bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Exodus 13
Exodus 13
Albanian 2018
← Chapter 12
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 14 →
1
Zoti i tha Moisiut:
2
«M'i kushto tërë të parëlindurit! Fryti i parë i çdo barku në Izrael, si i njerëzve, ashtu dhe i kafshëve, do të më përkasë mua!».
3
Atëherë Moisiu i tha popullit: «Kujtojeni këtë ditë në të cilën dolët nga Egjipti, nga vendi i skllavërisë, sepse Zoti ju shpëtoi që andej me dorën e tij të fuqishme. Mos hani bukë të mbrujtur,
4
sepse sot, në muajin e Abibit, po dilni nga Egjipti.
5
Mbaje këtë rit në këtë muaj edhe kur Zoti të të çojë në tokën e kananitëve, hititëve, amoritëve, hivitëve dhe jebusitëve, në tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë, të cilën u zotua t'ua japë etërve të tu.
6
Për shtatë ditë do të hash bukë të ndorme dhe ditën e shtatë do të kremtosh për nder të Zotit.
7
Për shtatë ditë të hahet bukë e ndorme. Të mos gjendet bukë e mbrujtur e tharm askund në vendin tënd.
8
Atë ditë do t'i thuash birit tënd: “Kjo bëhet për çfarë Zoti bëri për mua kur dola nga Egjipti”.
9
Mbaje këtë si shenjë në dorë e në ballë që ligji i Zotit të jetë gjithmonë në buzët e tua, sepse Zoti të nxori nga Egjipti me dorë të fuqishme.
10
Mbaje këtë rregull në kohën e caktuar, vit pas viti.
11
Kur Zoti të të çojë në tokën e Kanaanit e të ta japë atë, ashtu siç t'u betua ty dhe etërve të tu,
12
kushtoji Zotit çdo fryt të parë të barkut. Çdo pjellë e parë e kafshëve që është mashkull do t'i përkasë Zotit.
13
Pjellën e parë të gomarit shpaguaje me dele. Nëse nuk e shpaguan, thyeja qafën. Do të shpaguash edhe tërë të parëlindurit meshkuj të bijve të tu.
14
Në të ardhmen, kur yt bir të pyesë për këtë rregull, thuaji: “ Zoti na nxori nga Egjipti, nga vendi i skllavërisë, me dorë të fuqishme.
15
Kur faraoni këmbënguli që të mos iknim, Zoti vrau tërë të parëlindurit në tokën e Egjiptit, si të kafshëve, edhe të njerëzve. Prandaj dhe unë ia flijoj Zotit çdo fryt të parë të barkut që është mashkull, por të parëlindurit e bijve të mi i shpaguaj”.
16
Mbaje këtë si shenjë në dorë e si shirita në ballë, sepse Zoti na nxori nga Egjipti me dorë të fuqishme».
17
Faraoni e la popullin të ikë, por Perëndia nuk u priu nëpër tokën e filistinëve, edhe pse ishte më afër, sepse tha se po të përballej me luftë, populli do të pendohej e do të kthehej në Egjipt.
18
Kështu, Perëndia e solli popullin nëpër shkretëtirë drejt detit të Kuq dhe izraelitët marshuan prej Egjiptit në formacion lufte.
19
Moisiu mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse ky u kishte kërkuar bijve të Izraelit të betohen kur u kishte thënë: «Perëndia me të vërtetë do të kujtohet për ju. Kur të ndodhë kjo, m'i merrni me vete eshtrat».
20
Pasi u larguan nga Sukoti, izraelitët fushuan në Etam, buzë shkretëtirës.
21
Gjatë ditës, Zoti u printe përpara me një shtyllë reje për t'u treguar udhën, ndërsa gjatë natës u printe me një shtyllë zjarri për t'u dhënë dritë, që izraelitët të udhëtonin ditë e natë.
22
Shtylla e resë dhe ajo e zjarrit ishin gjithmonë përpara popullit, ditë e natë.
← Chapter 12
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 14 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40