bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Ezekiel 24
Ezekiel 24
Albanian 2018
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 25 →
1
Në vitin e nëntë, në muajin e dhjetë, në ditën e dhjetë të muajit, fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
2
«Bir i njeriut, shkruaje emrin e ditës, pikërisht të kësaj dite. Mbreti i Babilonisë i është sulur Jerusalemit në këtë ditë.
3
Tregoji një shëmbëlltyrë fisit kryeneç e thuaji se kështu thotë Zoti im, Zoti: vëre kusinë, vëre! Hidhja edhe ujin!
4
Qitja copat e mishit, të gjitha copat e mira, kofshën dhe shpatullën, mbushe me kockat e përzgjedhura,
5
merr ajkën e grigjës, vër edhe pirgun e urëve nën të, vloje me valë, që edhe kockat brenda saj të ziejnë.
6
Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: mjerë qyteti gjakatar, kusi e ndryshkur që nuk i ka dalë ndryshku. Nxirr prej andej një copë pas tjetrës, pa hedhur short në të!
7
Se ai derdhi gjak në mesin e vet, e zbrazi mbi shkëmbin e zhveshur, nuk e derdhi përtokë, për ta mbuluar me pluhur.
8
Për ta shfryrë zemërimin, për të marrë hak, e vura gjakun e tij mbi shkëmbin e zhveshur, që të mos mbulohet.
9
Prandaj, kështu thotë Zoti im, Zoti: mjerë qyteti gjakatar! Edhe unë do ta ngre pirgun e madh.
10
Shumoi drutë, ndize zjarrin, zieje mishin krejt, përzieji erëzat e le të digjen kockat.
11
Vëre të zbrazur mbi prush, që të nxehet, t'i skuqet bakri, të shkrihet papastërtia në mesin e saj e t'i soset ndryshku.
12
E lodhën mundimet, por nuk i del me zjarr ndryshku i saj i madh.
13
Unë do të të pastroja, por ti nuk u pastrove nga papastërtitë e tua, prandaj për shkak të papastërtisë sate të shthurur, nuk do të pastrohesh më deri kur të reshtë zemërimi im ndaj teje.
14
Unë, Zoti, fola. Do të veproj e nuk do të ndalem. Nuk do të kem dhembshuri e nuk do të kem mëshirë. Do të të gjykoj sipas sjelljeve të tua dhe sipas bëmave të tua, kumton Zoti im, Zoti ».
15
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
16
«Bir i njeriut, ja, po ta heq befas dëshirimin e syve, por mos u anko, mos qaj e mos derdh lot.
17
Psherëti në heshtje e mos mbaj zi për të vdekurit. Lidhe kësulën e mbathi sandalet në këmbë. Mos u mbulo gjer mbi buzë e mos e ha bukën e njerëzve».
18
Në mëngjes i fola popullit dhe në mbrëmje më vdiq gruaja. Të nesërmen në mëngjes veprova siç më ishte urdhëruar.
19
Populli më pyeti: «A s'do të na e tregosh kuptimin e këtyre që po bën?».
20
Unë u përgjigja: «Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
21
thuaji shtëpisë së Izraelit se kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, po e përdhos shenjtëroren time, krenarinë e fuqisë suaj, dëshirimin e syve tuaj dhe dashurinë e shpirtit tuaj. Bijtë e bijat tuaja, që i latë atje, do të bien prej shpatës.
22
Ju do të bëni siç bëra unë. Nuk do të mbuloheni gjer mbi buzë dhe nuk do ta hani bukën e njerëzve.
23
Do t'i mbani kësulat në kokë dhe sandalet në këmbë. Nuk do të vajtoni, por as do të qani. Do të breheni nga fajet tuaja e do të shfryni kundër njëri-tjetrit.
24
Ezekieli do të jetë shenjë për ju. Kur të ndodhin këto, ju do të veproni si ai dhe do të merrni vesh se unë jam Zoti.
25
Ti, bir i njeriut, në ditën kur do t'ua heq atyre fortesën, gëzimin dhe hijeshinë e tyre, dëshirimin e syve të tyre, lehtësinë e shpirtit të tyre, bijtë dhe bijat e tyre,
26
atë ditë do të vijë te ti një ikanak, për të të njoftuar.
27
Atë ditë do të të hapet goja, për të folur me ikanakun. Do të flasësh e nuk do të jesh më i pagojë. Do të jesh shenjë për ta dhe ata do ta marrin vesh se unë jam Zoti ».
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 25 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48