bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Matthew 4
Matthew 4
Albanian 1872
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 5 →
1
Atëherë Iesui u pru ndë shkreti prei Shpirtit, për me u ngamë prei diallit.
2
Edhe ai agjinoi katër-dhetë ditt e katër-dhetë nett, mbasandai i erdhi uni.
3
Edhe ai qi e ngiste erdhi tek ai, e tha: Ndë qofsh i Bir i Perëndisë, thuei të bahenë bukë këta gurë.
4
Por ai u përgjeq, e tha: Ashtë shkruem “Njeriu s’do të rrojë vetëmë me bukë, por me çdo farë fjale qi del prei gojësë Perëndisë”.
5
Atëherë dialli e merr me vetëhe ndë shenjtenë qytet, edhe e vu përmbi fletëzët të tempullit.
6
Edhe i thotë: Ndë qofsh i Bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tande poshtë, sepse ashtë shkruem, se: “Ka me urdhënuem engjujt’ e vet për tyi”, edhe: “Kanë me të ngritunë mbë duer, qi të mos përpiekish kambënë tande mbë gur”.
7
Iesui i tha: Përsëri ashtë shkruem - “S’ke me ngamë Zotinë Perëndinë tand”.
8
Përsëri dialli e merr me vetëhe mbë nji mal shumë të naltë, e i difton gjithë mbëretëniat’ e botësë, edhe laftin’ e atyne,
9
edhe i thotë: Kam me të dhanë këto të gjitha, ndë rafsh të më adhurojsh.
10
Atëherë Iesui i thotë: Ikë prei meje, Satana. Sepse ashtë shkruem: “Zotinë Perëndinë tand ke me adhuruem, edhe vetëm’ ati ke me iu lutunë”.
11
Atëherë dialli e len, edhe qe tek erthnë engjujtë përanë, e i shërbeishinë.
12
Edhe Iesui kur ndëgjoi, se Gjionni u dha ndër duer, iku ndë Galilet.
13
Edhe si la Nazaretënë, erdhi e nguli ndë Kapernaum, qi ashtë përanë detit, ndë synoret të Zabulonit, edhe te Nefthalimit,
14
qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit Isaisë, qi thoshte:
15
“dheu Zabulon, edhe dheu Nefthalim, mbë udhë të detit, përtej Iordanit, Galilea e kombevet.
16
Populli që rri ndë errësinë pa dritë të madhe; edhe leu dritë mb’ata qi rrinë ndë vend e ndë hije të vdekësë”.
17
Ç’atëherë Iesui filloi me predikuem e me thanë: Pendohi, sepse u afrue mbëretënia e qillvet.
18
Edhe Iesui tue ecunë ndaj detin’ e Galilesë, pa dy vëllazën, Sinominë qi thohei Pietër, edhe Andrenë të vëllan’ e ati, tue hedhunë rretënë në det, sepse ishinë peshkatorë.
19
Edhe u thot’ atyneve: Ejani mbas meje, edhe kam me u bamë juve peshkatorë nierëzish.
20
Edhe ata përnjiherë lanë rretatë, e i votnë mbrapa.
21
Edhe porsa shkoi përpara prei andyi, pa dy vëllazën të tierë, Iakobinë të birin’ e Zebedeut, edhe Gjionninë të vëllan’ e ati ndë lundrët bashkë me Zebedenë të i atin’ e atyneve, tue ndrequnë rretat’ e veta; edhe i thirri.
22
Edhe ata përnjiherë lanë lundrën’ edhe të i atin’ e vet, e i votnë mbrapa.
23
Edhe Iesui shkonte rreth gjithë Galilesë, tue mësuem ndëpër synagogat e atyneve, edhe tue predikuem ungjillin’ e mbëretënisë, edhe tue shëndoshunë çdo farë sëmundëje, e çdo farë lingate ndër popullinë.
24
Edhe i shkoi zani ndëpër gjithë Syrinë, edhe bijshinë tek ai gjith’ ata qi kishinë keq, përmbaitunë prei çdo farë sëmundëjesh e mundimesh, edhe të diallosunë, e të zanë prei lingatësë hanësë, e ulogë, edhe i shëndoshi.
25
Edhe i votnë mbrapa shumë gjindëje prei Galilesë e prei Dekapolit, e prei Ierusalemësë, e prei Iudesë, e prei përtej Iordanit.
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 5 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28