bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Exodus 27
Exodus 27
Albanian 2018
← Chapter 26
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 28 →
1
«Puno një altar me dru akacieje. Altari të jetë katror, pesë kute i gjatë, pesë kute i gjerë dhe tri kute i lartë.
2
Në të katër këndet e altarit puno nga një bri. Ata të jenë një me altarin dhe të veshur me bronz.
3
Rrethjet për të mbledhur hirin, terplotet, legenët, pirunët, kacitë dhe tërë enët e altarit bëji prej bronzi.
4
Bëj një skarë prej bronzi. Bëj mbi të katër rrathë bronzi, një për çdo kënd.
5
Vendose poshtë, nën buzën e altarit, që të jetë në mes.
6
Bëj për altarin shufra me dru akacieje dhe vishi me bronz.
7
Për ta mbartur shkoi shufrat nëpër rrathë në të dyja anët e altarit.
8
Altarin bëje me dërrasa e lëre të zbrazët brenda. Bëje ashtu siç t'u tregua në mal.
9
Bëj një oborr për tendën. Krahu jugor i oborrit të rrethohet me njëqind kute pëlhurë liri të tjerrë hollë.
10
Ai krah të ketë njëzet shtylla dhe baza bronzi. Ndërsa grremçat e shtyllave dhe shtizat t'i ketë të argjendta.
11
Po kaq i gjatë të jetë edhe krahu verior. Edhe ai të rrethohet me njëqind kute pëlhurë dhe me njëzet shtylla e baza bronzi. Ndërsa grremçat e shtyllave dhe shtizat t'i ketë të argjendta.
12
Krahu perëndimor i oborrit të rrethohet me pesëdhjetë kute pëlhurë dhe me dhjetë shtylla e baza.
13
Edhe krahu lindor të jetë pesëdhjetë kute i gjatë.
14
Ky krah të ketë pesëmbëdhjetë kute pëlhurë me tri shtylla e baza në njërën anë të hyrjes
15
dhe pesëmbëdhjetë kute pëlhurë me tri shtylla e baza në anën tjetër të hyrjes.
16
Në hyrje të oborrit të bëhet një perde njëzet kute e gjatë. Ajo të punohet prej liri të tjerrë hollë dhe të qëndiset me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur. Për të, të bëhen katër shtylla e baza.
17
Tërë shtyllat përreth oborrit të mbërthehen me shtiza të argjendta. Grremçat t'i kenë prej argjendi, ndërsa bazat prej bronzi.
18
Oborri të jetë njëqind kute i gjatë, pesëdhjetë kute i gjerë dhe pesë kute i lartë. Të rrethohet prej liri të tjerrë hollë dhe të ketë shtylla prej bronzi.
19
Tërë sendet e tjera të tendës, tërë kunjat e tendës dhe të oborrit të jenë prej bronzi.
20
Urdhëroji izraelitët të të sjellin vaj të pastër ulliri të shtrydhur, që llamba e shandanit të jetë e ndezur përherë.
21
Aroni e bijtë e tij do ta mbajnë ndezur para Zotit nga mbrëmja në mëngjes në tendën e takimit, para velit që ndan dëshminë. Ky do të jetë një rregull i përhershëm për tërë breznitë e Izraelit».
← Chapter 26
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 28 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40