bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Ezekiel 1
Ezekiel 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 2 →
1
Në vitin e tridhjetë në muajin e katërt në ditën e pestë të muajit, kur unë isha në mes të të shpërngulurve, buzë lumit Kebar, u hap qielli dhe pashë disa vegime hyjnore.
2
Më pesë të atij muaji, në vitin e pestë të shpërnguljes së mbretit Jojakin,
3
fjala e Zotit iu drejtua priftit Ezekiel, birit të Buzit, në tokën e kaldenjve, buzë lumit Kebar. Atje dora e Zotit ishte mbi të.
4
Pashë dhe, ja, një erë e stuhishme vinte nga veriu, një re e madhe, një zjarr me shkëlqim vezullues përreth, dhe në mes të zjarrit diçka me pamje shkëlqimplotë.
5
Nga mesi i saj, shëmbëllimi i katër gjallesave. Kjo ishte pamja e tyre: kishin dukje njerëzore.
6
Secili kishte katër fytyra e katër krahë.
7
Këmbët i kishin të drejta, me shputat e këmbëve si shputat e këmbëve të viçit, vezulluese si bronzi i lëmuar.
8
Nën krahë, në të katër anët, kishin duar njeriu. Të katërt kishin fytyrat dhe krahët e vet.
9
Krahët u cekeshin me njëri-tjetrin. Kur ecnin, asnjëri nuk kthehej, por ecnin pa e kthyer shikimin.
10
Shëmbëllimi i fytyrave të tyre ishte si fytyrë njeriu. Të katërt kishin në të djathtë nga një fytyrë luani e në të majtë nga një fytyrë demi. Të katërt kishin edhe nga një fytyrë shqiponje.
11
Kaq për fytyrat. Krahët i kishin të hapur së larti. Secili kishte dy krahë që cekeshin dhe dy që mbulonin trupin.
12
Secili ecte drejt para vetes. Shkonin ku i çonte shpirti. Ecnin dhe, kur ecnin, nuk ktheheshin.
13
Shëmbëllenin me gjallesa. Pamjen e kishin si thëngjij zjarri të përflakur, si pamje pishtarësh. Mes gjallesave kishte ecejake. Zjarri ishte shkëlqimplotë e prej zjarrit dilte vetëtimë.
14
Gjallesat dilnin e hynin si vetëtima.
15
Po i shikoja gjallesat dhe, ja, përbri gjallesave, kishte nga një rrotë përtokë për të katra fytyrat e tyre.
16
Pamja e rrotave dhe përbërja e tyre kishin një si vezullimë topazi. Të katra kishin të njëjtin shëmbëllim dhe kjo ishte pamja e tyre: si të ishte ngërthyer një rrotë brenda një rrote tjetër.
17
Kur lëviznin, lëviznin në të katër drejtimet. Nuk ktheheshin kur lëviznin.
18
Rrathët i kishin të mëdhenj e të frikshëm dhe rrathët e të katrave ishin plot me sy rreth e rrotull.
19
Kur gjallesat lëviznin, edhe rrotat lëviznin bri tyre. Kur gjallesat ngriheshin nga toka, edhe rrotat ngriheshin.
20
Ngado donte të shkonte shpirti, në atë drejtim lëviznin edhe ato. Rrotat ngriheshin pranë tyre, se shpirti i gjallesave ishte brenda rrotave.
21
Kur ata lëviznin, edhe ato lëviznin. Kur ata ndalonin, edhe ato ndalonin. Kur ata ngriheshin, edhe ato ngriheshin, se shpirti i gjallesave ishte brenda rrotave.
22
Sipër kokave të gjallesave shtrihej një kube që dukej si kristal shkëlqimplotë.
23
Nën ndarje shtriheshin krahët e tyre të drejtë, drejt njëri-tjetrit, ndërsa dy krahët e tjerë u mbulonin trupin.
24
Kur lëviznin, dëgjoja ushtimën e krahëve, e ngjashme me ushtimën e ujërave të rrëmbyeshëm, si zëri i të gjithëpushtetshmit, si gjëmimi i stuhisë, si gumëzhima e fushimit. Kur ndaleshin, i shkrehnin krahët.
25
Pastaj u dëgjua një zë prej përtej kubesë që ishte mbi kokën e tyre. Kur ndaleshin, i shkrehnin krahët.
26
Përmbi kubenë që ishte sipër kokave të tyre, shfaqej një si gur safiri, me shëmbëllimin e një froni dhe, mbi këtë shëmbëllim froni, prej së larti, një shëmbëllim me pamje njeriu.
27
Pastaj pashë, prej pamjes nga brezi i tij e sipër, diçka si shkëlqimplotë, me pamjen si të një zjarri që e mbështillte përreth, ndërsa prej pamjes nga brezi i tij e poshtë, pashë një si pamje zjarri e shkëlqimi rreth tij.
28
Si pamja e ylberit mbi re në një ditë shiu, ashtu ishte pamja e shkëlqimit përreth. Ajo ishte shfaqja e shëmbëllimit të lavdisë së Zotit. Pashë, rashë me fytyrë përdhe dhe dëgjova një zë që fliste.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48