bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Matthew 22
Matthew 22
Albanian 1872
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 23 →
1
Edhe Iesui u përgjeq përsëri, e u tha atyneve, me parabulla, tue thanë:
2
Mbëretënia e qillvet u përgjait me nji nieri mbëret, qi bani darsma për të birin e vet.
3
Edhe dërgoi shërbëtorët’ e vet me thirrun’ ata qi qenë thirrunë ndë darsmat; por nukë deshnë me ardhunë.
4
Përsëri dërgoi të tierë shërbëtorë, tue thanë: Thoni atyneve qi qenë thirrunë - Qe te bana gati drekënë t’eme; qet’ e mi edhe berrat’ e maime janë therunë, edhe të gjitha janë gati, eni ndë darsmat.
5
Por ata përtuenë, edhe shkuenë njiani nd’arë të vet, e tietri ndë tregjeti të vet.
6
Edhe të tierëtë zunë shërbëtorët’ e ati, e i shan’ edhe i vranë.
7
Por mbëreti kur ndëgjoi, u zemërue, edhe dërgoi ushtërin’ e vet, edhe prishi ata gjaksorëtë, edhe dogji qytetin’ e atyneve.
8
Atëherë u thotë shërbëtorëvet vet: Darsma ashtë gati, por ata qi qenë thirrunë s’ishinë të vëjefshim.
9
Shkoni pra ndëpër të dalunat e udhëvet, edhe sa vetë të gjeni, i thirrni ndë darsmat.
10
Edhe ata shërbëtorëtë duelnë ndëpër udhët, e mbëlothnë gjithë sa gjetnë, të këqij e të mirë; edhe darsma u mbush me nierës qi rrinë ndë mësallë.
11
Edhe mbëreti kur hyni me pam’ ata qi rrinë ndë mësallë, pa atie nji nieri qi s’kishte veshunë petka darsme.
12
Edhe i thot’ ati: Mik, si hyne këtu pa pasunë petka darsme? Por ai mbylli gojënë.
13
Atëherë mbëreti u tha shërbëtorëvet: Lithni ate për kambësh e për duersh, edhe ngrenia, e hithnia nd’errësinë të përjashtëme; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
14
Sepse shumë vetë janë të thirrunë, por pak të sgjedhunë.
15
Atëherë Fariseitë shkuen’ e banë këshille, si ta zanë ndë lak me fjalë.
16
Edhe dërgojnë tek ai dishepujt’ e vet bashkë me Herodianët, tue thanë: Mieshtër, e dimë se je i vërtetë, edhe mëson udhën’ e Perëndisë me vërtetëni, edhe s’do me ditun’ as për kurkënd, sepse nukë ven ore mbë faqe nierëzish.
17
Na thuei pra: Ç’të duketë? Asht’ e udhësë me i dhanë pagë Kaisarit, a jo?
18
Por Iesui si e muer vesht diallësin’ e atyneve, tha: Ç’më ngitni, hipokritëna?
19
Më diftoni monetën’ e pagësë. Edhe ata i prunë nji dinar.
20
Edhe ai u thot’ atyneve: E kuit ashtë këjo fytyrë, edhe këjo përmbishkronjë?
21
Ata i thonë: E Kaisarit. Atëherë u thot’ atyneve: Lani pra ato qi janë të Kaisarit mbë Kaisarinë; edhe ato qi janë të Perëndisë mbë Perëndinë.
22
Edhe ata kur ndëgjuenë, u mërekulluenë, edhe e lanë e iknë.
23
Nd’atë ditë i erthnë përanë Saddukeitë, ata qi thonë se nuk’ashtë të ngjallunë, edhe e pyetnë,
24
tue thanë: Mieshtër, Moiseu tha - “Ndë vdektë kushi pa pasunë dielm, i vëllai ati ka me u martuem me gruen’ e ati”, edhe ka me ngjallë farë për të vëllan’ e vet.
25
Edhe ishinë ndër ne shtatë vëllazën; edhe i pari u martue, edhe vdiq; edhe mbasi s’pat lanë farë, la gruen’ e vet mbë të vëllan’ e vet;
26
kështu edhe i dyti, edhe i treti, deri mbë të shtatët.
27
Edhe mbas të gjithëve vdiq edhe grueja.
28
Mbë të ngjallunit pra, cillit prei këtyne të shtatëve ka me qenë grueja? Sepse të gjith’ e patnë marrë.
29
Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Gënjeheni, mbassi s’dini shkronjat’, as fuqin’ e Perëndisë.
30
Sepse mbë të ngjallunit as martojn’, as martohenë, por janë porsi engjujt’ e Perëndisë ndë qiell.
31
Edhe për të ngjallunit prei së vdekunish, s’keni kënduem qish ashtë thanë mbë ju prei Perëndisë, kur tha:
32
“Unë jan Perënia Abrahamit, edhe Perëndia Isaakut, edhe Perëndia Iakobit?” Perëndia nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, por të gjallësh.
33
Edhe gjindëja kur ndëgjuenë, mërekulloheshinë për mësimin’ e ati.
34
Por Fariseitë kur ndëgjuenë se u mbësheli gojënë Saddukevet, u mbëlothnë bashkë.
35
Atëherë nji ligjëtar prei atyneve pyeti, tue ngam’ate, e tue thanë:
36
Mieshtër, cilla porosi ashtë ma e madhe ndë ligjët?
37
Edhe Iesui i tha: “Të duesh Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemrënë tande, edhe me gjithë shpirtinë tand, edhe me gjithë mendienë tande”.
38
Ajo asht’ e para, edhe e madheja porosi.
39
Edhe e dyta qi përgjan me ate ashtë: “Të duesh fëqinë tand porsi vetëhenë tande”.
40
Gjithë ligja edhe profetënitë varenë mbë këto dy porosia.
41
Edhe Fariseitë kur ishinë mbëledhunë, Iesui i pyeti, tue thanë:
42
Qish u duketë juve për Krishtinë? I bir’ i kuit ashtë? I thonë: I Davidit.
43
U thot’ atyneve: Qysh pra Davidi me Shpirtin’ e quen Zot? - tue thanë:
44
“I tha Zoti Zotit t’em, rri prei së diathtësë s’eme, deri sa të ve amëmiqt’ e tu përposh ndënë kambët e kambëvet tua”.
45
Ndë qoftë pra se Davidi e quen Zot, si asht’ i bir i ati?
46
Edhe kurkushi s’mundei me iu përgjegjunë ndonji fjalë, as nukë guxoi çë mb’ate ditë me e pyetunë ma.
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 23 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28