bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Exodus 3
Exodus 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 4 →
1
Moisiu po kulloste dhentë e të vjehrrit, Jetrit, priftit të Midianit, dhe i çoi dhentë përtej shkretëtirës. Ai mbërriti në Horeb, në malin e Perëndisë.
2
Engjëlli i Zotit iu shfaq në flakën e zjarrit, në mes të shkurres. Moisiu vështroi dhe, ja, shkurrja kishte marrë flakë, por nuk po digjej.
3
Atëherë Moisiu tha: «Po kthehem që të shoh këtë pamje të çuditshme. Përse nuk digjet shkurrja?!».
4
Kur pa se Moisiu u kthye për të parë, Zoti e thirri nga mesi i shkurres e i tha: «Moisi, Moisi!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam!».
5
Zoti tha: «Mos u afro këtu! Zbathi sandalet nga këmbët, sepse vendi ku po qëndron është tokë e shenjtë».
6
Dhe shtoi: «Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut e Perëndia i Jakobit». Atëherë Moisiu mbuloi fytyrën, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë.
7
Pastaj Zoti i tha: «E kam parë mirë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe i kam dëgjuar klithmat e tyre për shkak të mbikëqyrësve. Ua njoh vuajtjet,
8
prandaj dhe kam zbritur për t'i çliruar nga dora e Egjiptit dhe për t'i nxjerrë nga ky vend në një vend të mirë e të hapur, në një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë. Ky është vendi i kananitëve, i hititëve, i amoritëve, i perizitëve, i hivitëve dhe i jebusitëve.
9
Kështu, klithma e izraelitëve mbërriti tek unë, madje edhe unë e kam parë sesi shtypen nga egjiptianët.
10
Tani, eja të të dërgoj te faraoni që të nxjerrësh Izraelin, popullin tim, nga Egjipti».
11
Moisiu i tha: «Kush jam unë që të shkoj te faraoni e të nxjerr izraelitët nga Egjipti?!».
12
Por Perëndia i tha: «Unë jam me ty. Ja shenja se jam unë ai që të ka dërguar: kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, do t'i shërbeni Perëndisë në këtë mal».
13
Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: «Nëse shkoj te izraelitët e u them: “Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju” e ata më thonë: “Si e ka emrin?”, çfarë t'u them?».
14
Perëndia i tha Moisiut: « Unë jam ai që unë jam!». Dhe shtoi: «Kështu thuaju izraelitëve: “ Unë Jam më ka dërguar te ju”».
15
Perëndia i tha përsëri Moisiut: «Kështu thuaju izraelitëve: “ Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut, Perëndia i Jakobit më ka dërguar te ju”. Ky është emri im përjetë dhe kështu do të kujtohem brez pas brezi.
16
Shko, mblidh pleqtë e Izraelit e thuaju: “ Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut e i Jakobit m'u shfaq. Ai më tha: e kam parë mirë çfarë po ju ndodh në Egjipt
17
dhe vendosa t'ju nxjerr nga mjerimi i Egjiptit e do t'ju çoj në tokën e kananitëve, e hititëve, e amoritëve, e perizitëve, e hivitëve, e jebusitëve, në tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë”.
18
Ata do ta dëgjojnë fjalën tënde dhe ti bashkë me pleqtë e Izraelit do të shkoni te mbreti i Egjiptit e do t'i thoni: “ Zoti, Perëndia i hebrenjve, na u dëftua. Tani, na lër të shkojmë e të bëjmë tri ditë rrugë në shkretëtirë, që t'i kushtojmë fli Zotit, Perëndisë tonë”.
19
Por unë e di se mbreti i Egjiptit nuk do t'ju lejojë të shkoni nëse nuk detyrohet nga një dorë e fuqishme.
20
Prandaj do ta shtrij dorën e do ta godas Egjiptin me gjithë mrekullitë që do të bëj atje. Atëherë faraoni do t'ju lërë të shkoni.
21
Do t'i bëj egjiptianët t'ju shohin me sy të mirë që kur të shkoni, të mos shkoni duarbosh.
22
Çdo grua do t'i kërkojë fqinjës, dhe asaj që banon në një shtëpi me të, rroba e sende argjendi e ari. Do t'ua ngarkoni bijve e bijave tuaja e kështu do të plaçkitni Egjiptin».
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40