bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Exodus 24
Exodus 24
Albanian 2018
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 25 →
1
Pastaj Zoti i tha Moisiut: «Ngjituni lart te Zoti, ti, Aroni, Nadabi, Abihui dhe shtatëdhjetë pleq të Izraelit dhe adhuroni nga larg.
2
Vetëm Moisiu t'i afrohet Zotit, por ata të mos afrohen. Populli të mos ngjitet lart me ta».
3
Moisiu shkoi e i tregoi popullit tërë fjalët e Zotit dhe tërë vendimet. Mbarë populli u përgjigj njëzëri: «Do t'i zbatojmë të gjitha fjalët që tha Zoti ».
4
Atëherë Moisiu i shkroi të gjitha fjalët e Zotit. Në të gdhirë, Moisiu ndërtoi një altar rrëzë malit dhe dymbëdhjetë përmendore, një për çdo fis të Izraelit.
5
Pastaj dërgoi të rinjtë e Izraelit që të flijonin dema për Zotin si fli shkrumbimi e paqtimi.
6
Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e derdhi në enë, ndërsa me gjysmën tjetër spërkati altarin.
7
Atëherë mori librin e Besëlidhjes dhe e lexoi para popullit. Ata thanë: «Do të bëjmë e do të mbajmë gjithçka që tha Zoti ».
8
Moisiu mori gjakun, spërkati popullin dhe pastaj u tha: «Ja, ky është gjaku i besëlidhjes që Zoti lidhi me ju sipas gjithë këtyre fjalëve».
9
Atëherë Moisiu bashkë me Aronin, Nadabin, Abihuin dhe shtatëdhjetë pleqtë e Izraelit u ngjitën në mal.
10
Ata panë Perëndinë e Izraelit. Nën këmbët e tij ishte shtruar diçka si safir, një e kaltër e kthjellët si qielli vetë.
11
Por Perëndia nuk ngriti dorë kundër krerëve të Izraelit. Ata e panë Perëndinë dhe hëngrën e pinë.
12
Zoti i tha Moisiut: «Ngjitu tek unë në mal dhe qëndro aty. Do të të jap rrasat e gurit, ligjin dhe urdhërimet që shkrova për t'ua mësuar atyre».
13
Moisiu u ngjit në malin e Perëndisë bashkë me Jozuehun, ndihmësin e tij.
14
Ndërsa pleqve u tha: «Na pritni këtu derisa të kthehemi. Ja ku e keni Aronin dhe Hurin. Kush ka ndonjë mosmarrëveshje, t'u drejtohet atyre».
15
Kështu Moisiu u ngjit në mal dhe reja mbuloi malin.
16
Lavdia e Zotit u preh mbi malin e Sinait dhe reja mbuloi malin për gjashtë ditë. Në ditën e shtatë Zoti e thirri Moisiun prej resë.
17
Lavdia e Zotit iu dukej izraelitëve si një zjarr përvëlues në majë të malit.
18
Moisiu u fut në mes të resë dhe u ngjit në mal. Ai qëndroi në mal për dyzet ditë e net.
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 25 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40