bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Genesis 20
Genesis 20
Albanian 2018
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 21 →
1
Abrahami u largua prej andej drejt tokës së Negevit. Ndenji mes Kadeshit e Shurit e banoi si i huaj në Gerar.
2
Atje Abrahami thoshte për Sarën, gruan e tij: «Është motra ime». Kështu, Abimeleku, mbreti i Gerarit, dërgoi njerëz dhe e mori Sarën.
3
Por Perëndia iu drejtua Abimelekut natën në ëndërr e i tha: «Ja, do të vdesësh për shkak të gruas që more, sepse është e martuar».
4
Abimeleku nuk e kishte prekur, prandaj i tha: «O Zot, a do ta vrisje një komb të drejtë?!
5
A nuk më tha Abrahami se ishte e motra? Edhe Sara vetë më tha se është vëllai i saj. Me ndërgjegje të pastër e me duar të pafajshme e bëra këtë gjë».
6
Perëndia i tha në ëndërr: «Unë e di që veprove me ndërgjegje të pastër, prandaj të ruajta që të mos mëkatosh kundër meje e kështu nuk të lashë ta prekësh.
7
Tani, ktheja të shoqen, se Abrahami është profet. Ai do të lutet për ty e do të jetosh. Por nëse nuk ia kthen, dije mirë se do të vdesësh ti dhe të gjithë të tutë».
8
Abimeleku u ngrit herët në mëngjes dhe thirri të gjithë shërbëtorët e tij. Kur u tregoi gjithçka, ata i zuri një frikë e madhe.
9
Atëherë Abimeleku thirri Abrahamin e i tha: «Çfarë na ke bërë kështu? Ç'të keqe të bëra që solle mbi mua e mbi mbretërinë time një mëkat kaq të rëndë? Nuk u solle me mua siç duhet».
10
Abimeleku shtoi: «Ç'të shkoi në mendje që bëre këtë gjë!».
11
Abrahami iu përgjigj: «E bëra se thashë: me siguri, nuk ka frikë Perëndie në këtë vend e kështu do të më vrasin për shkak të gruas sime.
12
Është e vërtetë, ajo është motra ime, sepse është bija e tim eti e jo e sime mëje, por e mora për grua.
13
Kur Perëndia më bëri të endem larg nga shtëpia e tim eti, i thashë asaj: “Tregohu mirëdashëse ndaj meje. Në çdo vend që do të hyjmë, thuaj për mua se jam vëllai yt”».
14
Atëherë Abimeleku mori dhen e qe, shërbëtorë e shërbëtore e ia dha Abrahamit. I ktheu edhe Sarën, gruan e tij,
15
e i tha: «Ja, para teje është vendi im. Bano ku të të pëlqejë».
16
Sarës i tha: «Ja, i kam dhënë një mijë monedha argjendi vëllait tënd për të mbuluar fyerjen para të gjithë atyre që janë me ty e për të të shfajësuar para të gjithëve ».
17
Atëherë Abrahami iu lut Perëndisë dhe Perëndia i shëroi Abimelekun, gruan dhe skllavet e tij. Kështu, ato lindën fëmijë,
18
sepse Zoti i kishte bërë beronja të gjitha gratë e shtëpisë së Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 21 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50