bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Ezekiel 30
Ezekiel 30
Albanian 2018
← Chapter 29
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 31 →
1
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
2
«Bir i njeriut, profetizo e thuaj se kështu thotë Zoti im, Zoti: vajtoni: vaj për atë ditë!
3
Se afër është dita, afër është dita e Zotit, ditë e zymtë do të jetë dita e kombeve.
4
Shpata do të bjerë kundër Egjiptit, do ta zërë ankthi Kushin, kur të bien të therurit në Egjipt. Pasuritë e tij do të rrëmbehen, do të shkërmoqen themelet e tij.
5
Kushi, Puti, Ludi, gjithë Arabia e Kubi, të gjithë popujt e tokës së besëlidhjes do të bien prej shpatës bashkë me ta.
6
Kështu thotë Zoti: do të bien mbështetësit e Egjiptit, do të marrë tatëpjetën fuqia e tij e krekosur. Nga Migdoli deri në Sieneh prej shpatës do të bien, kumton Zoti im, Zoti.
7
Do të shkretohen në mes të vendeve të shkretuara, qytetet e tij do të jenë mes qyteteve të rrënuara.
8
Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti, kur t'i kem vënë zjarrin Egjiptit, kur të jenë thyer të gjithë ndihmësit e tij.
9
Atë ditë do të dalin prej meje lajmëtarë nëpër anije, për ta trandur Kushin e qetë. Do t'i zërë ankthi në ditën e Egjiptit, se, ja, po vjen.
10
Kështu thotë Zoti im, Zoti: Do t'ia shuaj pasurinë Egjiptit me anë të Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë.
11
Ai dhe populli i tij, më mizori ndër kombe, do të sillen për ta shkretuar vendin. Do të rrokin shpatat kundër Egjiptit e do ta mbushin tokën me të therur.
12
Do ta thaj Nilin e do t'ua shes tokën të ligjve. Do ta shkretoj vendin me gjithë ç'ka në të me anë të të huajve. Unë, Zoti, kam folur.
13
Kështu thotë Zoti im, Zoti: do t'i shkatërroj idhujt e do t'i shuaj shëmbëllesat e Memfisit. Nuk do të ketë më udhëheqës nga dheu i Egjiptit e do t'i shtie tmerrin tokës së Egjiptit.
14
Do ta shkatërroj Patrosin, do t'i vë zjarrin Coanit e do të zbatoj gjykimin në No.
15
Do ta zbraz zemërimin në Sin, fortesë e Egjiptit, do ta këpus turmën e Nosë.
16
Do t'i vë flakën Egjiptit, Sinin do ta zënë dhimbje pas dhimbjesh, Noja do të çahet, Memfisin do ta zënë armiqtë gjatë ditës.
17
Të rinjtë e Onit e të Pibesetit do të bien prej shpatës dhe gratë do të shkojnë në skllavëri.
18
E errët do të jetë dita në Tahpanhes, kur ta copëtoj atje zgjedhën e Egjiptit. Atëherë do të marrë fund fuqia e tij e krekosur, reja do ta mbulojë dhe bijat do t'ia çojnë në skllavëri.
19
Do të zbatoj gjyqin në Egjipt e do ta marrin vesh se unë jam Zoti ».
20
Në vitin e njëmbëdhjetë, në muajin e parë, më shtatë të atij muaji, fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
21
«Bir i njeriut, ia theva krahun faraonit, mbretit të Egjiptit. Ja, nuk është lidhur për shërim. Nuk është shtrënguar me garza për ta forcuar, që të mbajë shpatën.
22
Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: ja ku jam kundër faraonit, mbretit të Egjiptit. Do t'ia thyej krahët, të fortin dhe të thyerin, që shpata t'i bjerë nga dora.
23
Do t'i shpërndaj egjiptianët ndër kombe e do t'i hapërdaj ndër vende.
24
Do t'ia forcoj krahun mbretit të Babilonisë e do t'i vë në dorë shpatën time. Do t'ia thyej krahët faraonit dhe ai do të rënkojë para tij, siç rënkon i plagosuri.
25
Do t'ia forcoj krahët mbretit të Babilonisë, ndërsa faraonit do t'i lëshohen krahët. Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti, pasi t'ia kem vënë shpatën në dorë mbretit të Babilonisë e pasi ta shtrij drejt dheut të Egjiptit.
26
Do t'i shpërndaj egjiptianët ndër kombe e do t'i hapërdaj ndër vende. Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti ».
← Chapter 29
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 31 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48