bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Matthew 14
Matthew 14
Albanian 1872
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 15 →
1
Nd’atë kohë Herodi katër-urdhënsi ndëgjoi zanin’ e Iesuit,
2
edhe u tha shërbëtorëvet vet: Kyi ashtë Gjionn Pagëzori; ai ashtë ngjallë prei së vdekunish, edhe përandai punohenë mërekullia prei ati.
3
Sepse Herodi zuni Gjionnin’ edhe e lidhi, edhe e vuni ndë burk për Herodiadënë gruen’ e Filippit të vëllait vet.
4
Sepse Gjionni i thoshte, se: Nuk asht’ e udhësë me pasunë ti atë.
5
Edhe donte me e vramë, por dronte gjindëjenë, sepse e kishinë për profet.
6
Edhe kur qenë për me u festuem ditt’ e të lemit Herodit, e bija Herodiadësë karceu ndë miedis, edhe i pëlqeu Herodit.
7
Përandai iu zotue asai me be, me i dhanë qish të lypi.
8
Edhe ajo mbassi qe mësuem prei s’amësë vet, thotë: Nem mue kryet’ e Gjionn Pagëzorit këtu mbë kupët.
9
Edhe mbëreti u idhënue, por për bet qi bani, edhe për ata qi ishinë ndenjunë bashkë me atë, urdhënoi me u dhanë.
10
Edhe dërgoi, e i preu kryetë Gjionnit ndë burk.
11
Edhe kryet’ e Gjionnit u pru mbë kupët, e iu dha vaizësë; edhe ajo ia pruni s’amësë vet.
12
Edhe dishepujt’ e ati erthnë, e ngritnë korpinë, edhe e vorruenë; mbasandai erthnë, e i dhanë za Iesuit.
13
Edhe Iesui kur ndëgjoi, iku prei andej me lundër mbë nji vend të shkretë veç-anë; edhe gjindëja kur ndëgjuenë, e muerrnë mbrapa mbë kambë prei qytetevet.
14
Edhe Iesui kur duel, pa shumë gjindëje, edhe iu dhimpt për ata, edhe shëndoshi të sëmunët’ e atyneve.
15
Edhe si u ngrys, i erthnë përanë dishepujt’ e ati, e thanë, se: Vendi asht’ i shkretë, edhe koha tashti ka kaluem; lisho gjindëjenë me votunë ndëpër katundet, për me blemë të ngrana për vetëvetëhenë.
16
Por Iesui u tha atyneve: S’kanë nevojë me votunë, ipni ju atyneve me ngranë.
17
Edhe ata i thonë: S’kena këtu veç pesë bukë, edhe dy peshq.
18
Edhe ai tha: Bini mue ato këtu.
19
Edhe urdhënoi gjindëjenë me ndenjunë përmbi barënat; edhe muer pesë bukëtë, e dy peshqitë, edhe çoi sytë përpietë ndë qiell, e bekoi; edhe mbassi i theu, u dha bukëtë dishepujvet, edhe dishepujtë gjindëjesë.
20
Edhe hangrën të gjithë, e u nginë, edhe ngritnë tepëricën’ e copavet, dy-mbë-dhetë kosha plot.
21
Edhe ata qi hangrën ishin’ afër pesë mijë burra, veç gravet, e çunavet vogjilë.
22
Edhe Iesui përnjiherë nguti dishepujt’ e vet me hymë ndë lundrët, e me shkuem përtej ma përpara se ai, deri sa të lishojë gjindëjenë.
23
Edhe ai lishoi gjindëjenë, hipi ndë malt veç-anë për me u falunë; edhe si u ngrys, ishte vetëm’ atie.
24
Edhe lundra tashti ishte ndë miedis të detit, tue u përpiekunë prei valësh, sepse era ishte kundrë.
25
Edhe mbë të katërtënë rueitien’ e natësë Iesui voti tek ata, tue ecunë përmbi det.
26
Edhe dishepujtë kur pan’ atë tue ecunë përmbi det, u përzien’ e thanë, se: Ashtë hije; edhe prei frikësë bërtitnë.
27
Por Iesui përnjiherë u foli atyneve, tue thanë: Kini zemërë, unë jam; mos u frikoni.
28
Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Zot, ndë je ti, urdhënomë me ardhunë te ti mbi ujënat.
29
Edhe ai tha: Eja. Edhe Pietri sdrypi prei lundrësë, e eci mbi ujënat, për me ardhunë te Iesui.
30
Por kur pa erënë të fortë, u frikue; edhe si filloi me u zhytunë bërtiti, tue thanë: Zot, shpëtomë.
31
Edhe Iesui përnjiherë shtrini dorën’, edhe e kapi, edhe i tha: O besë-pak, mbë çë se qe me dy mendesh?
32
Edhe ata si hynë ndë lundrët, pushoi era.
33
Edhe ata qi ishinë ndë lundrët erthnë, edhe e adhuruenë, tue thanë: Për të vërtet je Bir Perëndie.
34
Edhe si shkuenë përtej, erthnë ndë dhet Gennisaret.
35
Edhe nierëzit’ e ati vendi kur e ngjoftnë, dërguenë ndëpër gjith’ atë nahije, edhe i prunë ata qi kishinë keq.
36
Edhe i luteshinë, veç me prekunë shqepin’ e petkut ati; edhe sa vetë e preknë, u shëndoshnë.
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 15 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28