bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Matthew 26
Matthew 26
Albanian 1872
← Chapter 25
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 27 →
1
Edhe Iesui kur mbaroi gjithë këto fjalë, u tha dishepujvet vet:
2
E dini se mbas dy ditsh ashtë pashka, edhe i bir’ i nieriut nepetë ndër duer për me u kryqëzuem.
3
Atëherë u mbëlothnë Krye-priftënit’ edhe Shkruesit’ edhe pleqt’ e popullit ndë oborr të Krye-priftit, qi thohei Kaiafë;
4
edhe banë këshille për me zanë Iesunë me gënjim, edhe me e vramë.
5
Edhe thoshinë: Mos e zamë për ditë feste, qi të mos bahetë të përziem ndë popullit.
6
Edhe Iesui kur ishte ndë Bethani, ndë shtëpi të Simonit kromosunë,
7
i erdhi përanë nji grue qi kishte nji alabastër me voj ere shumë të shtrejtë, edhe ia derdhi mbi kryet, atie ku ishte ndenjunë ndë mësallë.
8
Edhe dishepujt’ e ati kur panë, u zemëruen’, e thanë: Për ç’punë me hupunë?
9
Sepse kyi voj ere mundei me u shitunë me shumë nder, edhe me u dhanë ndëpër të vobegjit.
10
Edhe Iesui si muer vesht, u tha atyneve: Përse i nepni mundime gruesë? Sepse ajo bani punë të mirë mbë mue.
11
Sepse të vobegjit’ i keni përherë me vetëhenë tuei, por mue nukë më keni përherë.
12
Sepse ajo kur derdhi këte voj ere mbi korpinë t’em, e bani për të vorruemit t’em.
13
Për të vërtet po u thom juve: Kudo me u predikuem kyi ungjill ndë gjithë botënë, ka me u folun’ edhe se qish bani ajo, qi të përmendet’ ajo.
14
Atëherë shkoi nji prei të dy-mbë-dhetësh, ai qi quhei Iudë Iskarioti, te Krye-priftënit,
15
e tha: Qish doni me më dhanë, edhe unë do t’u nap juve ndër duer ate? Edhe ata i dhanë tri-dhet’ argjanda.
16
Edhe çë mb’atëherë kërkonte kohë me e trathtuem.
17
Edhe të parënë ditën’ e të pabrumievet dishepujt’ erthnë përanë Iesuit, e i thanë: Ku do të bajmë gati për tyi me ngranë pashkënë?
18
Edhe ai tha: Shkoni ndë qytet tek akë-cilli, edhe i thoni - Mieshtri thotë: Koha eme ashtë ngjat; kam me bamë pashkënë te ti, bashkë me dishepujt’ e mi.
19
Edhe dishepujtë banë sikurse i porositi Iesui, edhe banë gati pashkënë.
20
Edhe kur u ngrys, ishte tue ndenjunë ndë mësallë bashkë me të dy-mbë-dhetët.
21
Edhe ata tue ngranë, tha: Për të vërtet po u thom juve, se nji prei jush ka me më trathtuem.
22
Edhe ata u idhënuenë fort, e filluenë me i thanë gjithë-se-cilli prei atyneve: Zot, mos jam unë?
23
Edhe ai u përgjeq, e tha: Ai qi ngjeu dorënë ndë kupët bashkë me mue, kyi ka me më trathtuem.
24
I bir’ i nieriut shkon, sikurse ashtë shkruem për atë: - Por mjer ati nieriu, qi trathtohet’ i biri i nieriut prei ati! Ishte mirë për atë nieri, mos me pasunë lemë.
25
Edhe Iuda, ai qi e trathtoi, u përgjeq, e tha: Rabbi, mos jam unë? I thotë: Ti po thue.
26
Edhe ata tue ngranë, Iesui muer bukë’ edhe e bekoi, edhe e theu, e ua dha dishepujvet, edhe tha: Mirrni, e hani; kyi ashtë korpi em.
27
Edhe muer potirinë, edhe si u fal nders, ua dha, tue thanë: Pini të gjithë prei këti,
28
sepse kyi ashtë gjaku em i dhiatësë re, qi derdhetë për shumë për ndëjesën’ e fajevet.
