arat.
35
Edhe duallë të shihinë se ç’u bë; edhe erdhë te Jisuj, edhe gjetnë njerinë, prej të cilit kishinë dalë diajtë, tuke ndenjurë përanë këmbëvet Jisujt, veshur’ e urtësuarë; edhe u frikësuanë.
36
U treguan’ edhe ata që e panë, qysh shpëtoj i diallosuri.
37
Edhe gjithë shumica e vëndevet rrotullë Gadharinëvet i luteshinë të iknjë nga ata, sepse kishinë frikë të madhe; edhe ay hyri ndë lundrët, e u këthye.
38
Edhe ay njeriu që kishinë dalë diajtë prej ati, i lutej të jetë bashkë me atë; po Jisuj e lëshoj, tuke thënë:
39
“Këthehu ndë shtëpit tënde, edhe rrëfe gjithë sa bëri Perëndia te ti.” Edhe ay shkoj tuke leçiturë ndëpër gjithë qytetnë, sa bëri Jisuj tek ay.
40
Edhe Jisuj kur u këthye, gjëndëja e priti me gëzim; sepse të gjith’ ishinë tuke pritur’ atë.
41
Edhe javoka tek erdhi një njeri që quhej Jair, (edhe ay ishte i pari sinagogjisë) e ra ndër këmbët të Jisujt, e i lutej të hynte ndë shtëpit t’ati;
42
Sepse ay kishte një bijë të vetëme afro dy-mbë-dhietë vieç, edhe ajo po vdiste. Edhe ay tek ishte tuke vaturë, gjëndëja po e shtrëngoninë.
43
Edhe një grua, që i rrithte gjak dy-mbë-dhiet viet, e cila kishte prishurë gjithë gjënë ndëpër miekësit, po nukë mundi të shëronej as prej ndonjëj,
44
U afrua prapa, edhe preku peshin’ e rrobes’ ati; edhe sa-kaqë-herash iu ndalua të rriedhurit’ e gjakut.
45
Edhe Jisuj tha: “Kush qe ay që më preku?” Edhe kur mohuanë të gjithë, Pietri edhe ata që ishinë bashkë me atë thanë: “Mieshtrë, gjëndëja të shtypnjën’ e të shtrëngonjënë, edhe ti thua: Kush qe ay që më preku?”
46
Po Jisuj tha: “Më preku një njeri, sepse unë mora vesh fuqinë që dolli prej meje.”
47
Edhe gruaja kur pa se nukë fshihetë, erdhi tuke u dridhurë, edhe i ra ndër këmbë, e i rrëfeu përpara gjithë llauzit për çfarë pune e preku, edhe se u shërua përnjëherë.
48
Edhe ay i tha asaj: “Kij zëmërë, bijë, besa jote të shpëtoj; hiq ndë paqtim.”
49
Edhe ay kur po fliste, vien një njeri prej të parit sinagogjisë, e i thotë: “Se jot bijë vdiq; mos e mundo mësonjësinë.”
50
Po Jisuj kur dëgjoj, iu përgjeq, tuke thënë: “Mos kij frikë; veç beso, edhe do të shpëtonjë.”
51
Edhe si hyri ndë shtëpit, nukë la asnjë të hynte brënda, përveç Pietrinë edhe Jakovinë edhe Joanninë, edhe tatën’ e vashësë edhe t’ ëmënë.
52
Edhe të gjithë po qjanin’ e po ndukeshinë për atë. Edhe ay tha: “Mos qjani; se nukë vdiq, po po flë.”
53
Edhe ata e qeshninë, tuke diturë se vdiq.
54
Po ay si nxori jashtë të gjithë, e kapi prej dore, edhe bërtiti, tuke thënë:
55
“O vashëzë, ngreu.” Edhe asaj i erdhi fryma prapë, edhe u ngjall përnjëherë; edhe ay urdhëroj t’i epin’ asaj të hajë.
56
Edhe përindet’ e asaj duallë jashtë mënç; po ay i porositi të mos i thonë njeriu se ç’u bë.
← Chapter 7
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 9 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24