bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Proverbs 3
Proverbs 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 4 →
1
Biri im, mos i harro udhëzimet e mia e mbaj në zemër urdhërimet e mia,
2
se ditë të shumta, vite jete e paqe do të të japin.
3
Mos të lëntë mirësia, as besnikëria, ndaj vari rreth qafës e shkruaji mbi rrasën e zemrës sate,
4
se do të gjesh përkrahje e pëlqim para Perëndisë e para njerëzve.
5
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.
6
Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
7
Mos të të duket vetja i urtë, por druaj Zotin e largohu nga e keqja.
8
Kjo do të jetë shërim për trupin tënd e freskim për eshtrat e tua.
9
Ndero Zotin me tërë begatinë tënde, me frytet e para të çdo të vjele,
10
se drithnikët e tu do të mbushen plot e vozat e tua do të pëlcasin nga vera.
11
Biri im, mos e shpërfill mësimin e Zotit e mos u bezdis nga qortimi i tij,
12
se Zoti e ndreq atë që e do, porsi një atë birin e dashur.
13
Lum njeriu që e ka gjetur urtinë, lum ai që ka kapur arsyen,
14
është më e vlefshme se argjendi, më e dobishme se ari,
15
më e çmueshme se margaritarët, e pakrahasueshme me asnjë kënaqësi.
16
Në të djathtë mban jetëgjatësinë, në të majtë pasurinë e nderin.
17
Udhët e saj janë të këndshme, tërë shtigjet e saj të paqme.
18
Për kë e rrok atë, ajo është pema e jetës; lum ai që kapet pas saj.
19
Zoti e themeloi tokën me urti e me mençuri i nguliti qiejt.
20
Me dijen e tij shpërthyen humnerat e retë pikuan vesën.
21
Biri im, mos i hiq sysh këto gjëra, ruaj mençurinë e maturinë,
22
se do të jenë jetë për ty, stoli rreth qafës sate.
23
Atëherë do të ecësh i sigurt udhës sate e këmba jote nuk do të pengohet.
24
Kur të biesh në shtrat, s'do të trembesh, do të biesh e do të bësh gjumë të ëmbël.
25
Mos ki frikë nga tmerri i beftë a nga shkretimi i të paudhëve, kur të vijë,
26
se Zotin pranë do ta kesh e do të ta ruajë këmbën nga leqet.
27
Po të jetë në dorën tënde, mos ia moho të mirën atij që i takon.
28
Po të kesh, mos i thuaj të afërtit: «Shko e eja nesër, se do të t'jap».
29
Mos kurdis të keqen kundër të afërtit tënd që me ty banon i qetë.
30
Mos u grind kot me asnjeri nëse nuk të ka bërë keq.
31
Mos e lakmo njeriun e dhunshëm e mos ndiq udhët e tij,
32
se Zoti ka neveri për dinakun, por me të drejtin është i dashur.
33
Në shtëpinë e të paudhit rëndon mallkimi i Zotit, por ai bekon banesën e të drejtit.
34
Me tallësit ai tallet, por të përulurit i përkrah.
35
Të urtët do të trashëgojnë nderin, kurse të marrët turpin.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31