29
Edhe po u thom juve, se s’kam me pimë, çë tashti e mbaskëndai, prei kësai peme qi piell hardhia, deri mb’atë ditë, kur ta pij të re bashkë me ju ndë mbëretënit të t’im et.
30
Edhe ata si thanë kankën’ e uratësë, duelnë ndë Malt të Ullivet.
31
Atëherë Iesui u thot’ atyneve: Gjithë ju keni me u shkandalizuem mbë mue këte natë, sepse ashtë shkruem: “Kam me i ranë bariut, edhe dhentë kanë me u shpërdamë prei tubësë”.
32
Por mbassi të ngjallem unë, kam me votunë përpara jush ndë Galile.
33
Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Edhe të gjithë ndë u shkandalizofshinë mbë tyi, unë s’kam me u shkandalizuem kurrë.
34
Iesui i tha: Për të vërtet po të thom, se këte natë, para se të këndojë gjeli, tri herë ke me më mohuem.
35
Pietri i thotë: Edhe ndë u lypstë me vdekun’ unë bashkë me tyi, s’kam me të mohuem. Kështu than’ edhe gjithë dishepujtë.
36
Atëherë Iesui vien bashkë me ata ndë nji katund qi thohetë Gethsimani, edhe u thotë dishepujvet: Rrini aty, deri sa të vete, e të falem atie.
37
Edhe muer me vetëhe Pietrin, edhe dy të bijt’ e Zebedeut, e filloi me u idhënuem, e me i ardhunë randë.
38
Atëherë u thot’ atyneve: Shpirti em asht’ i idhënueshim deri mbë vdekë; mbetni këtu, edhe rrini qutë bashkë me mue.
39
Edhe si shkoi pak përpara, ra me faqe përmbys, tue u falun’, e tue thanë: Ati em, ndë qoftë se mundetë, le të shkojë prei meje kyi potir, por jo si të demi unë, por si të duesh ti.
40
Edhe vien te dishepujt, e i gjen tue fjetunë, edhe i thote Pietrit: Kështu nukë muftët me ndenjunë qutë nji orë bashkë me mue?
41
Rrini qutë, edhe faluni, qi të mos hyni ndë ngasëje, sepse shpirti ashtë gati, por mishi asht ’ i pafuqishim.
42
Për-së-ri për së dyti voiti, edhe u fal, tue thanë: Ati em, ndë qoftë se nukë mundetë me shkuem prei meje kyi potir, qi të mos e pij, u baftë dashunimi yt.
43
Edhe si erdhi, i gjen për-së-ri tue fjetunë, sepse syt’ e atyneve ishinë randuem.
44
Edhe si la ata, voiti për-së-ri, e u fal’ për së treti, tue thanë por ate fjalë.
45
Atëherë vien te dishepujt e vet; edhe u thot’ atyneve: Flini pra, edhe prahi: qe tek u afrue ora, edhe i bir’ i nieriut nepetë ndër duer të fajtorëvet.
46
Çohi, le të shkojmë: qe tek u afrue ai qi më trathton.
47
Edhe ai kur ishte tue folë, qe tek erdhi Iuda, nji prei të dy-mbë-dhetësh, edhe bashkë me atë erthnë shumë gjindëje me thika e me druna, prei anësë Krye-priftënavet edhe pleqvet popullit.
48
Edhe ai qi e trathton u bani atyneve shenjë, tue thanë: Ate qi të puth unë, ai ashtë; zinia.
49
Edhe përnjiherë erdhi përanë Iesuit, e tha: Falemi, Rabbi; edhe e puthi.
50
Edhe Iesui tha: Mik, përse erdhe? Atëherë u afruen’, e vunë duertë mbi Iesunë, edhe e zunë.
51
Edhe qe nji prei asish qi ishinë bashkë me Iesunë, shtrini dorën’ e nxuer thikën’ e vet, edhe i ra shërbëtorit Krye-priftit, e i preu veshinë.
52
Atëherë Iesui i thotë: Këthe thikënë tande ndë vend të vet, sepse gjith’ ata qi venë dorë mbë thikë, kanë me u bierrë.
