bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Chronicles 1
2 Chronicles 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 2 →
1
Solomoni, biri i Davidit, e forcoi mbretërimin e tij. Zoti, Perëndia i tij, ishte me të dhe e bëri të madhërishëm.
2
Solomoni foli me mbarë Izraelin, me kryemijësat e me kryeqindësit ushtarakë, me gjyqtarët, me të gjithë prijësit e mbarë Izraelit dhe me krerët e familjeve.
3
Ai dhe gjithë kuvendi që ishte me të, shkuan në faltoren në vend të lartë, që ndodhej në Gibeon, sepse atje ishte tenda e takimit të Perëndisë, që e kishte punuar Moisiu, shërbëtori i Zotit, në shkretëtirë.
4
Por Arkën e Perëndisë Davidi e kishte sjellë nga Kirjat Jearimi në vendin që kishte përgatitur për të, në tendën që kishte ngritur në Jerusalem.
5
Altarin prej bronzi që kishte punuar Becaleli, biri i Uriut, të birit të Hurit, e kishte vendosur para tendës së Zotit në Gibeon. Atje kishte shkuar të këshillohej Solomoni me tërë kuvendin e Izraelit.
6
Solomoni shkoi, pra, para Zotit, tek altari prej bronzi, që ndodhej te tenda e takimit, dhe mbi të kushtoi një mijë fli shkrumbimi.
7
Atë natë, Perëndia iu shfaq Solomonit e i tha: «Kërko ç'të duash e unë do të ta jap».
8
Solomoni i tha: «Ti ke treguar mirësi të madhe me atin tim, Davidin dhe më ke bërë mbret në vend të tij.
9
E tani, o Zot, Perëndi, le të përmbushet premtimi që i bëre Davidit, atit tim. Më ke vënë të mbretëroj mbi një popull të madh sa rëra e tokës.
10
Më jep, pra, urtinë dhe dijen për ta udhëhequr këtë popull, sepse kush mund ta udhëheqë popullin tënd kaq të madh?».
11
Perëndia i tha Solomonit: «Fole me gjithë zemër dhe nuk më kërkove as pasuri, as prona, as lavdi, as vdekjen e armiqve e as jetë të gjatë për veten tënde, por më kërkove urti e dije për të udhëhequr popullin tim, mbi të cilin të vura të mbretërosh.
12
Prandaj po të jap urti e dije, dhe madje, edhe pasuri, prona e nder që nuk i ka pasur asnjë prej mbretërve para teje e nuk do t'i ketë askush pas teje».
13
Atëherë Solomoni u largua nga vendi i lartë në Gibeon, ku ndodhej tenda e takimit, dhe u kthye në Jerusalem për të mbretëruar mbi Izraelin.
14
Solomoni mblodhi edhe qerre e kalorës. Ai kishte një mijë e katërqind qerre lufte dhe dymbëdhjetë mijë kalorës. Disa qerre e kalorës ai i mbajti pranë vetes në Jerusalem, ndërsa të tjerat i shpërndau nëpër qytetet ku rrinin qerret.
15
Mbreti ia kishte dalë t'i bënte argjendin e arin në Jerusalem të begatë sa gurin. Druri i cedrit, po ashtu, ishte me shumicë sa fiku që rritej në Shefelah.
16
Kuajt Solomonit ia sillnin nga Egjipti dhe Keveja. Vetë tregtarët e mbretit i blinin kuajt në Keve.
17
Qerret e luftës i sillnin nga Egjipti dhe një qerre kushtonte gjashtëqind sikla argjendi, ndërsa një kalë njëqind e pesëdhjetë. Tregtarët e mbretit u shisnin nga këto qerre e kuaj edhe të gjithë mbretërve të hititëve dhe mbretërve të Aramit.
18
Solomoni vendosi të ndërtojë një tempull për nder të emrit të Zotit dhe një pallat mbretëror.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36