bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Chronicles 15
2 Chronicles 15
Albanian 2018
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 16 →
1
Shpirti i Perëndisë erdhi mbi Azarjahun, birin e Odedit.
2
Ai i doli përpara Asait e i tha: «Dëgjomë, o Asa e mbarë ti, o Judë dhe Benjamin! Zoti është me ty kur edhe ti je me të. Nëse e kërkoni, do ta gjeni, por, nëse e braktisni, edhe ai do t'ju braktisë.
3
Për shumë kohë izraelitët mbetën pa Perëndinë e vërtetë, pa priftërinj, që t'i mësonin, dhe pa ligjin.
4
Por kur u kthyen te Zoti, Perëndia i Izraelit, për shkak të fatkeqësive dhe e kërkuan, ai iu gjend.
5
Në atë kohë nuk kishte paqe për ata që udhëtonin, sepse kishte shumë trazira mes banorëve të vendit.
6
Një komb ngrihej kundër një kombi tjetër e një qytet sulmonte qytetin tjetër, sepse Perëndia i godiste me fatkeqësi të ndryshme.
7
Por tani, jini të fortë e mos t'ju këputen krahët, sepse vepra juaj do të shpërblehet».
8
Kur Asai i dëgjoi këto fjalë e këtë profeci të profetit Oded, mori forcë dhe i hoqi idhujt e neveritshëm nga gjithë vendi i Judës dhe i Benjaminit, si edhe nga qytetet që kishte pushtuar në malësinë e Efraimit. Ai ndreqi edhe altarin e Zotit që ndodhej përpara portikut të Zotit.
9
Mandej Asai mblodhi bashkë të gjithë Judën dhe Benjaminin, si edhe të gjithë ata nga fiset e Efraimit, Manaseut dhe Simeonit, që ishin bashkuar me të, sepse shumë banorë të Izraelit ishin bashkuar me Asain, kur kishin parë se Zoti, Perëndia i tij, ishte me të.
10
Ata u mblodhën në Jerusalem në muajin e tretë të vitit të pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Asait.
11
Atë ditë i kushtuan Zotit fli prej presë së luftës, që kishin marrë me vete, shtatëqind dema dhe shtatë mijë dele.
12
Bënë edhe një besëlidhje për ta kërkuar Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, me gjithë zemër e me gjithë shpirt.
13
Kushdo që nuk do t'i shërbente Zotit, Perëndisë së Izraelit, i madh a i vogël, burrë a grua, do të vritej.
14
Mandej u betuan para Zotit me zë të lartë, me brohoritje gazmore dhe me tinguj borish e brirësh.
15
I gjithë populli i Judës u gëzua nga betimi, sepse ishin betuar me gjithë zemër, e kishin kërkuar Zotin me gjithë forcat e tyre dhe e kishin gjetur e Zoti u kishte dhënë paqe nga të gjitha anët.
16
Asai ia hoqi të ëmës, Makës, vendin e nënës mbretëreshë, për shkak se ajo kishte bërë një shtyllë të Asherasë së pështirë. Ai e copëtoi idhullin, e thërrmoi dhe e dogji në luginën e Kidronit.
17
Por faltoret në vende të larta nuk u shkatërruan në Izrael, ndonëse zemra e Asait mbeti gjithmonë e përkushtuar plotësisht ndaj Zotit.
18
Asai solli në tempullin e Perëndisë sendet dhe enët e shenjta prej argjendi e prej ari që ishin kushtuar nga i ati e nga ai vetë.
19
Deri në vitin e tridhjetë e pestë të mbretërimit të Asait nuk pati luftë.
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 16 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36