53
Apor të duketë se nukë mundem tashti t’i lutem t’im et, edhe ka me më nxierrë përpara ma tepërë se dy-mbë-dhetë legjeona engjujsh?
54
Si kanë me u mbushunë shkronjatë pra, se kështu duhetë me u bamë?
55
Mb’ate herë Iesui i tha gjindëjesë: Porsi mbi kursarë keni dalë me thika e me druna për me më zanë? Përditë rrishiem te ju tue mësuem ndë tempull, edhe nukë me zutë.
56
Por gjithë këjo u ba, qi të mbushenë shkronjat’ e profetënavet. Atëherë gjithë dishepujt’ e lan’, e iknë.
57
Edhe ata si kapnë Iesunë, e prunë te Kaiafa Krye-prifti, atie ku ishinë mbëledhunë Shkruisit’ edhe pleqtë.
58
Por Pietri e merrte mbrapa prei së largut, deri nd’oborr të Krye-priftit, edhe si hyni mbrenda, rrinte bashkë me shërbëtorët, për me pamë të mbrapmenë.
59
Edhe Krye-priftënit’ edhe pleqt’ edhe gjithë bashkë-ndeitia kërkojshinë deshmi mbë rrenë kundrë Iesuit, për me e vramë,
60
por nukë gjetnë. Edhe ndonëse erthnë shumë deshmitarë rrenës, por nukë gjetnë. Edhe mbasandai erthnë dy deshmitarë rrenës,
61
e thanë: Kyi tha, se - Mundem me prishunë tempullin’ e Perëndisë, edhe për tri ditt me e ndërtuem.
62
Edhe Krye-prifti u ngrit, e i tha: S’po përgjegje aspak? Ç’deshmi bajnë këta kundrë tejet?
63
Por Iesui nukë pëzante. Edhe Krye-prifti u përgjeq, e i tha: Të ve mbë be për Perëndin’ e gjallë, të na thuesh, ndë je ti Krishti, i Bir’ i Perëndisë.
64
Iesui i thotë: Ti po thue: por unë po u thom juve, se çë tashti e mbaskëndai keni me pamë të birin’ e nieriut tue ndenjunë prei së diathtësë fuqisë, edhe tue ardhunë mbi renat e qiellit.
65
Atëherë Krye-prifti shqeu petkat’ e veta, tue thanë, se: Vlasfimisi. Ç’nevojë kena ma për deshmitarë? Qe tashti tek e ndëgjuetë vlasfimin’ e ati.
66
Si u duketë juve? Edhe ata u përgjegjën, e thanë: Ashtë fajtuer për vdekë.
67
Atëherë e pështynë ndër sy, edhe i ranë me grushta; edhe të tierë i ranë me shuplaka,
68
tue thanë: Profetizo mbë ne, o Krisht; cilli asht’ ai qi të ra?
69
Edhe Pietri rrinte përjashta ndë oborr, edhe i erdhi për-anë nji shërbëtore, tue thanë: Edhe ti ishie bashkë me Iesu Galileasinë.
70
Por ai e mohoi përpara të gjithëve, tue thanë: Nukë dij se qish thue.
71
Edhe ai kur duel ndë derë të oborrit, e pa nji tietër, edhe u thot’ atyneve qi ishin’ atie: Edhe kyi ishte bashkë me Iesu Nazoreasinë.
72
Edhe për-së-ri e mohoi me be, se: Nuk’ e dij nierinë.
73
Edhe mbas nji grimet erthnë për-anë ata qi ishinë tue ndenjun’, e i thanë Pietrit: Për të vërtet edhe ti je prei asish; sepse edhe të folunitë t’at të difton.
74
Atëherë filloi me nemë, e me bamë be, se: Nuk’ e dij atë nieri. Edhe përnjiherë këndoi gjeli.
75
Atëherë i ra ndër mend Pietrit fjala e Iesuit, qi i pat thanë, se: Para se të këndojë gjeli, tri herë ke me më mohuem. Edhe duel jashtë, e qjau idhët.
← Chapter 25
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 27 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28