bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Chronicles 14
2 Chronicles 14
Albanian 2018
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 15 →
1
Asai bëri çka ishte e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë së tij.
2
Ai i zhduku altarët e perëndive të huaj bashkë me faltoret në vende të larta, shkatërroi përmendoret e shenjta dhe copëtoi shtyllat e Asherave.
3
Asai u kërkoi banorëve të Judës të jepeshin pas Zotit, Perëndisë së etërve të tyre, e të zbatonin ligjin dhe urdhërimet e tij.
4
Shkatërroi faltoret në vende të larta dhe altarët e temjanit në të gjitha qytetet Judës. Asai mbretëroi i qetë.
5
Ai ndërtoi qytete të fortifikuara në Judë dhe vendi jetoi në qetësi. Gjatë gjithë mbretërimit të tij nuk pati luftë, sepse Zoti i kishte dhënë paqe.
6
Asai i tha popullit të Judës: «Le t'i rindërtojmë këto qytete e le t'i rrethojmë me mure, me kulla, me porta e me shula. Tani vendi na përket neve, sepse u dhamë pas Zotit, Perëndisë tonë. Meqë u dhamë pas tij, ai na dha paqe nga të gjitha anët». Ata i rindërtuan qytetet e patën begati.
7
Asai kishte një ushtri prej treqind mijë burrash nga fisi i Judës, të armatosur me shqyte e me heshta, dhe dyqind e tetëdhjetë mijë burra nga fisi i Benjaminit, të armatosur me shqyte e me harqe. Të gjithë ishin luftëtarë trima.
8
Zerahu nga Kushi e sulmoi Judën me një ushtri prej një milion luftëtarësh e prej treqind qerresh lufte. Ai mbërriti deri në Mareshah.
9
Asai doli për t'u ndeshur me të dhe e rreshtoi ushtrinë për luftë në luginën e Cefatahut, pranë Mareshahut.
10
Atëherë Asai i thirri për ndihmë Zotit, Perëndisë së tij, e tha: «O Zot, për ty nuk ka rëndësi nëse ata që ndihmon janë shumë apo pak. Eja të na ndihmosh, o Zot, Perëndia ynë, sepse te ti e kemi shpresën dhe në emrin tënd kemi dalë të luftojmë kundër kësaj turme kaq të madhe. O Zot, ti je Perëndia ynë. Mos lejo të ngadhënjejë ndokush mbi ty!».
11
Zoti i goditi kushitët para syve të Asait e të Judës dhe kushitët ia mbathën.
12
Asai dhe luftëtarët që ishin me të i ndoqën deri në Gerar. Kushitët u goditën rëndë deri në shfarosje, sepse u goditën nga vetë Zoti dhe nga ushtria e tij. Luftëtarët e Judës morën shumë plaçkë lufte atje.
13
Banorët e të gjitha qyteteve përreth Gerarit i kishte zënë tmerri i Zotit. Luftëtarët e Judës i sulmuan e i plaçkitën dhe morën me vete shumë plaçkë lufte.
14
Ata sulmuan edhe vathët e bagëtive dhe morën me vete shumë dele e deve. Mandej u kthyen në Jerusalem.
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 15 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36