bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Chronicles 21
2 Chronicles 21
Albanian 2018
← Chapter 20
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 22 →
1
Joshafati u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën bashkë me ta në qytetin e Davidit. Pas tij mbretëroi Jehorami, i biri.
2
Jehorami kishte vëlla Azarjahun, Jehielin, Zakarinë, Azarjahun, Mikaelin dhe Shefatjahun. Të gjithë vëllezërit e tij ishin bij të Joshafatit, mbretit të Izraelit.
3
I ati u kishte dhënë shumë dhurata argjendi e ari, sende me vlerë dhe qytete të fortifikuara anekënd Judës, ndërsa mbretërinë ia dha Jehoramit, sepse ai ishte i parëlinduri.
4
Kur hipi në fronin e të atit, Jehorami e forcoi pushtetin dhe i vrau me shpatë të gjithë vëllezërit, përfshirë këtu edhe disa nga prijësit e Izraelit.
5
Jehorami ishte tridhjetë e dy vjeç kur u bë mbret. Ai sundoi për tetë vjet në Jerusalem.
6
Ai u soll si mbretërit e Izraelit dhe ndoqi shembullin e shtëpisë së Ahabit, sepse ishte martuar me bijën e Ahabit. Jehorami bëri çka është keq në sytë e Zotit.
7
Megjithatë Zoti nuk donte ta shkatërronte shtëpinë e Davidit, për shkak të besëlidhjes që kishte bërë me të. Zoti i kishte premtuar se pasardhësit e Davidit do të mbretëronin përherë si një pishtar i ndezur.
8
Gjatë mbretërimit të Jehoramit, Edomi ngriti krye kundër sundimit të Judës dhe shpalli mbretin e vet.
9
Atëherë Jehorami kaloi kufirin, bashkë me krerët e ushtrisë së tij dhe me të gjitha qerret e luftës që kishte. Edomitët e rrethuan Jehoramin me gjithë prijësit e qerreve të luftës. Atëherë ai u ngrit natën e i sulmoi.
10
Edomi nuk i është nënshtruar më sundimit të mbretërisë së Judës edhe sot e kësaj dite. Në të njëjtën kohë kundër sundimit të Judës ngriti krye edhe Libnahu. Kjo ndodhi ngaqë Jehorami e kishte braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tij.
11
Jehorami ndërtoi edhe faltore idhujsh nëpër malet e Judës, duke e bërë popullin e Jerusalemit ta tradhtojnë Zotin dhe banorët e Judës të largohen prej tij.
12
Atëherë profeti Eli i dërgoi një letër, ku i thoshte: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, atit tënd: “Ti nuk je sjellë si ati yt, Joshafati, dhe as si Asai, mbreti i Judës,
13
por je sjellë si mbretërit e Izraelit, duke e bërë popullin e Judës dhe banorët e Jerusalemit ta tradhtojnë Zotin, ashtu siç i bëri edhe shtëpia e Ahabit. Për me tepër, vrave edhe vëllezërit e tu, familjen e atit tënd, që ishin më të mirë se ti.
14
Prandaj, ja, Zoti do të sjellë një fatkeqësi të madhe mbi popullin tënd, mbi bijtë e tu, mbi gratë e tua dhe mbi gjithë pasurinë tënde.
15
Ti vetë do të vuash nga një sëmundje e rëndë barku që do të t'i nxjerrë zorrët prej barkut dita-ditës”».
16
Atëherë Zoti nxiti kundër Jehoramit shpirtrat e filistinëve dhe të arabëve, fqinjëve të kushitëve.
17
Ata e sulmuan Judën, e pushtuan dhe rrëmbyen bijtë e Jeroboamit, gratë e tij, si edhe gjithë pasuritë e pallatit mbretëror. Jeroboamit i mbeti vetëm djali i vogël, Jehoahazi.
18
Pas këtyre ngjarjeve, Zoti e goditi Jehoramin me një sëmundje të pashërueshme barku.
19
Jehorami përkeqësohej ditë pas dite. Si kaluan dy vjet, atij i dolën zorrët e barkut nga sëmundja e rëndë. Jehorami vdiq me dhimbje të tmerrshme. Gjatë varrimit të Jehoramit, populli nuk ndezi zjarre të mëdha për nder të tij, sikurse kishte bërë për paraardhësit e tij.
20
Jehorami ishte tridhjetë e dy vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për tetë vjet në Jerusalem. Ai vdiq pa iu dhimbsur askujt dhe e varrosën në qytetin e Davidit, por jo në varret e mbretërve.
← Chapter 20
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 22 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36