bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Chronicles 36
2 Chronicles 36
Albanian 2018
← Chapter 35
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
1
Populli i vendit mori Jehoahazin, birin e Josisë, dhe e vuri të mbretëronte në Jerusalem, në vend të të atit.
2
Jehoahazi ishte njëzet e tre vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi vetëm tre muaj në Jerusalem.
3
Nekohu, mbreti i Egjiptit, e hoqi Jehoahazin nga Jerusalemi, e burgosi dhe i caktoi vendit një tagër prej tre mijë kilogramë argjendi dhe tridhjetë kilogramë ari.
4
Mbreti i Egjiptit bëri mbret të Judës dhe të Jerusalemit Eliakimin, vëllanë e Jehoahazit, të cilit ia ndryshoi emrin në Jehojakim. Jehoahazin, të vëllanë e Jehojakimit, Nekohu e mori rob në Egjipt.
5
Jehojakimi ishte njëzet e pesë vjeç kur u bë mbret. Mbretëroi për njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem dhe bëri çka është keq në sytë e Zotit, Perëndisë së tij.
6
Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, e sulmoi Jehojakimin dhe e lidhi me zinxhirë prej bronzi për ta çuar në Babiloni.
7
Nabukodonosori mori edhe një pjesë të pajisjeve të tempullit të Zotit, i çoi në Babiloni dhe i vuri në pallatin e tij.
8
Bëmat e tjera të Jehojakimit, veprat e tij të neveritshme dhe gjërat e tjera në lidhje me të janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit e të Judës. Në vend të tij mbretëroi Jehojakini, i biri.
9
Jehojakini ishte tetë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për tre muaj e dhjetë ditë në Jerusalem. Jehojakini bëri çka është keq në sytë e Zotit.
10
Në krye të vitit, Nabukodonosori dërgoi njerëz që ta sillnin në Babiloni bashkë me sendet e çmuara të tempullit të Zotit. Nabukodonosori caktoi si mbret të Judës dhe të Jerusalemit Sedekinë, vëllanë e Jehojakinit.
11
Sedekia ishte njëzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem.
12
Ai bëri çka është keq në sytë e Zotit, Perëndisë së tij, dhe nuk u përul para profetit Jeremi që fliste në emër të Zotit.
13
Sedekia ngriti krye edhe kundër mbretit Nabukodonosor, ndonëse ai e kishte detyruar t'i betohej për Perëndinë. Sedekia u bë kokëfortë e zemërgur dhe nuk u kthye drejt Zotit, Perëndisë së Izraelit.
14
Edhe tërë krerët e priftërinjve bashkë me popullin i shtuan paudhësitë e tyre dhe ndoqën zakonet e pështira të kombeve, duke përdhosur tempullin e Zotit që ai vetë e kishte shenjtëruar në Jerusalem.
15
Zoti, Perëndia i etërve të tyre, u dërgoi që në fillim lajmëtarët e vet për t'i qortuar çdo herë, sepse i dhimbsej populli dhe banesa e vet.
16
Por ata i përqeshnin të dërguarit e Perëndisë, i përbuznin fjalët e tij dhe talleshin me profetët e tij. Prandaj Zoti u zemërua aq shumë kundër popullit të tij, saqë nuk kishte më mundësi shpëtimi.
17
Atëherë Zoti dërgoi kundër tyre mbretin e kaldenjve, i cili ua vrau djemtë me shpatë në shenjtëroren e Zotit e nuk pati mëshirë as për të rinjtë, as për të rejat, as për të rriturit e as për pleqtë. Zoti i la të gjithë në mëshirën e mbretit të kaldenjve.
18
Mbreti Nabukudonosor i mori të gjitha pajisjet e tempullit të Perëndisë, të mëdha e të vogla, thesaret e tempullit të Zotit, thesaret e mbretit e të fisnikëve të tij e i çoi të gjitha në Babiloni.
19
Mandej i vunë flakën tempullit të Perëndisë, rrëzuan muret e Jerusalemit, dogjën të gjitha pallatet e tij dhe shkatërruan të gjitha sendet me vlerë.
20
Ata që i shpëtuan shpatës, mbreti i treti në mërgim në Babiloni dhe u bënë skllevër për të e për bijtë e tij, derisa u themelua mbretëria e persëve.
21
Kështu u përmbush fjala e Zotit thënë me gojën e Jeremisë se toka do të rrinte e shkretë për shtatëdhjetë vjet, derisa të shpaguheshin të shtunat që nuk ishin mbajtur.
22
Në vitin e parë të mbretërimit të Kirit, mbretit të Persisë, Zoti përmbushi atë që kishte thënë përmes Jeremisë dhe e nxiti shpirtin e Kirit, mbretit të Persisë, të shpallte në mbarë mbretërinë e tij këtë vendim të shkruar:
23
«Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: Zoti, Perëndia i qiellit, më ka dhënë të gjitha mbretëritë e tokës dhe më ka urdhëruar të ndërtoj për të një tempull në Jerusalem të Judës. Kush nga ju i përket popullit të tij, të kthehet atje dhe Zoti, Perëndia i tij qoftë me të!».
← Chapter 35
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36