bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Matthew 24
Matthew 24
Albanian 1872
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 25 →
1
Edhe Iesui duel, e iku prei tempullit; edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë për me i diftuem ndërtesat’ e tempullit.
2
Por Iesui u tha atyneve: Nukë shifni gjithë këto? Për të vërtet po u thom juve, se s’ka me mbetunë këtu gur mbi gur qi të mos rrenohetë.
3
Edhe ai tue ndenjunë mbi Mal’ të Ullivet, dishepujt’ iu afruenë mbë-nj-anë, tue thanë: Na thuei, kurë kanë me u bamë këto? Edhe cilli ashtë shenji i të ardhunit tand, edhe të mbaruemit’ e jetësë?
4
Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Shikoni mos u gënjejë juve kushi.
5
Sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam Krishti; edhe kanë me gënjyem shumë vetë.
6
Edhe keni me ndëgjuem luftëna, edhe zana luftënash; shikoni mos frikohi, sepse të gjitha këto duhenë me u bamë, por e mbrapmeja edhe s’ashtë.
7
Sepse ka me u ngritunë komp kundrë kombi, edhe mbëretëni kundrë mbëretënie; edhe kanë me qenë zina, e sëmundëje, e tërmetëna vend mbë vend.
8
Por gjithë këto janë të filluem të dhimptunash.
9
Atëherë kanë me u dhanë juve ndër duer për shtrëngim, edhe kanë me u vramë juve; edhe keni me u marrë mëni prei gjithë kombesh për emëninë t’em.
10
Edhe atëherë kanë me u shkandalizuem shumë vetë, edhe kanë me dhanë ndër duer njiani tietrinë, edhe kanë me marrë mëni njiani tietrinë.
11
Edhe shumë profet-rrenësa kanë me u çuem, edhe kanë me gënjyem shumë vetë.
12
Edhe mbassi të shumohetë paligjënia, dashunia e të shumëvet ka me u ftofunë.
13
Por kush të durojë deri së mbrapmi, kyi ka me shpëtuem.
14
Edhe kyi ungjilli i mbëretënisë ka me u predikuem ndëpër gjithë botënë, për dëshmi mbë kombet; edhe atëherë ka me ardhun’ e mbrapmeja.
15
Kur të shifni pra “të ndytët’ e shkretisë”, qi ashtë thanë prei profetit Daniel, ndenjunë ndë vend të shenjtënuem (ai qi këndon, le ta marri vesht),
16
atëherë ata qi janë ndë Iude, le t’ikinë ndëpër malet;
17
kush të jetë mbi kulmit, le të mos sdrypi me marrë gja prei shtëpisë vet;
18
edhe kush të jetë nd’arë, le të mos këthehetë mbrapa me marrë petkat’ e veta.
19
Edhe mjer ato qi janë të mbarsëme, e ato qi kanë foshnje për gji nd’ato ditt!
20
Edhe fali mos me u bam’ e ikmeja juei ndë dimënë, as për të shëtunë,
21
sepse atëherë ka me qenë shtrëngim i math, qi aso faret nuk’ ashtë bamë çë kurë se ashtë zanë fillë bota deri tashti, as ka me u bamë.
22
Edhe ndë mos shkurtoheshin’ ato ditt, s’kishte me shpëtuem as ndonji korp, por ato ditt kanë me u shkurtuem për të sgjedhunit.
23
Atëherë ndë u thashtë juve kushi: Qe ku ashtë këtu Krishti, a aty, mos zini besë.
24
Sepse kanë me u çuem Krisht-rrënësa, e profet-rrenësa, edhe kanë me diftuem shenje të mëdha, edhe mërekullia; kaqi sa me gënjyem edhe të sgjedhunitë, ndë qoftë se mundetë.
25
Qe tek u thashë juve ma përpara.
26
Ndë u thançinë juve pra: Qe ku ashtë ndë shkreti, mos dilni. Qe ndë dhomatë, - mos zini besë.
