bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Ezekiel 33
Ezekiel 33
Albanian 2018
← Chapter 32
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 34 →
1
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
2
«Bir i njeriut, fol me bijtë e popullit tënd e thuaju: nëse ngre shpatën kundër një vendi, njerëzit e atij vendi do të marrin një burrë nga brenda kufijve e do ta caktojnë rojtar për ta.
3
Nëse ai e sheh shpatën duke iu sulur vendit dhe i bie borisë për ta lajmëruar popullin,
4
ai që e dëgjon zërin e borisë nuk e përfill lajmin, kur të vijë shpata e ta përlajë, gjaku do t'i bjerë mbi kokën e vet.
5
Ai e dëgjoi zërin e borisë, por nuk e përfilli lajmin. Gjaku do t'i bjerë mbi kokën e vet. Po ta kishte pranuar lajmin, do ta kishte shpëtuar jetën.
6
Por, nëse rojtari e sheh shpatën duke ardhur e nuk i bie borisë dhe populli nuk e merr lajmin, kur të vijë shpata e të përlajë ndonjërin prej tyre, ai do të përlahet për shkak të ligësisë së vet, por gjakun e tij do t'ia kërkoj rojtarit.
7
Ty, bir i njeriut, të kam caktuar rojtar për shtëpinë e Izraelit. Kur të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, paralajmëroi nga ana ime.
8
Nëse i them të paudhit: i paudhë, do të vdesësh, por ti nuk flet për ta paralajmëruar që të heqë dorë nga sjellja, ai, i paudhi, do të vdesë për fajin e vet, por gjakun e tij do të ta kërkoj ty.
9
Por, nëse ti e paralajmëron të paudhin të heqë dorë nga sjellja e vet e të pendohet, por ai nuk pendohet, ai do të vdesë për fajin e vet e ti do të shpëtosh.
10
Ti, bir i njeriut, thuaji shtëpisë së Izraelit: “Ju flisni e thoni: shkeljet dhe mëkatet tona ranë mbi ne e po kalbemi në to. Si do të mbetemi gjallë?”.
11
Ti thuaju: pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, unë nuk gëzohem me vdekjen e të paudhëve, por që i paudhi të pendohet për sjelljen e vet e të jetojë. Pendohuni, pendohuni për sjelljet tuaja të liga. Pse doni të vdisni, o shtëpia e Izraelit?
12
Ti, o bir i njeriut, thuaju bijve të popullit tënd: të drejtin nuk e shpëton drejtësia e vet, kur ai bën shkelje. I paudhi nuk do të pengohet në paudhësinë e vet, nëse pendohet për paudhësinë e vet. I drejti nuk mund të jetojë falë drejtësisë, nëse mëkaton.
13
Nëse i them të drejtit: “Do të mbetesh gjallë”, por ai, i sigurt për drejtësinë e vet, bën padrejtësi, nuk do t'i kujtohet më asnjë veprim i drejtë, por do të vdesë në padrejtësinë që ka bërë.
14
Nëse i them të paudhit: “Do të vdesësh” dhe ai pendohet për mëkatin e vet dhe bën të drejtën e drejtësinë,
15
kthen pengun, shpaguan vjedhjen, i zbaton rregullat e jetës, jeton pa bërë padrejtësi, ai do të jetojë e nuk do të vdesë.
16
Nuk do t'i kujtohet asnjë nga mëkatet që pati bërë. Ai zbatoi të drejtën e drejtësinë dhe do të jetojë.
17
Bijtë e popullit tënd thonë: “Nuk është e rregullt udha e Zotit”. Në të vërtetë, udha e tyre nuk është e drejtë.
18
Nëse i drejti heq dorë nga drejtësia dhe bën padrejtësi, do të vdesë për shkak të saj.
19
Nëse i paudhi heq dorë nga paudhësia dhe vepron me të drejtë e drejtësi, falë tyre do të jetojë.
20
Ju thoni: “Nuk është e rregullt udha e Zotit”. Do ta gjykoj secilin prej jush sipas udhës së vet, o shtëpia e Izraelit.
21
Në vitin e dymbëdhjetë të shpërnguljes sonë, në muajin e dhjetë, në ditën e pestë të muajit, erdhi tek unë një i ikur nga Jerusalemi e më tha: “Qyteti ra!”.
22
Mbrëmjen para se të vinte i ikuri, dora e Zotit kishte qenë mbi mua dhe në mëngjes, kur mbërriti i ikuri, Zoti ma hapi gojën. M'u hap goja e nuk isha më memec.
23
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
24
bir i njeriut, banorët e këtyre djerrinave në tokën e Izraelit flasin e thonë: “Abrahami ishte një i vetëm dhe e kishte tokën për pronë, ndërsa ne jemi shumë. Neve na është dhënë toka për pronë”.
25
Prandaj thuaju se kështu thotë Zoti im, Zoti: ju e hani mishin me gjak, i ngrini sytë drejt idhujve, derdhni gjak dhe dashkeni ta keni tokën për pronë?
26
Ju mbështeteni te shpatat tuaja, bëni pështirësi, secili çnderon gruan e të afërtit dhe dashkeni ta keni tokën për pronë?
27
Po ashtu thuaju se kështu thotë Zoti im, Zoti: pasha jetën time, ata që gjenden në djerrina do të bien prej shpatës. Ata që gjenden nëpër ara, do t'ua jap kafshëve për ushqim, ndërsa ata që janë nëpër fortesa e nëpër shpella, do të vdesin prej murtajës.
28
Do ta katandis vendin në shkretim e djerrinë e do të marrë fund krekosja e fuqisë së tij. Do të shkretohen malet e Izraelit e nuk do t'i përshkojë askush.
29
Do ta marrin vesh se unë jam Zoti kur ta kem tharë e shkretuar vendin e tyre, për shkak të gjithë pështirësive që kanë bërë.
30
Sa për ty, bir i njeriut, bijtë e popullit tënd flasin për ty rrëzë mureve dhe te dyert e shtëpive të veta, i thonë njëri-tjetrit, secili të afërtit: “Ejani e dëgjoni çfarë është kjo fjalë që del nga Zoti!”.
31
Vijnë te ti siç mblidhet populli, ulen para teje dhe i dëgjojnë fjalët e tua, por nuk i zbatojnë, se veprojnë sipas gojës së tyre epshore e zemra u rend pas përfitimeve.
32
Ja, ti je për ta si një këngë epshore, me zë të bukur, që u bie këndshëm veglave. Ç'thua ti e dëgjojnë, por nuk e zbatojnë.
33
Por, kur do të ndodhë kjo dhe, ja, po ndodh, do ta marrin vesh se mes tyre gjendej një profet».
← Chapter 32
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 34 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48