bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Genesis 45
Genesis 45
Albanian 2018
← Chapter 44
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 46 →
1
Jozefi nuk e përmbajti dot veten para gjithë të pranishmëve e thirri: «Nxirrini të gjithë përjashta!». Kështu, askush nuk ishte me të kur iu dëftua vëllezërve të vet,
2
por Jozefi qau me të madhe, saqë e morën vesh egjiptianët dhe shtëpia e faraonit.
3
Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: «Jam Jozefi! A është ende gjallë im atë?». Por vëllezërit, të tmerruar prej Jozefit, nuk ishin në gjendje t'i përgjigjeshin.
4
Ai u tha: «Afrohuni!» dhe ata u afruan. Pastaj u tha: «Jam Jozefi, vëllai që shitët në Egjipt!
5
Mos u shqetësoni e mos u zemëroni me veten tuaj që më shitët këtu, se Perëndia më dërgoi para jush për t'ju shpëtuar.
6
Sepse ky është viti i dytë i zisë mbi tokë, por kanë mbetur edhe pesë vjet të tjerë gjatë të cilëve as nuk do të lërohet, e as nuk do të korret.
7
Perëndia më dërgoi para jush për t'ju mbajtur gjallë mbi tokë e për të shpëtuar shumë prej jush.
8
Prandaj nuk ishit ju që më dërguat këtu, por Perëndia. Ai më bëri atë për faraonit, zot të gjithë shtëpisë së tij e prijës mbi mbarë tokën e Egjiptit.
9
Nxitoni e shkoni tek im atë e i thoni: “Kështu thotë Jozefi, yt bir: Perëndia më bëri zot mbi mbarë Egjiptin. Eja tek unë e mos vono!
10
Do të banosh në tokën e Goshenit e do të jesh pranë meje ti, bijtë e nipërit e tu, dhentë e qetë e tua e gjithçka ke.
11
Atje unë do të kujdesem për ty, që ti, bijtë e tu e gjithçka ke të mos mbaroni, sepse kanë mbetur edhe pesë vjet zi buke”.
12
Me sytë tuaj po e shihni bashkë me Benjaminin, vëllain tim, se unë që po ju flas, jam Jozefi.
13
Tregojini tim eti për gjithë lavdinë që gëzoj në Egjipt e për gjithçka që patë. Nxitoni e ma sillni tim atë këtu».
14
Pastaj e përqafoi Benjaminin, të vëllanë, e qau. Edhe Benjamini qau mbi supin e tij.
15
I puthi të gjithë vëllezërit duke qarë dhe pastaj ata filluan t'i flisnin.
16
Lajmi që kishin ardhur vëllezërit e Jozefit u mor vesh në shtëpinë e faraonit. Kjo gjë i pëlqeu faraonit dhe shërbëtorëve të tij.
17
Atëherë faraoni i tha Jozefit: «Thuaju vëllezërve të ngarkojnë kafshët e të shkojnë në tokën e Kanaanit.
18
Pastaj të marrin me vete atin tuaj e familjet tuaja e të vijnë tek unë. Unë do t'ju jap vendin më të mirë të Egjiptit e ju do të shijoni prodhimet më të mira të vendit.
19
Urdhëroji të marrin me vete edhe qerre nga Egjipti për fëmijët e për gratë e tyre e ta sjellin atin tuaj e të vijnë këtu.
20
Mos t'ju vijë keq për sendet që lënë mbrapa, se të mirat e gjithë Egjiptit do të jenë tuajat».
21
Kështu bënë bijtë e Izraelit dhe Jozefi u dha qerre e ushqime për rrugë, sipas urdhrit të faraonit.
22
Secilit u dha rroba për të veshur, ndërsa Benjaminit i dha treqind sikla argjendi e pesë palë rroba.
23
Të atit i dërgoi dhjetë gomarë të ngarkuar me plot të mira nga Egjipti e dhjetë gomarica të ngarkuara me grurë, bukë e ushqime që t'i kishte për rrugë.
24
Pastaj i përcolli vëllezërit dhe kur po shkonin u tha: «Mos u grindni rrugës!».
25
Ata u larguan nga Egjipti dhe arritën në tokën e Kanaanit, te Jakobi, ati i tyre.
26
I treguan e i thanë: «Jozefi është ende gjallë! Ai është prijës mbi mbarë tokën e Egjiptit!». Por Jakobi u shtang se nuk u besonte.
27
Atëherë ata i treguan gjithçka që u kishte thënë Jozefi dhe kur Jakobi pa qerret që kishte dërguar Jozefi, i erdhi shpirti në vend
28
e tha: «Mjaft! Biri im, Jozefi, qenka ende gjallë! Do të shkoj ta shoh para se të vdes!».
← Chapter 44
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 46 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50