27
Sepse sikurse vetima del prei së lemit diellit, edhe duketë mbë të perënduemit, kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut.
28
Sepse kudo me qenë stërvina, atie kanë me u mbëledhunë shqipetë.
29
Edhe përnjiherë mbas shtrëngimit atyne ditve, dielli ka me u errunë, edhe hana s’ka me dhanë të shëndritunit’ e vet, edhe yjtë kanë me ranë prei qiellit, edhe fuqiat’ e qillvet kanë me u tundunë;
30
edhe atëherë ka me u dukunë shenji të birit nieriut ndë qiell; edhe atëherë gjithë farat’ e dheut kanë me bamë vaje, edhe kanë me pamë të birin’ e nieriut tue ardhunë përmbi ret’ e qiellit me fuqi, e me laft shumë.
31
Edhe ka me dërguem engjujt’ e vet me buri qi nxier za të math, edhe kanë me mbëledhunë të sgjedhunit’ e ati prei së katër erënash, prei anësh qillvet deri prei të tierash anësh atyne.
32
Edhe merrni vesht parabullënë prei drusë fikut: Kur të bahetë tashti dega e asai e butë, edhe të nxierri gjethetë, ta dini se të korrët’ ashtë ngjat;
33
kështu edhe ju, kur të shifni gjithë këto, ta dini se ashtë ngjat ndër dyer.
34
Për të vërtet po u thom juve: Kyi bres s’ka me shkuem, deri sa të bahenë këto të gjitha.
35
Qielli edhe dheu kanë me shkuem, por fjalët’ e mia s’kanë me shkuem.
36
Edhe për ate ditë, e ate orë kurkush s’e di, as engjujt’ e qillvet, veç em Atë vetëmë.
37
Edhe sikurse ishinë ditt’ e Noesë, kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut.
38
Sepse sikurse ishinë nierëzitë nd’ato ditt përpara përmbytëjesë tue ngran’ e tue pimë, tue martuem e tue u martuem, deri mb’ate ditë qi hyni Noeja ndë arkë.
39
Edhe s’e ngjofnë, deri sa erdhi përmbytëja, edhe ngriti të gjithë; kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut.
40
Atëherë dy vetë kanë me qenë nd’arë; njiani merretë, edhe tietri lehetë.
41
Dy veta kanë me blueitunë ndë mulli; njiana merretë, edhe tietra lehetë.
42
Rrini qutë pra, sepse nukë dini mbë ç’orë vien zoti juei.
43
Por këte e merrni vesht, se ndë e dinte i zoti shtëpisë mbë çfarë kohëje të natësë vien viedhësi, kishte me ndenjunë qutë,
44
edhe s’kishte me lanë me u shpuem shtëpia e vet. Përandai edhe ju bahi gati, sepse i bir’ i nieriut vien mb’atë orë qi nuk’ ua pret juve mendia.
45
Vallë cilli asht’ ai shërbëtuer besëtar, edhe i mençim, të cillin’ i zoti e vu përmbi punëtorët e vet, për me u dhan’ atyneve ushqiminë ndë kohë?
46
Lum ai shërbëtuer, kur të vijë i zoti, ta gjejë tue bamë kështu.
47
Për të vërtet po u thom juve, se ka me e vumë përmbi gjithë gjan’ e vet.
48
Edhe ai shërbëtori keq ndë thashtë ndë zemërë të vet: Em zot vonohetë me ardhunë,
49
edhe fillon me rrafunë shërbëtorëtë shokët’ e vet, edhe me ngran’ e me pimë bashkë me të deitunit;
50
i zoti ati shërbëtorit ka me ardhunë mb’atë ditë qi s’e pret, edhe mb’atë orë qi s’e di;
51
edhe ka me e damë mbë-nj’-anë, edhe ka me vumë piesën’ e ati bashkë me hipokritënat; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 25 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28