bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Proverbs 20
Proverbs 20
Albanian 2018
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 21 →
1
Vera është përqeshëse, pija e potershme, kush jepet pas tyre nuk është i urtë.
2
Tërbimi i mbretit është si ulërima e luanit, kush e ngacmon rrezikon jetën.
3
Shmangia e ngatërresave është nder për njeriun; çdo i marrë bën shamatë.
4
Përtaci nuk lëron në vjeshtë e kur vijnë të korrat s'gjen gjë.
5
Shestimet e zemrës janë si ujë i thellë, por njeriu i mençur i nxjerr ato.
6
Shumë vetë mbahen për njerëz të mirë, por kush e gjen një njeri besnik?
7
I drejti jeton me ndershmëri, lum fëmijët që lë pas.
8
Mbreti që rri ulur mbi fronin e gjykimit, shpërhap tërë të keqen me një shikim.
9
Kush mund të thotë: «E kam zemrën të pastër, jam i dëlirë nga mëkati»?
10
Një peshë kështu e një peshë ashtu, një masë kështu e një masë ashtu, që të dyja i neveriten Zotit.
11
Fëmija njihet nga çfarë bën, në është e pastër dhe e drejtë vepra e tij.
12
Veshin që dëgjon e syrin që shikon, që të dy i ka bërë Zoti.
13
Mos të të pëlqejë gjumi, se varfërohesh, hap sytë e do të ngopesh me bukë.
14
«E keqe, e keqe!», thotë blerësi, por kur largohet, krenohet me veten.
15
Le të ketë ar e stoli sa të duash, gjëja më e çmuar janë buzët e ditura.
16
Kujt ka hyrë dorëzanë për të panjohurin, merrja petkun, mbaje peng për të huajt.
17
Buka e fituar me mashtrim duket e shijshme, por më pas goja është plot rërë.
18
Bëji planet duke u këshilluar, hyr në luftë duke u menduar mirë.
19
Shpifësi përendet e zbulon të fshehtat, mos u përziej me kë s'i mbyllet goja.
20
Kujt mallkon të atin e të ëmën, do t'i shuhet drita në mes të territ.
21
Trashëgimia e fituar shpejt në fillim nuk do të jetë e bekuar në fund.
22
Mos thuaj: «Do ta kthej të keqen me të keqe!». Prit të të lirojë Zoti.
23
Një peshë kështu e një peshë ashtu i neveriten Zotit, peshorja e rreme nuk është e mirë.
24
Hapat e njeriut i drejton Zoti, si mundet njeriu ta kuptojë udhën e vet?
25
Njeriu bie në kurth kur ngutet e thotë: «Kjo është e kushtuar!» e pastaj pendohet për kushtimet.
26
Mbreti i urtë i shpërhap të paudhët e i shtyp me rrotë.
27
Shpirti i njeriut është llambë e Zotit që shqyrton gjer në thellësi.
28
Mirësia dhe e vërteta e ruajnë mbretin, froni i tij mbështetet mbi mirësinë.
29
Krenaria e të rinjve është forca e tyre, flokët e thinjura janë stolia e pleqve.
30
Plagët që kullojnë lajnë të keqen, të rrahurat zorrët e barkut.
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 21 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31