bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Proverbs 2
Proverbs 2
Albanian 2018
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 3 →
1
«Biri im, nëse i mirëpret fjalët e mia dhe ruan brenda teje urdhërimet e mia,
2
duke i vënë vesh urtisë e duke e prirë zemrën drejt mençurisë,
3
nëse do t'i thërrasësh mendjes e do t'i bësh zë mençurisë,
4
nëse e kërkon atë si argjendin dhe e gjurmon si thesarin,
5
atëherë do të kuptosh drojën e Zotit e do të gjesh dijen e Perëndisë,
6
se Zoti dhuron urtinë e prej gojës së tij del dija e mençuria.
7
Ai i jep mbrothësi të drejtit, është mburojë për të ndershmin,
8
mbron shtigjet e drejtësisë e bën rojë mbi udhën e besëtarëve të vet.
9
Atëherë do të kuptosh drejtësinë e gjykimin, çiltërsinë e çdo udhë të mbarë.
10
Do të të hyjë në zemër dija e njohja do të ta kënaqë shpirtin.
11
Përsiatja do të të ruajë e mençuria do të të mbrojë,
12
për të të shpëtuar nga udha e keqe, nga njerëzit që flasin prapësi,
13
nga ata që lënë shtigjet e drejta për të ecur udhëve të errëta,
14
që kënaqen me të keqen e ngazëllehen me prapësi të liga.
15
Shtigjet e tyre janë të shtrembra, udhët e tyre me dredha.
16
Kështu do të shpëtosh nga gruaja e huaj, nga e panjohura që të flet ëmbël,
17
që braktis të dashurin e rinisë dhe harron besëlidhjen me Perëndinë e saj.
18
Shtëpia e saj shpie drejt vdekjes e udhët e saj drejt hijeve.
19
Ata që shkojnë me të as nuk kthehen më, as nuk gjejnë më shtegun e jetës.
20
Prandaj, ti ec udhës së mbarë e mbaj shtigjet e të drejtëve,
21
se të drejtët do ta banojnë tokën e të përsosurit do të mbeten në të.
22
Të paudhët do të zhbihen nga faqja e dheut e të pabesët do të çrrënjosen».
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31