bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Ezekiel 37
Ezekiel 37
Albanian 2018
← Chapter 36
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 38 →
1
Dora e Zotit ishte mbi mua. Me anë të shpirtit të Zotit më shpuri e më vendosi në mes të luginës që ishte plot me eshtra.
2
Ai më solli rreth tyre dhe, ja, kishte aq shumë mbi sipërfaqen e luginës dhe ishin aq të thata.
3
Ai më tha: «Bir i njeriut, a mund të ngjallen këto eshtra?». Unë u përgjigja: «Zoti im, Zot, ti e di».
4
Atëherë më tha: «Profetizoju këtyre eshtrave e thuaju: o eshtra të thata, dëgjojeni zërin e Zotit.
5
Kështu u thotë Zoti im, Zoti, këtyre eshtrave: ja, unë do të shtie shpirtin në ju e ju do të ngjalleni.
6
Do të vë në ju deje, do të vë mbi ju mish, do t'ju mbuloj me lëkurë, do të fus në ju shpirtin e ju do të ngjalleni. Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti ».
7
Unë profetizova siç më ishte urdhëruar. Teksa profetizoja, pati kërcëllitje. Dhe, ja, drithërima! Eshtrat u afruan asht me asht.
8
Unë pashë dhe, ja, dejet e mishi u vendosën mbi to dhe u mbuluan me lëkurë përsipër, por shpirt nuk kishin.
9
Pastaj më tha: «Profetizoji shpirtit! Profetizo, bir i njeriut, e thuaji shpirtit se kështu thotë Zoti im, Zoti: eja nga të katër erërat, o shpirt, e fryj mbi këta të vrarë, që të ngjallen».
10
Unë profetizova siç më kishte urdhëruar. Atëherë shpirti erdhi tek ato. U ngjallën e u ngritën më këmbë. Ishte një ushtri tejet, tejet e madhe.
11
Atëherë më tha: «Bir i njeriut, këto eshtra janë mbarë shtëpia e Izraelit. Ja, ata thonë: na janë tharë eshtrat, na u fishk shpresa e jemi këputur.
12
Prandaj profetizo e thuaju se kështu thotë Zoti im, Zoti: ja tek po i hap varret tuaja dhe do t'ju ngre nga varret, o populli im. Do t'ju çoj në tokën e Izraelit
13
e do ta merrni vesh se unë jam Zoti, pasi t'ju zhgropos e pasi t'ju ngre nga varret, o populli im.
14
Do të vë shpirtin tim në ju, ju do të ngjalleni e unë do t'ju vendos në tokën tuaj. Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti. Fola e kështu do të veproj, kumton Zoti ».
15
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
16
«Bir i njeriut, merr një copë dru e shkruaj në të: “Për Judën dhe për bijtë e Izraelit, ortakë me të”. Pastaj merr një tjetër copë druri e shkruaj në të: “Për Jozefin, pemën e Efraimit, dhe për tërë shtëpinë e Izraelit, ortake me të”.
17
Pastaj afroi me njëri-tjetrin, që të bëhen një dru i vetëm, një i vetëm në dorën tënde.
18
Kur të të pyesin bijtë e popullit tënd: a nuk do të na tregosh ç'kuptim kanë këto për ty?
19
Ti thuaju: kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, po e marr drurin e Jozefit me fiset e Izraelit, ortakët e tij, që është në dorën e Efraimit, dhe do ta vë në drurin e Judës, për t'i bërë një dru të vetëm. Do të bëhen një gjë e vetme në dorën time.
20
Kur të kesh në dorë drurët mbi të cilët do të kesh shkruar, para syve të tyre,
21
thuaju: kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, do t'i marr bijtë e Izraelit nga bijtë e kombeve ku kanë shkuar, do t'i mbledh anembanë e do t'i sjell në tokën e tyre.
22
Do t'i bëj një komb të vetëm në vend, nëpër malet e Izraelit. Një mbret i vetëm do të jetë mbret mbi të gjithë ata. Nuk do të jenë më dy kombe e nuk do të jenë më të ndarë në dy mbretëri.
23
Nuk do të përdhosen më me idhujt e me pështirësitë e tyre apo me çfarëdo shkelje të tyren. Unë do t'i shpëtoj nga të gjitha kryeneçësitë me të cilat kanë mëkatuar e do t'i pastroj. Ata do të jenë populli im e unë do të jem Perëndia i tyre.
24
Shërbëtori im, Davidi, do të jetë mbret mbi ta e do të kenë një bari të vetëm. Do të ecin sipas vendimeve të mia dhe do t'i dëgjojnë e do t'i zbatojnë rregullat e mia.
25
Do të banojnë në tokën që i dhashë shërbëtorit tim Jakobit, ku banuan etërit tuaj.
26
Do të bëj me ta besëlidhje paqeje. Do të jetë besëlidhje e amshuar. Do t'i vendos në tokën e tyre, do t'i shumoj e do ta vendos shenjtëroren time mes tyre përgjithmonë.
27
Tek ata do të jetë banesa ime. Unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im.
28
Atëherë kombet do ta marrin vesh se unë jam Zoti, që e shenjtëron Izraelin, kur shenjtërorja ime të jetë mes tyre përgjithmonë».
← Chapter 36
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 38 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48