bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Ezekiel 32
Ezekiel 32
Albanian 2018
← Chapter 31
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 33 →
1
Në vitin e dymbëdhjetë, në muajin e dymbëdhjetë, në ditën e parë të muajit, fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
2
«Bir i njeriut, merrja vajit për faraonin, mbretin e Egjiptit, e thuaji: si luani i kombeve ngjasoje, ishe si përbindëshi në det, vërsuleshe nëpër lumenjtë e tu, i turbulloje ujërat me këmbë e ua ndotje lumenjtë.
3
Kështu thotë Zoti im, Zoti: do ta ndeh rrjetën time mbi ty, me bashkësinë e shumë popujve, e ata do të të ngrenë me rrjetën time.
4
Do të të hedh përtokë, në arë do të të plandos, do të vendoj në ty të gjithë shpendët e qiellit, do të ngopen me ty gjallesat e mbarë dheut.
5
Do ta përhap nëpër male mishin tënd, do t'i mbush luginat me kërmën tënde.
6
Do ta vel tokën gjer në mal me çurgun e gjakut tënd e përrenjtë do të mbushen prej teje.
7
Pasi të jesh shuar, do ta mbuloj qiellin, do t'ia errësoj yjet. Diellin me re do ta mbuloj e hëna nuk do të bëjë më dritë.
8
Të gjithë dritëdhënësit e qiellit do t'i terratis mbi ty e do të pllakos errësirën në dheun tënd, kumton Zoti im, Zoti.
9
Do t'ua trazoj zemrën shumë popujve, kur t'u jap lajmin e rrënimit tënd kombeve, vendeve që nuk i ke njohur.
10
Do të çorodit shumë popuj për shkakun tënd. Mbretërit e tyre do të dridhen për shkakun tënd, kur ta vringëlloj shpatën para tyre. Do të tranden pareshtur, secili për jetën e vet, ditën e shembjes sate.
11
Se kështu thotë Zoti im, Zoti: shpata e mbretit të Babilonisë do të bjerë mbi ju.
12
Turmën tënde do ta rrëzoj me shpatën e trimave, të gjithë prej kombeve mizore. Do ta shkretojnë krenarinë e Egjiptit e do të shkretohet tërë turma e tij.
13
Do t'ia shkatërroj të gjitha bagëtitë ndanë ujërave të begata. Nuk do t'i turbullojë më këmbë njeriu, as thundrat e kafshëve nuk do t'i turbullojnë.
14
Atëherë do t'ua kthjelloj ujërat e lumenjtë e tyre si vaji do të rrëshqasin, kumton Zoti im, Zoti.
15
Kur ta kem shkretuar dheun e Egjiptit, kur të jetë shkretuar dheu nga gjithçka që e mbushte, kur të kem goditur të gjithë banorët e tij, do ta marrin vesh se unë jam Zoti.
16
Ky është vajtim e do të vajtohet. Bijat e kombeve do ta vajtojnë. Mbi Egjiptin e mbarë turmën e tij do ta vajtojnë, kumton Zoti im, Zoti.
17
Në vitin e dymbëdhjetë, në muajin e dymbëdhjetë, në ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
18
bir i njeriut, vajto mbi turmën e Egjiptit e jepu tatëpjetën drejt nëndheut bashkë me ata që zbresin në gropë, atij e bijave të kombeve të fuqishme.
19
Më i bukur se kush qenke ti? Zbrit e prehu me të parrethprerët.
20
Do të bien mes të therurve me shpatë. U zhvesh shpata. Goditeni me mbarë turmën e tij.
21
Prijësit guximtarë, në mes të skëterrës, do të thonë për të e për ndihmësit: kanë zbritur e janë prehur të parrethprerët dhe të therurit me shpatë.
22
Aty është Asiria, me tërë hordhinë e vet. Rreth e rrotull i ka varret. Të gjithë janë therur, kanë rënë prej shpatës.
23
Varret e saj janë vënë në skaj të gropës dhe hordhitë i ka rreth varrit. Të gjithë janë therur, kanë rënë prej shpatës që kall datën në dheun e të gjallëve.
24
Aty është Elami, me turmën rreth varrit të vet. Të gjithë janë therur, kanë rënë prej shpatës. Zbritën në nëntokë me të parrethprerët që kallin datën në dheun e të gjallëve. Mbartin turpin e vet me ata që zbresin në gropë.
25
Mes të therurve ia vunë shtrojën, me mbarë turmën, me varret përreth. Të gjithë të parrethprerë, të rënë prej shpatës. Se i kallën datën tokës së të gjallëve dhe mbartin turpin e vet me ata që zbresin në gropë. Mes të therurve janë vendosur.
26
Aty është Meshek Tubali dhe tërë turma e tij me varret përreth. Të gjithë të parrethprerë, të rënë prej shpatës, se i kallën datën dheut të të gjallëve.
27
Nuk prehen me heronjtë ata që ranë prej të parrethprerëve, që zbritën në skëterrë me armët e luftës. Shpatat ua vunë nën kokë dhe ligësinë kishin nëpër eshtra, se i kallën datën dheut të të gjallëve.
28
Edhe ti do të prehesh me të parrethprerët, me të rënët prej shpatës.
29
Atje është Edomi, mbretërit e tërë princat e tij. Ata prehen me të therurit me shpatë, me të parrethprerët dhe me ata që zbresin në gropë, ndonëse ishin të fuqishëm.
30
Atje janë, të turpëruar, mbarë udhëheqësit e veriut e mbarë sidonasit, që zbritën me të therurit, për shkak të tmerrit që shkaktuan me fuqinë e tyre. Prehen me të parrethprerët, me të therurit me shpatë, dhe mbartin turpin e atyre që zbresin në gropë.
31
Faraoni do t'i shohë e do të ngushëllohet me tërë këtë turmë, faraoni dhe mbarë ushtria e tij, të therur me shpatë, kumton Zoti im, Zoti,
32
se ia kalla datën dheut të të gjallëve. Faraoni me tërë turmën e tij prehet mes të parrethprerëve, me të therurit me shpatë, kumton Zoti im, Zoti ».
← Chapter 31
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 33 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48