bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Proverbs 1
Proverbs 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 2 →
1
Fjalët e urta të Solomonit, birit të Davidit, mbretit të Izraelit:
2
për të njohur urtinë e rregullin, për të nxënë fjalët e mençura,
3
për të pranuar qortimet e mprehta, drejtësinë, gjykimin e çiltërsinë,
4
për t'u dhënë thjeshtakëve zgjuarsinë, të rinjve njohjen e shestimin.
5
Le të dëgjojë i urti e t'i shtohet dija, ndërsa i kuptueshmi le të marrë udhëzime,
6
për të kuptuar fjalët e urta dhe enigmat, thëniet e të diturve e gjëegjëzat e tyre.
7
Droja e Zotit është fillimi i njohjes, por të marrët e përçmojnë dijen e rregullin.
8
Dëgjo, biri im, qortimin e atit tënd e mos lër pas dore udhëzimet e nënës sate,
9
se si kurorë e hijshme mbi kokë do të të rrinë e porsi varëse rreth qafës tënde.
10
Biri im, nëse mëkatarët të ngucin, mos u vër vesh.
11
Po të thonë: «Eja me ne! Të zëmë pritë për gjak, t'i ngremë kurth të pafajshmit, më kot;
12
t'i përpijmë të gjallë, si skëterra, njëcopësh, si ata që zbresin në varr,
13
të përlajmë çdo gjë të çmueshme e t'i mbushim shtëpitë me plaçkë;
14
hidh short me ne e do të mbajmë një qese për ne të gjithë»,
15
ti, biri im, mos shko udhës së tyre, të mos shkelë këmba jote në atë shteg,
16
se këmbët e tyre turren drejt së keqes e nxitojnë për të derdhur gjak.
17
Para syve të shpendëve më kot hidhet rrjeta,
18
por këta zënë pritë kundër gjakut të vet, ngrenë kurth kundër vetes.
19
I tillë është fati i zhvatësit: i merr jetën të zotit të vet.
20
Urtia thërret udhëve, ngre zërin shesheve,
21
njofton në krye të rrugëve të zhurmshme e në dyert e qyteteve jep kumte:
22
«Deri kur, o thjeshtakë, do ta doni papjekurinë? Deri kur tallësit do të kënaqen së talluri e të marrët do të urrejnë njohjen?
23
Kthehuni e vëruni vesh qortimeve të mia! Ja, po hap zemrën para jush e po ju bëj të ditura fjalët e mia:
24
ju thirra e ju më përzutë, ju shtriva dorën e askush s'më vuri re.
25
I shpërfillët tërë këshillat e mia e nuk i deshët qortimet e mia.
26
Edhe unë do të qeshem me kobet tuaja, do të tallem kur t'ju zërë frika,
27
kur tmerri të përplaset mbi ju si stuhi e kobi si thëllim, kur të jeni në ngushticë e në ankth.
28
Atëherë ata do të më thërrasin, por unë nuk do të përgjigjem, do të më kërkojnë me ngulm, por nuk do të më gjejnë.
29
Ngaqë ata e urryen njohjen e nuk zgjodhën drojën e Zotit,
30
nuk ndoqën as këshillën time dhe i përçmuan të gjitha qortimet e mia,
31
ata do të hanë frytet e sjelljes së tyre e do të ngopen me këshillat e veta.
32
Bjerrja e thjeshtakëve do t'i rrënojë e mendjelehtësia e të marrëve do t'i shkatërrojë,
33
por kush më dëgjon mua do të jetojë i qetë e do të prehet pa frikë nga e keqja».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31